2 Prill 2026, 11:45
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se sakrifica e të vrarëve në Shkodër për votën e lirë mbetet sot më aktuale se kurrë. Në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 Prillit në Shkodër, Berisha u ndal te rëndësia historike e asaj dite dhe ndikimi që pati në rrëzimin e regjimit komunist.
Berisha nuk kurseu as akuzat politike ndaj qeverisë aktuale, duke e lidhur situatën e sotme me idealet për të cilat u flijuan protestuesit 35 vite më parë.
“Sot pas 35 viteve, prindërit, familjarët e tyre e kanë të hapur plagën e rëndë të humbjes së tyre 35 vite më parë dhe asgjë atë plagë nuk mund ta mbyllë. Por, duhet të jetë një ngushëllim për ta sepse martirizimi i tyre në këtë shesh 35 vite më parë u shndërrua në dritë, hapi rrugën që shqiptarët të votojnë të lirë. Bëri të mundur që shqiptarët me votën e tyre të përmbysin regjimin më mizor që Europa kishte njohur pas luftës së dytë botërore. Masakra e 2 Prillit pati një jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Kauza që mbrojtën Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Beshanaku, Besnik Ceka, u bë një kauzë e njerëzve të lirë në mbarë botën. Në Kongresin e SHBA, në Parlamentin Europian, në Asamblenë e Këshillit të Europës, njëra pas tjetrës u miratuan rezoluta në nderim të martirëve të Shkodrës, të martirëve të 2 Prillit, në mbështetje të Shkodrës dhe të shqiptarëve që donin të çliroheshin nga diktatura komuniste.
Sot asgjë nuk mbyll plagën e hapur nga dora kriminale e diktaturës dhe vrasësve të saj 35 vite më parë. Por sot ju siguroj se bijtë tuaj, bijtë e Shkodrës janë më të gjallë se kurrë në kujtimin tonë, në nderimin tonë. Vepra e tyre është sot më frymëzuese se asnjëherë më parë, është kushtrim i vërtetë për të gjithë shqiptarët që të sakrifikojnë për votën e lirë. Të dashur miq, 3 vite para se martirët e 2 Prillit të flijoheshin në këtë shesh dhe mbi 87 qytetarë të Shkodrës të plagoseshin në një masakër të vërtetë nga falangat e krimit, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, skulptori kriminel komunist, firmosnin varjen në litar të një poeti disident dhe varjen në publik si akt urrejtje ndaj tij sepse ai kishte shkruar vargje për Kosovën, sepse ai kishte shkruar vargje për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, për dinjitetin e tyre. Vargjet për frymën e Helsinkit që shpresonte se do frynte në viset tona. Sot, pas 35 vitesh në pushtet është bastardi i tij, është Edi Rama, i cili në shembullin më të zi të baballarëve të vet ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Përdor pushtetin për t’u pasuruar. Përdor pushtetin për të legjitimuar vjedhjen, plaçkitjen e shqiptarëve, për të shndërruar votën në një farsë të shëmtuar. Në këtë kuadër, kurrë më shumë se sot nuk është aktuale, nuk është më aktuale, më frymëzese, sakrifica e martirëve të 2 Prillit, martirëve të votës së lirë. Ndaj dhe ne jemi të betuar, PD është e betuar se misioni i saj kryesor është rikthimi i votës së lirë tek shqiptarët. Kam besim të madh se Shkodra do të përmbushë këtë mision më mirë, më me vendosmëri se çdo qytet tjetër i këtij vendi,“ tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
2 Prill 2026, 11:37
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 4 martirëve të vrar...
Politike
2 Prill 2026, 11:31
I.A
Forcat Renea
TIRANË- Njësia e Antiterrorit në vend ka rritur numrin e agjentëve dhe efektivëve në institucionet diplomatike d...
Politike
2 Prill 2026, 11:07
D.S
TIRANË- Ka nisur procesi për seancën gjyqësore ndaj dosjes "Partizani", ku mbrojtja e Berishës dhe dhëndrit të tij, J...
Politike
2 Prill 2026, 11:07
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti demokrat Klevis Balliu, deklaroi se inkriminimi i Policisë së Shtetit është një realitet i njo...
Politike
2 Prill 2026, 10:51
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me rrezikun që mund...
Politike
2 Prill 2026, 10:50
D.S
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur për alarmin e ngritur një ditë më parë ...
Politike
2 Prill 2026, 10:34
I.A
Fatmir Mediu
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se Shqipëria ndodhet përballë një situate seri...
Politike
2 Prill 2026, 10:28
D.S
Ermal Nufi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se nuk ka vend për panik ndaj alarmit të Ambasadës Amerik...
Politike
2 Prill 2026, 10:28
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësimin në Kuvend lidhur me çësh...
Politike
2 Prill 2026, 10:19
D.S
TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme,...