LIVE UPDATES
Politike

John Bolton: Shqipëria ka rrezik për shkak të strehimit të opozitës iraniane

Bolton paralajmëron gjithashtu për pasojat që kjo situatë mund të ketë për aleancat ndërkombëtare, përfshirë NATO.

2 Prill 2026, 12:27 Nga I.A
John Bolton: Shqipëria ka rrezik për shkak të strehimit të
John Bolton

TIRANË- Ish-këshilltari sigurisë së SHBA John Bolton ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit të konfliktit në Iran dhe pasojat e tij në Shqipëri. Në një intervistë për Euronews Albania, Bolton ka ngritur pikëpyetje mbi objektivat e administratës së Donald Trump, ndërsa lufta ka hyrë në javën e pestë.

Ai thekson se mungesa e një strategjie të qartë e bën situatën të paparashikueshme dhe rrit rrezikun e një konflikti të zgjatur. Sipas tij, ndryshimi i regjimit në Iran mbetet kyç për stabilitetin në Lindjen e Mesme, megjithëse një objektiv i vështirë për t’u arritur.

Bolton paralajmëron gjithashtu për pasojat që kjo situatë mund të ketë për aleancat ndërkombëtare, përfshirë NATO. Në këtë kontekst, ai ndalet edhe te Shqipëria, duke theksuar se vendi përballet me rreziqe të mundshme për shkak të strehimit të opozitës iraniane, por njëkohësisht meriton mbështetje të veçantë nga aleatët për sigurinë e saj.

Pyetje: Zoti ambasador, shumë faleminderit për kohën tuaj. Po e nisim menjëherë, lufta në Iran ka hyrë në javën e saj të pestë. A po i arrin administrata Trump objektivat e saj?

Bolton: Është e vështirë të thuhet se cilat janë objektivat realë të Trump. Në fillim unë mendova se ishte ndryshimi i regjimit, një objektiv të cilin e mbështes. Por, sikurse është bërë e qartë në muajt e fundit, ky qëllim ka ndryshuar dhe ndoshta nuk ishte aspak një qëllim. Aktualisht dëgjojmë Trump të flasë për largim, për shpallje të fitores apo ndryshim të regjimit, edhe pse kjo nuk ka ndodhur, por edhe për ta lënë Ngushticën e Hormuzit të mbyllur, gjë që për mendimin tim do të ishte një gabim i madh. Trump thotë shumë gjëra të ndryshme dhe shpesh herë ajo që nënkupton ai nuk përputhet me atë që thotë. Kjo e bën atë të vështirë për t’u parashikuar. Por në këndvështrimin tim, Trump do që të tërhiqet për shkak të problemeve të brendshme politike dhe jo sepse çështja e Iranit është zgjidhur.

Pyetje: Zoti ambasador, për ju, fillimi i këtij operacioni ushtarak, siç e quan SHBA, ishte hapi i duhur apo i gabuar?

Bolton: Mendoj se ndryshimi i regjimit është objektivi i duhur, pasi mendoj se regjimi në Iran po kërkon të pajiset me armë bërthamore, po sponsorizon terrorizmin në Lindjen e Mesme dhe mbarë botën. Është një terrorizëm shtetëror. Gjithashtu, tani po shohim aftësinë e tij për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe për të ndikuar në gjithë ekonominë globale. Kjo nuk do të ndryshojë; qasja e tyre do të mbetet kërcënuese përsa kohë ky regjim do të mbetet në pushtet. Ndaj, unë mendoj se largimi i tij është i vetmi objektiv që mund të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme. Por është një objektiv i vështirë për t’u arritur, dhe është shqetësues fakti se gjërat nuk po shkojnë ashtu si mendonte Trump përpara se të shihte aksionin ushtarak. Irani ka pësuar dëme të konsiderueshme, kjo është e vërtetë, por nëse është në pozitën ku opozita vendase mund ta rrëzojë regjimin, kjo nuk është e sigurt.

Pyetje: Zoti ambasador, meqenëse përmendët regjimin, cila është gjendja aktuale e tij, nëse mund të bëjmë një bilanc pas ardhjes së pasardhësit të Khamenei, djalit të tij… Cila është gjendja e Gardës Revolucionare dhe regjimit, që janë të lidhura bashkë?

Bolton: Mendoj se regjimi është dobësuar shumë. Qindra liderë të lartë të tij janë eliminuar. Mendoj se Garda Revolucionare dhe forcat e saj QUDS, që mbikëqyrin të gjitha aktivitetet dhe drejtojnë milicinë që përdoret për të shtypur popullin iranian, janë dëmtuar shumë. Në këtë pikë, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi më herët gjatë javës se mund të shihen fraktura në majat e regjimit iranian, i cili po copëtohet. Por nuk është copëtuar ende plotësisht. Dhe në këtë moment, opozita brenda Iranit, që është shumë e përhapur, por jo shumë e organizuar në pjesën dërrmuese të saj, duhet të luajë rolin që ka. Nuk mendoj se ajo është në pozitën që mund të rrëzojë regjimin. I duhet më shumë ndihmë nga jashtë, të cilën uroj se Shtetet e Bashkuara do t’ia ofrojnë përmes burimeve, komunikimit, armëve dhe gjithçkaje tjetër të nevojshme. Kjo, pasi pa dërguar trupa në terren, i takon kundërshtarëve të regjimit të luajnë rolin për ta rrëzuar atë.

Pyetje: Zoti ambasador, frika që të gjithë kemi është përfshirja e SHBA në një spirale të gjatë lufte, si ajo që ndodhi me Irakun dhe Afganistanin. Dhe frika më e madhe, se çfarë do të lërë pas. A e shihni rrezikun që të jetë një luftë e gjatë dhe që të lërë pas një Iran në kaos?

Bolton: Është e mundur. Ky regjim është në pushtet prej 47 vitesh. Deri në janar, kur njerëzit kishin dalë në rrugë për të protestuar, ai vrau të paktën 32 mijë persona, siç tha presidenti Trump. Unë kam dëgjuar se bëhet fjalë për 60 mijë. Pra, është një regjim brutal dhe trashëgimtarët e tij besojnë në një ideologji fetare fanatike dhe shumica e tyre do të luftojnë përsa kohë të munden. Dhe opozita, grupet etnike dhe të tjerët në veçanti, kanë shumë hesape për ta larë. Ndaj, po. Mendoj se mund të pasojë një kaos në vend. Mund të themi se ky do të jetë një rezultat i pashmangshëm duke pasur parasysh brutalitetin e regjimit në këto 47 vite. Shpresoj që ndonjë strukturë si ushtria e rregullt, jo Garda Revolucionare, por forcat tradicionale, mund të garantojnë stabilitetin menjëherë pas rrëzimit të regjimit, dhe kjo do t’i jepte popullit iranian hapësirën për të vendosur nëse duan që vendi i tyre të ecë përpara.

Pyetje: Ambasador, a e kishit menduar se kjo luftë do të shkonte kaq gjatë? Nga fillimi i saj më 28 shkurt, a kishit bërë një parashikim që do të ishte kaq e gjatë, kur bëhen 5 javë?

Bolton: Regjimi ka 47 vjet në pushtet, ndërsa ne jemi në luftë prej një muaji. Nuk duhet të tregohemi të paduruar. Amerikanët janë të paduruar, por kjo luftë do të zgjasë pak më shumë. Nuk mendoj se duhet të vendosim afate artificiale për fundin e operacionit ushtarak. Një gjë e tillë do t’i shkonte për shtat regjimit. Ata do të thonë: pësuam dëme të mëdha, por nëse durojmë edhe për 2, 3 javë apo cilido qoftë afati dhe mbijetojmë, atëherë mund të nisim ta rindërtojmë regjimin, t’i rikthehemi programit bërthamor, atij të raketave balistike dhe riorganizimit të rrjeteve terroriste. Ndaj përgjigjja e vetme në këto kushte, sado e vështirë të jetë, është zëvendësimi i regjimit, pasi qasja e këtij regjimi nuk do të ndryshojë përsa kohë që kushdo që është pjesë e tij do të mbajë ideologjinë e tij në pushtet.

john bolton

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!