LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ndërkombëtarët i kanë sytë nga ne, nuk mund të presim që ato të garantojnë pluralizmin

Ai u shpreh se në këto 3 dekada, Komisioni Europian, institucionet financiare ndërkombëtare, vendet mike dhe partnere i kanë dëshmuar Shqipërisë, bujarinë, solidaritetin më të madh që kombi që ka njohur në histori. 

9 Shkurt 2024, 19:14 Nga r.ll
Berisha: Ndërkombëtarët i kanë sytë nga ne, nuk mund
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës tha sot se nuk duhet të harrojmë se ndërkombëtarët me instrumentet e tyre i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një ndihmë të jashtëzakonshme.

Ai u shpreh se në këto 3 dekada, Komisioni Europian, institucionet financiare ndërkombëtare, vendet mike dhe partnere i kanë dëshmuar Shqipërisë, bujarinë, solidaritetin më të madh që kombi që ka njohur në histori. 

Por ai tha se nuk mund të presim ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të garantuar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipërisë

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq!
Unë nuk them se ndërkombëtarët nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë gabime dhe se ata janë imun ndaj korrupsionit. Jo ju e dini se unë, ndoshta si pak shumë tjetër, kam qëndruar haptas ndaj këtyre problemeve. Por e përsëris, se asnjëherë nuk duhet të harrojmë se në të vërtetë ndërkombëtarët me instrumentet e tyre i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një ndihmë të jashtëzakonshme. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste me ndihmat e tyre humanitare për kombin tonë, të shndërruar në fantazmë nga diktature e egër e etërve të Edi Ramës.

Në këto 3 dekada, Komisioni Europian, institucionet financiare ndërkombëtare, vendet mike dhe partnere i kanë dëshmuar Shqipërisë, bujarinë, solidaritetin më të madh që kombi që ka njohur në histori. Dhe për këtë do të kenë gjithnjë mirënjohjen tonë të pakufishme. Por theksoj gjithashtu se ndërkombëtarët kanë mbështetur këtë kohë opozitën.
Në raportin e fundit të OSBE-së për farsën elektorale, ata që dinë të lexojnë këtë raport, defakto zgjedhjet e 14 majit janë përmbysur.

Ndërkombëtarët kanë mbështetur opozitën me deklaratat e KE-së për komisionet hetimore parlamentare. Ata kanë mbështetur reformën zgjedhore, duke kërkuar konsensus të të gjitha palëve dhe kanë përgënjeshtruar lajmin e rremë të Lulzim Bravës së ata kishin gjoja ndërmjetësuar aleancën Rama-Brava për reformën zgjedhor e me bashkëkryetarë Gjiknuri-Gjiknuri Bis.

Por miqtë e mi! Koha na fton të bëhemi të arsyeshëm, koha fton shqiptarët të bëhen si ju, sepse ka dhe një të vërtetë tjetër, kemi 33 vite rrugë në pluralizëm. A mund të lejojmë ne që pas kaq shumë vitesh të presim ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të garantuar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipërisë. Kush ua garanton demokracinë vendeve Europiane, a varen ato nga ndërhyrja e njëri tjetrit për të garantuar demokracinë. Miku i mirë të ndihmon hapat e para. Por nëse ti ke nevojë për ndihmë edhe pasi mëson të ecësh nuk është faji i mikut, por faji yt.

Ndaj të dashur miq, ndërkombëtarët i kanë sytë nga ne, njerëzit e lirë në botë i kanë sytë nga ne.
Ata sot kanë për ju qëndrestarë dhe qëndrestare të rrugës së Shpresës, mirënjohje, admirim të pakufishëm. Ata nuk mund të vijnë të votojnë për ne, të na shpëtojnë nga grabitja e votës dhe bandat e patronazhistëve, blerja e saj masive, manipulimi i listave të votimit që bën Edi Rama. Jo kjo është detyrë e jonë dhe vetëm e jona. Ndaj dhe ju mblidheni këtu çdo natë në emër të votës së lirë për votën e lirë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta