LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne i dyfishuam të ardhurat në 2 mandatet tona edhe pse ulëm ndjeshëm taksat

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se nëse kjo do të ishte zbatuar ndër vite, sot do të kishim një Shqipëri komplet ndryshe nga ajo e vitit 2013. Berisha shprehu binjden se do të shenojnë një kthesë rrënjësore duke zbritur buxhetin duke ja lënë qytetarëve, bisneseve dhe duke ulur taksat. 

17 Prill 2025, 13:20 Nga M.L
Berisha: Ne i dyfishuam të ardhurat në 2 mandatet tona edhe pse
Sali Berisha

TIRANËKryedemokrati Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se në dy mandatet e fundit të tyre i kanë dyfishuar të ardhurat edhe pse ulën ndjeshëm taksat. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se nëse kjo do të ishte zbatuar ndër vite, sot do të kishim një Shqipëri komplet ndryshe nga ajo e vitit 2013. Berisha shprehu binjden se do të shenojnë një kthesë rrënjësore duke zbritur buxhetin duke ja lënë qytetarëve, bisneseve dhe duke ulur taksat. 

Berisha vazhdoi më tej Rama në tre mandatet e tij nuk i ka dyfishuar taksat por bën spekulime në kurset e parave. 

PJESE NGA DEKLARATA: 

"Pyetje e drejtë. Në qoftë se kjo platformë do ishte zbatuar vite më parë, Shqipëria sot do ishte absolutisht një Shqipëri tjetër nga ajo e vitit 2013. Por, kemi një fjalë ne, e keqja nuk ka fund. Me këtë fjalë dua të them që ne duhet të ndalojmë me çdo kusht këtë të keqe dhe të ndahemi me të keqe. Së dyti, me ndarjen nga kjo e keqe, ne kemi bindje absolute se do shënojmë një kthesë rrënjësore. Ku e bazojmë? Në realitetin që kemi. Ne kemi një buxhet 8 miliardë euro. Ne do e zbresim buxhetin, nuk shkojmë 8 miliardë euro. Do ua lëmë bizneseve, do ua lëmë qytetarëve, do ulim taksat. Por me ato që mbeten, supozojmë se mbeten 6 miliardë apo 5 miliardë, akti i parë, t’u kthejmë paratë që u kemi marrë qytetarëve.

Paratë qytetarëve u kthehen me paketën e dhembshurisë, me rritjen e pagave dhe pensioneve. Këtë e bën çdo qeveri e përgjegjshme në botë. Çdo qeveri! Vonë është, por efekti do jetë i menjëhershëm. Së dyti, biznesi. Ju e patë çfarë ulje të madhe që i bëjmë barrës fiskale. Frymëmarrje më e madhe, çmime më të arsyeshme, mundësi punësimi më shumë, mundësi për të paguar punëtorët më mirë. Pra janë të gjitha këto masa konkrete që bëjnë plotësisht të besueshme kthesën. Unë nuk them se Shqipëria demografikisht do shërohet për 4 vite. Por për 4 vite ne do bëjmë gjithçka që numri i qytetarëve në Shqipëri të fillojë të rritet se ne kemi rënë sot, jemi në treguesit demografikë të vitit 1960. I bie 65 vite humbje, kthim prapa. Nuk kompensohen për 4 vite, duhet një politikë shumë e fortë demografike të arrijë kompensimin...

...Këtu ne jemi në një fushë jo të panjohur, por të njohur fare. Në vitin 2005, ne erdhëm në pushtet dhe vendosëm për herë të parë në Europë taksën e sheshtë. Të gjithë na panë me mosbesim të madh, me skeptizicëm, me xhelozi, por edhe me lakmi. Por përgjegjësinë e keni vetë, na thanë. Ne nuk u mbështesim. Po pësuat probleme nga kjo, kolaps, jeni përgjegjës ju. Po, u thamë, ne jemi përgjegjës. Çfarë ndodhi? Pas 6 muajsh, ne atë vit patëm një shtim prej 300 milionë eurosh në buxhet, jashtë parashikimit. Dhe ata e panë. Fondi që është një aleat shumë i mirë, e pa se eksperimenti ynë ishte një sukses. Dhe ne u thamë, tani ne prapë do të vazhdojmë. Këtë 300 milionë do ia ulim taksa të tjera biznesit. Dha ia ulëm. Dhe prapë taksat u shtuan.

Gënjen. Po t’i thuash Edi Ramës gënjeshtar, nuk thua gjë të re. Të ardhurat e vërteta, reale, në dy mandatet tona u dyfishuan. Të ardhurat megjithëse dyfishuan taksat, në 3 mandate, në 12 vitet e tyre, ende nuk janë dyfishuar plotësisht. Pra edhe me dyfishimin e taksave, që në qoftë se ti mblidhje me korrektesë, duhet të dyfishoheshin që në mandatin e parë. Por ai jep shifrave, se çfarë bën ai... se është i pakët edhe nga ana e njohurive, ai merr euron që kushtonte në atë kohë 138 lekë me euro që kushton sot 98 lekë dhe bën spekulime me kurset. Por nuk ke se çfarë i bën, nuk heq dorë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim