LIVE UPDATES
Politike

Thirrja e PS: Drejtësia e re të hetojë Kryemadhin, merr para nga kompanitë e oligarkëve rusë

Deputeti Petro Koçi, i cili në një komunikim për mediat ka kërkuar nga drejtësia që të zbardhet çështja në fjalë

4 Prill 2023, 14:00 Nga A.B
Thirrja e PS: Drejtësia e re të hetojë Kryemadhin, merr para nga
Petro Koçi

TIRANË- Edhe sot, Partia Socialiste ka akuzuar deputeten Monika Kryemadhi se ka marrë para nga rusët. Ka qenë deputeti socialist Petro Koçi, i cili në një komunikim për mediat ka kërkuar nga drejtësia që të zbardhet çështja në fjalë, duke shtuar se është e patolerueshme që një deputete të marrë para nga kompani oligarkësh rusë.

DEKLARATA:

Të nderuar qytetarë shqiptarë. Transfertat bankare të një deputeteje të Kuvendit të Shqipërisë me kompani offshore të lidhura me Rusinë, përfaqësojnë një ngjarje jashtëzakonisht shqetësuese e te rende në historinë e politikes shqiptare.

Një deputete që merr para nga kompani oligarkësh rusë te cilet ushqejnë me rublat e tyre, makinerinë vrasëse të Kremlinit, nuk mund të injorojë opinionin public dhe organet e drejtësisë.

Drejtësia e re do të duhet t’i japë përgjigje te shpejte dhe proporcionale këtij shqetësimi publik sepse kjo është çështje e një urgjence kombëtare dhe ndërkombëtare. Drejtësia do të duhet ta adresojë menjehere implikimin në financime ruse, e një deputeteje të një vendi anëtar të NATO-s. Drejtësia nuk duhet të humbasë kohë, teksa të dhënat e mediave ngrejnë dyshime të forta, se oligarkët rusë kanë shtrirë duart në vendimmarrjen publike, përmes financimeve të partive, politikanëve apo deputetëve.

Dokumentet e publikuara nga media flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit në marredhenie biznesi me oligarkë rusë. Në një nga faturat e transfertave bankare pasqyrohet deputetja Kryemadhi te kete marrë para në formë dividenti nga kompani offshore të rusëve. Përderisa ka marrë dividentin, Kryemadhi duhet të sqarojë se në çfarë lloj biznesi është përfshirë ajo me rusët? A është ajo aksionere me oligarkë e politikanë rusë në këto kompani offshore?

Çfarë u ka premtuar ajo rusëve në këmbim të këtij biznesi fitimprurës për të? Si mundet që një ligjvënëse e Kuvendit të Shqipërisë të përfshihet në marrëdhënie biznesi me oligarkët rusë, paratë e të cilëve po mbajnë në këmbë regjimin gjakatar të Putinit? Si mund të bëjë biznes me rusët bashkëshortja e ish-Presidentit të një vendi me vokacion të palëkundur euroatlantik?

Përse i fshihet llogaridhënies Zobnja Kryemadhi për këto raportime implikuese? Çdo politikan dhe zyrtar i këtij vendi ka detyrimin ligjor që të deklarojë çdo qindarkë të ardhurash, por këto shuma sipas mediave, Kryemadhi nuk i deklaroi kurrë. Taktika e sulmeve mbi mediat denoncuese nuk eshte gomone shpetimi.

Ndërkohë që deputetja Kryemadhi gjen si rrugëdalje nga ky skandal vetëm kërcënimet dhe shantazhet ndaj mediave, Partia Socialiste i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë rastin me ekzigjence te palekundur. Drejtësia do të duhet të hetojë dhe të dalë në një përfundim mbi akuzat që media ngre për mosdeklarim, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, e mbi të gjitha për raportet e interesit apo biznesit të Kryemadhit me rusët, që nuk janë e nuk mund të jenë kurrë interesat e Shqipërisë!

Por pse akuzohet Kryemadhi? Prej disa javësh, ish-kryetarja e LSI është vënë në qendër të sulmeve për bashkëpunim me oligarkë të lidhur me Putin. Media 'eureporter' publikoi një artikull me disa transaksione që Kryemadhi kishte marrë para nga Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan për qëllime marketingu. Shkrimi u fshi nga media por në Shqipëri, Top Channel ka publikuar në dy ditët e fundit të njëjtat dokumente me shpjegimin përkatës të faturave. Kryemadhi reagoi shkurtimisht dhe paralajmëroi televizionin me padi në Gjykatë./Dosja.al

petro koci monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet