LIVE UPDATES
Politike

"Pa qeveri teknike, nuk ka rotacion pushteti në Shqipëri", Berisha: I them Edi Ramës, jep dorëheqjen sa nuk është vonë

Berisha akuzoi Ramën se fsheh krime dhe shpëndan mashtrime. Ai theksoi se për muajin janar asnjë fond nga buxheti i shtetit nuk u investua për një të mirë publike. Berisha iu kërkoi qytetarëve të ngrihen në një betejë për mosbindje civile, për të krijuar një qeveri teknike.

2 Mars 2024, 19:34 Nga S.N
"Pa qeveri teknike, nuk ka rotacion pushteti në Shqipëri",
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në deklaratën para protestuesve poshtë banesës së tij ka thënë se Shqipëria nuk ka pasur kurrë një qeveri të tillë. Ai bazuar në raportet e KLSH-së tha se vidhen 90 miliardë lekë çdo vit.

Berisha akuzoi Ramën se fsheh krime dhe shpëndan mashtrime. Ai theksoi se për muajin janar asnjë fond nga buxheti i shtetit nuk u investua për një të mirë publike. Berisha iu kërkoi qytetarëve të ngrihen në një betejë për mosbindje civile, për të krijuar një qeveri teknike.

Berisha i bëri thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen sa nuk është vonë, duke i theksuar atij se nuk ka asnjë forcë që i pengon shqiptarët të rikthejnë votën e lirë e të shpëtojnë Shqipërinë nga narko shteti.

Deklarata e Sali Berishës:

Të dashur miq. Shqipëria sot duhet të kishte rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Çdo vit, sipas KLSH-së, vidhen 130 përqind e fondit të pagave të vendit. Vidhen mbi 90 miliardë lekë. Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur një qeveri të tillë. Ju e morët vesh se në muajin janar, 31 ditët e janarit, asnjë qindarkë nuk u investua nga buxheti i shtetit në Shqipëri. Pra në janar, paratë tuaja, taksat tuaja, nuk u përdorën, nuk u investuan për asnjë shërbim tuaj. Për asnjë rrugë, për asnjë shkollë, për asnjë vend pune, për asgjë.

Kjo ndodh kur nuk ke qeveri, ose kur ke qeveri që vjedh edhe duke fjetur. Kjo është qeveria. Nga mëngjesi gjer në darkë shpërndajnë mashtrime nga më ordineret, të turpshme, fshehin krime. Shqipëria sot është vendi më i pasigurt në Europë dhe në botë. Çfarë marrin qytearët? Mashtrimet e Taulant Ballës dhe Edi Ramës për të cilët s’po ndodh asgjë. Ndaj miqtë e mi, sot më shumë se kurrë, jeni të ftuar të ngrihemi në betejë pa kthim, më mosbindje civile për qeverinë teknike.

Pa qeveri teknike, zgjedhje të lira nuk ka. Pa qeveri teknike, rotacion pushteti në Shqipëri nuk ka. Pa qeveri teknike, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, Shqipëria mbetet një vend i ndëshkuar, një vend që braktiset nga shqiptarët. Ndaj dhe ftoj shqiptarët, ftoj çdo shqiptar të frymëzohet nga ju, të ndjekë shembullin tuaj, të vazhdojmë betejën tonë, të mbjellim shpresë dhe besim në të katër anët e vendit. Asgjë nuk na ndan ne nga fitorja jonë. Asgjë nuk na ndan ne nga realizimi i qëllimeve tona. Ne do fitojmë!

Ndaj dhe edhe njëherë, mirënjohjen më të pakufishme. Edhe njëherë, Edi Ramës, jep dorëheqjen sa nuk është vonë. Largohu se forcë në botë nuk mund të pengojë shqiptarët pa rikthyer votën e lirë, pa shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti, kthetrat e këtyre hajdutëve që s’i ka pasur kurrë në histori Shqipëria as Europa. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!

 

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet