LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne duhet të përqendrohemi me të gjithë kohën tonë tek programi transformues që kemi

Ndër të tjera Berisha tha se me ardhjen e PD në pushtet do të ulin taksën e naftës dhe do e sjellin naftën në çmimet që e shet Kosova.

14 Mars 2025, 11:14 Nga E. D
Berisha: Ne duhet të përqendrohemi me të gjithë kohën
Sali Berisha

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë vizitës në Elbasan për Ditën e Verës ka zhvilluar edhe një takim me kandidatët demokratë për deputet në këtë qark. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se duhet të përqendrohen me të gjithë kohën tonë, me qytetarët tek shpjegimi dhe tek programi. Lideri i opozitës gjithashtu theksoi se kanë një program që vërtet e transformon Shqipërinë. Ndër të tjera Berisha tha se me ardhjen e PD në pushtet do të ulin taksën e naftës dhe do e sjellin naftën në çmimet që e shet Kosova.

"Në tërësi, klima është shumë pozitive. Siç keni parë ju, listat janë mirëpritur gjerësisht. Por një gjë është e sigurt, që nuk kanë asnjë krahasim me listat e palës tjetër. Edi Rama ka sot dhjetëra prej tyre me dosje të rënda vjedhjesh, hajnish, përvetësim pronash. Ja ku jemi ne, opozitarë 12 vite. Montuan procese politike dhe nxorën se janë persekutorë politikë. Ky është një avantazh shumë i madh për kandidatët e opozitës. Ne kemi të metat tona, por ne nuk kemi mëkatet e tyre. Ne kemi qëndruar 12 vite në opozitë dhe dalim sot para shqiptarëve të betuar që do punojmë për ta. Të betuar që do ndryshojmë jetën e tyre në qytet, fshat dhe kudo.

Ne kemi një program që vërtet e transformon Shqipërinë. Çfarë do t’u sugjeroja një gjë të dytë ju? Çdo fjali, çdo fjalë, çdo bisedë, ju do shpalosni programin e PD. Kurrë mos u lodhni me këtë. Ju do i thoni çdo qytetari që ne do vendosim minimumin jetik 200 euro. Me 200 euro, varfëria ekstreme nuk ekziston. Dhe po të merrni vendet e BE, ato nuk kanë varfëri ekstreme. Sepse këto japin pikërisht këtë. Ne po e përgatisnim që në vitin 2013, por ne e humbëm pushtetin. Gjetëm 15 mijë familje në varfëri ekstreme dhe do u jepnim atyre minimumin e tyre që u duhej për të mos qenë në varfëri ekstreme.

Tani ne do e vendosim këtë normë. Ne do u kthehemi me forcën më të madhe 3 muajt e parë njerëzve në nevojë. Dhe njerëzit më në nevojë sot janë pensionistët, janë një e treta, më shumë se një e treta e kombit. Njerëz që kanë shkrirë jetën e tyre në ndërtimin e këtij vendi dhe tani ndjehen të shpërfillur. 57 përqind e tyre nuk kanë pension të plotë, kanë pensione të pjesshme. Ndaj dhe në këto raste, zgjidhja është këputja e nyjes së rubikonit. Është vendosja e një minimumi jetik 200 euro. Ky është zotimi ynë i prerë.

Nuk mund të marrin pensionistët, ata që janë me rroga të ulëta, me të njëjtin çmim gjerat bazë. Atyre do u jepet karta e konsumatorit, për të cilën do u rikthehet e gjithë TVSH-ja e blerjeve dhe ushqimeve bazë. Nuk janë kaq pak, janë 450 euro, janë më shumë sa u përket pensionistëve, janë tre pensione të sotme. Janë afërsisht një rrogë minimale, pra nuk është një gjë e papërfillshme. Bëjmë një gjë shumë të mirë, sepse të paktën nuk numërojnë kafshatën. Nuk mund të pranohet ky çmim nafte dhe kjo do pasqyrohet tek të gjithë qytetarët. Kështu që ne naftën, sepse nafta është një piramidë në Shqipëri, me 7 prill të vitit 2013, nafta në bursë 160 dollarë për fuçi, në tregun shqiptar 1400 lekë.

Më 7 prill të vitit 2023, nafta në bursë 80 dollarë për fuçi, në tregun shqiptar 1800 lekë. Pra, këtu është një piramidë e tmerrshme. Ky i ka vu një taksë naftës më absurden. Po të marrësh për çdo litër naftë 1.1 euro, kjo është një taksë që nuk ekziston kund në këtë formë. Ndaj ne do ulim taksën e naftë dhe do e sjellim naftën në çmimet që e shet Kosova. Kosova e merr naftën pothuajse tërësisht nga Durrësi dhe atje e shet 40 përqind më lirë. Ka kontrabandë të jashtëzakonshme. Kosova me 400 e ca mijë automjetet, konsumon 630 mijë ton naftë, kurse me 870 mijë automjete, konsumon 540 mijë ton naftë. Këtu ka një kontrabandë që shkon të paktën në 300 mijë ton. Të gjitha këto do luftohen sepse kontrabanda e naftës nuk bëhet pa qeverinë kurrë. Kështu që ne duhet të përqendrohemi me të gjithë kohën tonë, me qytetarët tek shpjegimi, tek programi që kemi, një program që përfill dhimbjet e qytetarëve," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin