LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në Gjipe, Edi Rama ka bërë pronare edhe vampiren Vilma Nushi, gruan e kushëririt që ka marrë 90 milionë euro me check-upin

Sipas kryedemokratit, Rama ka bërë pronare edhe Vilma Nushin, përfituesen e dhjetëra milionë euro nga koncesionet në shëndetësi.

7 Gusht 2024, 20:50 Nga I.A
Berisha: Në Gjipe, Edi Rama ka bërë pronare edhe vampiren Vilma
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama për skandalin e përvetësimit mbi 224 mijë metra katrorë tokë në Vuno. Sipas kryedemokratit, Rama ka bërë pronare edhe Vilma Nushin, përfituesen e dhjetëra milionë euro nga koncesionet në shëndetësi.

"U ndala tek këta papagaj të mandateve të vjedhura sepse për çdo shqiptar që do që vota e tij të shprehë vullnetin e tij të lirë, të numërohet siç përcakton Kushtetuta, këta përpiqen të justifikojnë, përpiqen të përligjin rrëmbimin e mandateve mbi dhunimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve. Përpiqen këta horra që kanë nacionalizmin si strofull të fundit, nuk kanë dinjitet as liri, janë mercenarë të gatshëm për çdo mision të padronit të tyre. Vangjel, e vura re se kishe shprehur gëzim.
Mendohu mirë, më mirë dorëzoje atë mandat se ke kryer një akt që do hyjë në histori. Himara nuk të votoi, lexo rezultatin. Mandatin e grabite me Edi Ramën, e grabite për pronat e Edi Ramës dhe të mafies së Edi Ramës. E grabite sepse Edi Rama me klanin e tij mafioz po rrëmben aty 224 mijë metra katrorë tokë në zonën më panoramike, në zonën më turistike të bregut, me të cilën e lidh vetëm vjedhja, vjedhja, vjedhja.

Miqtë e mi, në Gjipe, Edi Rama ka bërë pronar edhe vampiren Vilma Nushi, gruan e kushëririt. Tani kuptohet vjedhja e përbashkët. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo grua e pamëshirë, që me plaçkitjen e saj çon në botën tjetër qindra e mijëra shqiptarë të pamjekuar, duhet ta dinë se pas të gjitha zvogëlimeve është detyruar të shpallë një fitim me check-upin prej 75 përqind. Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama ndan me gruan e kushëririt të tij për në Gjipe. Ajo ka marrë 90 milionë euro gjer sot me check-upin. Ndërsa pak para kësaj proteste, një gazetar i shquar, një publicist, një intelektual më njoftonte se ai shkoi në farmaci të marrë ilaçin, por farmacistja i tha se ky ilaç është hequr nga rimbursimi, se Edi Rama ka ndryshuar listën e rimbursimit. Dhe se ky ilaç tani vjen nga Turqia dhe mjekimi yt për një muaj tani kushton 60 mijë lekë. Imagjinoni miq, të heqësh dhe rimbursimin dhe t’i japësh Vilma Nushit 90 milionë euro, po a ka krim më të shëmtuar," tha Berisha.

vilma nushin sali berisha

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit