LIVE UPDATES
Politike

Berisha: U bëj thirrje qytetarëve të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve për të votuar të lirë

Në deklaratat e tij të përditshme për mbështetësit që protestojnë poshtë banesës së tij ai tha se nuk ka njerëz në Europë më të mashtruar se shqiptarët nga Edi Rama. Ai përmendi premtimet e tij të pambajtura si 300 mijë vende pune, heqjen e TVSH-së nga ushqimet, ujë të pijshëm në çdo shtëpi etj.

2 Mars 2024, 19:17 Nga S.N
Berisha: U bëj thirrje qytetarëve të bashkohen për një
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryeminsitrit Rama se ka plaçkitur shqiptarët. Në deklaratën e tij të përditshme për mbështetësit që protestojnë poshtë banesës së tij ai tha se nuk ka njerëz në Europë më të mashtruar se shqiptarët nga Edi Rama. Ai përmendi premtimet e tij të pambajtura si 300 mijë vende pune, heqjen e TVSH-së nga ushqimet, ujë të pijshëm në çdo shtëpi etj.

Ndër të tjera Berisha u ka bërë thirje qytetarëve që të bashkohen për një qeveri teknike duke votuar me dinjitet dhe të vendosin barazi përpara ligjit. Ai ka theksuar se me qeverinë e Ramës varfëria do të rritet gjithnjë e më shumë.

Deklarata e plotë e Sali Berishës:

Të dashur miq, me këtë qeveri, varfëria do rritet gjithnjë e më shumë. Skamja do bëhet gjithmonë e më e frikshme. Edi Rama me avionin e tij taksi nuk do shpenzojë 22 milionë euro në 18 muaj, por më shumë, edhe 30, edhe 40 milionë. Pasuritë publike nuk kthehen në të mira materiale për qytetarët, por kthehen në të mira për qeveritarët. Çdo gjë po e trajtojnë si pronë të tyre, çdo gjë po e plaçkisin si pronë të tyre.

Le të pyesim veten, a ka njerëz në Europë më të mashtruar se shqiptarët nga Edi Rama? Më thoni ju mua, a nuk premtoi ky 300 mijë vende pune? A nuk premtoi ky heqjen e TVSH-së nga ushqimet? A nuk premtoi ky ujë të pijshëm në çdo shtëpi? A nuk premtoi ky hapjen e negociatave me BE-në? A nuk premtoi ky Korridorin Blu e ku ta di unë? Ku janë? Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime.

Të gjitha këto do përkeqësohen, e keqja nuk ka fund në qoftë se ne nuk i japim fund asaj. Dhe kjo e keqe është Edi Rama me vjedhjet e tij, me mashtrimet e tij, me rrëmbimin e votës së shqiptarëve. Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Të votojnë me dinjitet, të zgjedhin ata drejtuesit e tyre.

Si kushti i të gjitha kushteve për të vendosur barazinë para ligjit. Për t’u dhënë shqiptarëve sistemin e drejtësisë që meritojnë. A mund të rrimë ne soditës para kësaj situate? Jo, kurrë! Ndaj dhe duhet të ngrihemi në betejën pa kthim, në mosbindje civile në çdo qytet, në çdo skaj të Shqipërisë. Për një qeveri teknike. Për betejë, rotacionin e pushtetit.

sali berisha edi rama qeveri teknike

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë