LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Narkodiktatori nuk e priste kurrë se do ta prisnin aq shumë shqiptarë, por më shumë jashtë kundër tij se sa në sallë të ndryrur me të

Berisha shtoi se ata ja dolëm të bindnin diasporën për të vërtetën e regjimi autokratik, të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Sipas diaspora është një diasporë e cila në rrafshin politik ka histori nga më të lavdishme e të gjithë diasporave të tjera. Ai theskoi se dje diaspora shqiptare në Nju Jork, SHBA u ngrit fuqishëm kundër narkodiktatorit dhe e demaskoi atë në metropolin e botës me një protestë ndër më të mëdhatë.

27 Tetor 2024, 20:21 Nga N.F
Berisha: Narkodiktatori nuk e priste kurrë se do ta prisnin aq shumë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij tha se sot kanë kaluar 300 ditë që kur SPAK mori vendimin për ti vendosur masën e arrestit në shtëpi. Ai shtoi se në këto 300 ditë nga dritarja u përcolli shqiptarëve, zgjidhjen, zotimet për luftë të pamëshirë kundër vjedhjeve shtetërore dhe shfrytëzimit nga regjimi.

Berisha shtoi se ata ja dolëm të bindnin diasporën për të vërtetën e regjimi autokratik, të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Sipas diaspora është një diasporë e cila në rrafshin politik ka histori nga më të lavdishme e të gjithë diasporave të tjera. Ai theskoi se dje diaspora shqiptare në Nju Jork, SHBA u ngrit fuqishëm kundër narkodiktatorit dhe e demaskoi atë në metropolin e botës me një protestë ndër më të mëdhatë.

"Këto 300 ditë, nga kjo dritare u përcollëm shqiptarëve, zgjidhjen, zotimet tona, për luftë të pamëshirë, kundër vjedhjeve shtetërore, kundër dhimbjeve të tyre nga varfëria, kundër shfrytëzimit nga regjimi, si një regjim kolonial. U paraqitëm platformën tonë, për begatimin e tyre, për integrimin në Europë, për rikthimin e votës së lirë, pra kjo dritare dhe kjo rrugë, janë rruga dhe dritarja e shpresave të shqiptarëve.

Miqtë e mi! Këto 300 ditë ne ja dolëm të bindnim diasporën tonë, për të vërtetën e regjimi autokratik, të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Miq, diaspora jonë, është një diasporë e cila në rrafshin politik ka histori nga më të lavdishme e të gjithë diasporave të tjera.
Kjo diasporë mbeti gjithnjë flakë që ndriçon rrugën e lirisë së shqiptarëve. Ajo u ngrit fuqishëm dhe u bë zëri i një kombi të shtypur në diktaturën staliniste.


Ajo u ngrit fuqishëm në SHBA dhe vende të tjera dhe u bë zëri i fuqishëm i Kosovës martire, në betejën e saj për liri dhe pavarësi kombëtare. Dje diaspora shqiptare në Nju Jork, SHBA, u ngrit fuqishëm kundër narkodiktatorit. E demaskoi atë në metropolin e botës, në Nju Jork, me një protestë ndër më të mëdhatë, më të fuqishmet. Do të përdorur hua, fjalën e një miku tim që më thotë se; narkodiktatori nuk e priste kurrë se do ta prisnin aq shumë shqiptarë, por më shumë jashtë kundër tij se sa në sallë të ndryrur me të. Angazhimi i diasporës, ngritja e zërit të saj në vendin e lirisë, protesta e djeshme do të hyjë në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, si një kapitull i ri, i shqiptarëve më mërgim, si një betejë për lirinë e vendit të tyre. Zoti i bekoftë!" tha ai.

Berisha shtoi se në këto 300 ditë arritëm që mediat më të mëdha të botës, të damkosin Edi Ramën si narkodiktator. Ai tha se ata arritën ti bëjnë autopsinë narkodrejtësisë së Xhorxh Sorosit dhe të faktojnë në mediat ndërkombëtare, se ai është instrument i shpifur politik në duart e Edi Ramës.

Sipas tij në këto 300 ditë gjithnjë e më i madh bëhet numri i personaliteteve që realizojnë se, ajo që ndodhi në Shqipëri, kishte vetëm një qëllim, Shqipëria pa opozitë.

"Miqtë e mi! Këto 300 ditë nga kjo rrugicë shprese për shqiptarët, tmerri për Edi Ramën, arritëm që sot mediat më të mëdha të botës, të spektrit politik të djathtë dhe të majtë, të damkosin Edi Ramën si narkodiktator. Arritëm ti bëjmë autopsinë narkodrejtësisë së Xhorxh Sorosit, të faktojmë në mediat ndërkombëtare, se ai është instrument i shpifur politik në duart e Edi Ramës.


Miq në këto 300 ditë gjithnjë e më i madh bëhet numri i miqve tanë, i personaliteteve që realizojnë se, ajo që ndodhi në Shqipëri, kishte vetëm një qëllim; Shqipëria pa opozitës, opozita vegël e Edi Ramës dhe që ju qëndruat si vigan për një Shqipëri me opozitë, dhe sot keni nderimin dhe vlerësimin e tyre.


Së fundi, dua të ju rikujtoj se ne jemi në narkodiktaturë dhe është shumë e njohur, se diktaturat janë regjimet që ngadalësojnë dhe madje me keqësinë e tyre, ndonjëherë e ndalojnë dhe kohën, por jo kurrë për ne. Kurrë për ata që luftojnë. Ndaj dhe për ne këto 300 ditë janë sa 3 mijë ditë dhe shumë më tepër, ndaj dhe ne do të fitojmë. Është radha jonë, është radha jonë. Fitore, fitore! Në datën 29 Shqipëria në protestë, Shqipëria në duart e opozitës. Fitore, fitore, fitore!", përfundoi ai.

berisha rama diaspora

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit