LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Patronazhistët kërcënuan mamanë e vajzës së re, pse doli në një foto me deputetin Klevis Balliu

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha ngriti akuza për rritje të çmimeve, presion ndaj biznesit dhe mungesë reagimi institucional, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për qytetarët.

25 Prill 2026, 13:13 Nga I.A
Berisha: Patronazhistët kërcënuan mamanë e vajzës
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se në Shqipëri, drejtësia është ndikuar politikisht dhe se nuk po vepron ndaj aferave të mëdha korruptive që përfshijnë qeverinë. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha ngriti akuza për rritje të çmimeve, presion ndaj biznesit dhe mungesë reagimi institucional, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për qytetarët.

Berisha tha gjithashtu se, ekziston një klimë frike në shoqëri që pengon protestat dhe reagimin qytetar ndaj qeverisë. Ai shtoi se opozita do të vijojë përpjekjet për të nxitur reagimin publik dhe për të “thyer heshtjen” ndaj situatës politike në vend.

"Së pari, i dashur mik, mendoj se duhet të shtrojmë pyetjen. Si ka mundësi, që Edi Rama të mbyllë drejtësinë. Pas Saimir Tahirit, është hera e dytë. Të mos lejojë drejtësinë të arrestojë për aferat që shkojnë sipas dosjes 1.2 miliardë euro. Si ka mundësi që qytetari shqiptar, ai që ulet në kafe dhe ai që mban dyqanin hapur, të mos protestojë për rritjen stratosferike të çmimit të naftës? Si ka mundësi që, qytetari shqiptar të mos protestojë kur dëgjon se prej dy muaj rresht, raport i jashtëzakonisht i rëndësishëm nuk votohet në Bashkimin Europian për Shqipërinë? Si ka mundësi kur partnerët tanë ndërkombëtarë dënojnë veprimin e Edi Ramës dhe ai nuk pyet, por mbron Lubi Ballukun. Si ka mundësi që sipërmarrja që është quajtur kopshti privat i Edi Ramës, që është një agjenci shtetërore, të jetë e para në historinë e këtij vendi që merr peng biznesmenë dhe njerëz? Ju pyes unë ju.

A janë këto motive që për çdo qytetar që të revoltohet? Po. Ju mund të më thoni, këto janë po këta s'kanë besim tek Partia Demokratike. Ata që s'kanë besim tek Partia Demokratike mund të derdhen vetë në rrugë, siç ndodh prore. Po ata nuk derdhen në rrugë. Ata që s'kanë besim tek Partia Demokratike mund të ndjeknin protestën e shoqërisë civile. Ishte e partisë. U mblodhën 10 vetë. Çfarë tregon kjo, i dashur mik? Kjo tregon shkallën e tmerrshme të frikës që kanë njerëzit dhe ju nuk e realizoni këtë. Kjo shumicë e heshtur është shumicë e frikësuar, gjer në palcë. E frikësuar sepse humbet vendin e punës, e frikësuar sepse i mbyllin dyqanin. Do të jap një shembull. E kam dhënë disa herë, po e jap prapë për ju. Katër javë më parë në Beograd u arrestuan katër shqiptarë, sepse njëri prej tyre kishte postuar në Facebook flamurin Autoktonus, flamurin me portretin e Ismail Qemalit dhe dhe Isa Boletinit dhe kishte thënë disa fjalë jo të mira për Serbinë. Policia e kontrollit të mediave sociale e dikton dhe shkoi dhe arrestoi në hotel.
Po mos harro se të nesërmen në Shqipëri ka ndodhur ky episod.

Në lagjen Astir, Klevis deputeti Klevis Balliu po shpërndante fletushka, fletëpalosje për protestën. Një nga ato që merr dhe një vajzë e re, merr fletëpalosjen. Dhe ajo bën një foto me Klevisin, me deputetin, të cilën Klevis e hedh në Facebook. Në darkë, Klevisit i troket dera. Hap derën, sheh ishte kjo vajza. I thotë deputet, të lutem thotë, më hiq pak atë foton se i ka shkuar mamit tek puna me foto, patronazhistët dhe i kanë thënë që ja kush është vajza jote, po merr atë dhe ose të heq. Me një fjalë, vajza i kërkoi të heqë. Prandaj duhet të thellohesh pak më shumë në realitetin që jeton, që jetojnë shqiptarët. Ka një moment. Unë kam memorie. Me datën 9 dhjetor, nuk e harroj kurrë. 24 orë tek studentët nuk ka shkel njeri. Kemi qenë dy vetë dhe studentët. Jo se nuk e dinin. Jo, e dinin. Tirana gumëzhinte. Por kishin frikë. Ndaj dhe mendoj se duhet respekti më i madh për ata guximtarë që dalin e përballen aty dhe që dhe që duan ta damkosin si protestë e Partisë Demokratike. Ajo është protestë e shqiptarëve të guximshëm, në mbrojtjen më jetike të interesave të shqiptarëve. Prandaj dhe të bëjmë gjithçka që të vrasim frikën tek njerëzit. Të bëjmë gjithçka për të bindur ata se heshtja është aleati më i çmuar i regjimit. Heshtja është mbështetja më e madhe që mund t'i jepet atyre," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet