LIVE UPDATES
Politike

Bushati-Varoufakis në Public Square: Kërcënimi që vjen prej feudalëve të botës së re

Varoufakis vjen me tezën shkundëse se “kapitalizmi ka vdekur” dhe se po jetojmë në epokën e “tekno-feudalizmit”, ku tregu i dikurshëm është zëvendësuar nga platforma digjitale, dhe ku përfitimi i dikurshëm është zëvendësuar nga qiratë, përmes të cilave funksionojnë këto platforma digjitale.

2 Mars 2024, 19:07 Nga N.F
Bushati-Varoufakis në Public Square: Kërcënimi që vjen prej
Bushati dhe Varoufakis


TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi në podacastin e tij “Public Square” me Yanis Varoufakis, ekonomist i njohur ndërkombëtarisht, ish ministër i financave të Greqisë, autor i shumë librave për kapitalizmin dhe teknologjinë, rreth pasojave politike, ekonomike e shoqërore të zhvillimit të vrullshëm teknologjik.

Varoufakis vjen me tezën shkundëse se “kapitalizmi ka vdekur” dhe se po jetojmë në epokën e “tekno-feudalizmit”, ku tregu i dikurshëm është zëvendësuar nga platforma digjitale, dhe ku përfitimi i dikurshëm është zëvendësuar nga qiratë, përmes të cilave funksionojnë këto platforma digjitale. Varoufakis mendon se kemi të bëjmë me “një formë të re kapitali, që quhet kapital virtual, që mund të bëjë shumë gjëra njëherësh.

Mund ta kapë vëmendjen tënde në një mënyrë sesi e kapnin dikur programet televizive, mund të të fusë ide në kokë në lidhje me produktet që dëshiron, ashtu siç bënin reklamat, por nuk është si reklamë televizive, që vjen tek ty vetëm në një mënyrë. Gjithçka realizohet nëpërmjet aktiviteteve të tua si përdorues. Secili nga ne prodhon punë që nuk paguhet, punë me të cilën rimbushet dhe riprodhohet kapitali virtual i atij algoritmi. Në fund, ajo që ndodh është se pronari i atij kapitali virtual shfrytëzon punën tënde falas me qëllim maksimizimin e fuqisë së tij për të marrë 40% të çmimit të sendit të cilin të bind ty ta blesh dhe gjithashtu ta shet ty atë direkt duke anashkaluar çdo treg”.

Teknologjia dhe modifikimi i sjelljes njerëzore

Bushati dhe Varoufakis bien dakord se kapitali virtual e ka inxhinieruar dhe monetizuar sjelljen njerëzore duke rrëzuar gardhin lirive individuale dhe duke nxitur një garë brutale për klikime e të dhëna. Për ta ilustruar këtë, Varoufakis merr shembullin e intervistave për punë: “E dini që tani ka edhe intervista të realizuara nëpërmjet inteligjencës artificiale si filtrim i parë i kandidatëve? Pavarësisht nëse janë njerëz apo inteligjencë artificiale, gjëja e parë që bëjnë është se të shohin profilin në rrjetet sociale, faqen tënde në Facebook, çfarë ke postuar në Instagram, TikTok, postimet në rrjetin X. Bëjnë përmbledhje të çdo gjëje, apo të bëjnë ty një përmbledhje. Me fjalë të tjera, të rinjtë, edhe kur janë në shtëpi në mes të natës, postojnë ndonjë gjë në TikTok, në mendjen e tyre ata e dinë se do të gjykohen në bazë të postimeve që bëjnë, edhe sikur kjo të mos jetë e ndërgjegjshme, por e pandërgjegjshme. Pra nuk ka asnjë kufi, vijë ndarëse, gardh mbrojtës që të ndajë punën nga kënaqësia. Ata jetojnë me ankthin e pandërprerë të krijimit të një personaliteti që do të jetë i pranueshëm dhe i dëshirueshëm nga Google, nga Facebook, nga pronarët tekno-feudalë, kapitalistët virtualë”.

Tekno-konkurrenca dhe gjeopolitika

Lufta e re e ftohtë ndërmjet SHBA-së dhe Kinës vjen ngaqë kemi një përplasje të madhe ndërmjet dy çifligjeve të përbëra nga kapitali virtual, ai amerikan dhe ai kinez, mendon Varoufakis. Ai e konsideron të rrezikshme për paqen ndërkombëtare tekno-feudalizmin, Sipas Varoufakis, “Po të krahasosh General Motors apo Volkswagen nga njëra anë, dhe Facebook nga ana tjetër, të gjitha kompanitë si Volkswagen apo General Motors paguajnë rreth 85% të të ardhurave të tyre, si paga për punëtorët, administratorët, administratorët e lartë.

Ata marrin afërsisht 85% të të ardhurave të korporatave të mëdha të dikurshme. Facebook paguan më pak se 1%. Pra, e gjithë kjo pasuri, e gjithë kjo qira virtuale (cloud rent) merret nga ky rreth qarkullues i të ardhurave në SHBA, në Gjermani, në Francë, kudo. Që do të thotë se kërkesa agregate është shumë e ulët. Që do të thotë se sistemi është më i paqëndrueshëm në veriun global. Kjo paqëndrueshmëri nxit tendencën për të bërë dy gjëra. E bën Bankën Qendrore të prodhojë më shumë para me qëllimin për të zëvendësuar kërkesën agregate të humbur, dhe imperializmi, gjetja e tregjeve e më shumë tregjeve të tjera”.

Hakmarrja ndaj të majtës së mposhtur

Me zhvendosjen shumë të madhe të pushtetit nga sfera e industrisë tek sfera financiare, social-demokracia pushoi së qeni një forcë zhvillimi e civilizimi, pasi bashkimi në një sallë i industrisë dhe sindikatave për të arritur marrëveshje, ishte i pamundur. Sipas Varoufakis, “Me kolapsin e sektorit financiar në vitin 2008, social-demokratët që ishin në qeveri nuk ishin më në gjendje, nuk kishin as mprehtësinë analitike, e as fuqinë morale për t’u thënë bankierëve, ‘ok, ju e djallosët, largohuni nga skena, ne do t’i shtetëzojmë bankat, do t’i shpëtojmë, por ju jeni jashtë skene’. Në vend të kësaj ata aplikuan masa shtrënguese të mëdha dhe printuan para për t’ua dhënë bankierëve. Dhe ky është fundi i social-demokracisë”. Sot kemi një ndryshim tjetër, insiston Varoufakis: “E kujtoni sesi u zhvendos pushteti nga industrialistët tek financierët, dhe tani po zhvendoset tek kapitali virtual. Si mundet Jeff Bezos dhe sindikatat të ulen në të njëjtën tryezë?”

Kush e ka në pronësi Inteligjencën Artificiale?

Bushati dhe Varoufakis vlerësuan Inteligjencën Artificiale si “triumf i shpirtit njerëzor”. Megjithatë, sipas Varoufakis, “kur është fjala për teknologjinë, çështja është se kush e ka në pronësi atë, sepse, e dini, është si një bombë atomike apo teknologji atomike. Kush e ka në pronësi teknologjinë atomike dhe për çfarë po e përdorin? Nëse po e përdorin për të krijuar radio-izotope për shërimin e kancerit për të siguruar që shumica e njerëzve t’i mbijetojnë kancerit, kjo është një gjë fantastike, por nëse e përdorin për të ndërtuar një bombë atomike për të na hedhur në erë, kjo nuk është gjë e mirë. Pra, më shqetësojnë të drejtat e pronësisë. Kush e ka në pronësi këtë dreq gjëje?- thotë ai.


“Shkretëtirizimi i Ballkanit”

Varoufakis ngre shqetësimin e madh për “shkretëtirizimin” që ka prekur vendet e Ballkanit pasi “nuk ka asnjë investim për inteligjencën artificiale, nuk ka asnjë investim për teknologjinë e gjelbër, nuk ka asnjë investim. Dhe çdo inteligjencë artificiale që po përdoret, po përdoret për të shterruar më tej çdo punë me cilësi që kemi”. Do të përfundojmë me asgjë më tepër sesa me hotele me pesë yje, klinika me pesë yje për të moshuarit, shtëpi të moshuarish në mënyrë që gjermanët, suedezët dhe norvegjezët të vijnë të kalojnë vitet e tyre të fundit në një klimë më të mirë, ndërkohë që ne bëhemi pak si Hawaii”, shton ai.

BE-ja ka marrë fund

Varoufakis mendon se BE-ja nuk ka nxjerr mësimet e duhura nga kriza e eurozonës. “Nuk mund të kesh një Bashkim Monetar po nuk pate një Bashkim Fiskal, pa pasur një politikë investimi të përbashkët, që nuk varet nga buxhetet e veçanta të shteteve kombe”, thotë ai. Pandemia provoi kapacitetin e Europës për të bërë më shumë nëse dëshiron, duke rrëzuar tezat e neo-liberalëve se, shteti ka mbaruar, është shumë i kufizuar nga ana fiskale, nuk ka shumë mundësi për shkak të borxheve, thjesht lërjani tregut në dorë.

Megjithatë, Varoufakis shfaqet kritik me mungesën e proceseve politike, Fondin e Rimëkëmbjes nga Koronavirus, mungesën e investimeve dhe energjinë e gjelbër. Varoufakis shton se “punëtorit gjerman iu desh të huazonte para në emër të oligarkëve grekë. Kjo është recetë për të shkatërruar mundësinë e një Bashkimi Europian siç duhet të jetë, sepse kjo i kthen gjermanët kundër Bashkimit Europian, që nuk duan të dëgjojnë për federatën, që nuk duan të dëgjojnë për konsolidimin, një bashkim fiskal, sepse sa herë dëgjojnë fjalët “Më shumë Europë” (More Europe), ata imagjinojnë më shumë taksa për mua që të paguhen oligarkët italianë dhe grekë. Kështu që kam frikë se Europa nuk është më. Mendoj se ky Bashkim Europian ka marrë fund.”

 

 

bushati-varoufakis public square

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet