Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se ekzistenca e kombit shqiptar është atribut i nderit të grave dhe vajzave.
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot para mbështetësve të tij se përulet me nderim e mirënjohje para nënave, motrave, zonjave, zonjushave kudo që ndodhen. Berisha tha se ekzistenca e kombit shqiptar është atribut i nderit të grave dhe vajzave. Ai tha se me asgjë nuk mund të shpërblehet ai vlerësim që nënat dhe motrat, gratë meritojnë.
Berisha shtoi në këtë 8 mars se kontributi i grave dhe vajzave në luftën kundër diktaturës ka qenë përcaktues, vendimtar, guximi, përkushtimi i tyre, sipas tij, ishte përcaktues për çlirimin e Shqipërisë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të zjarrtë ju qëndrestarëve të lirisë, por sonte para jush dhe në emër tuaj dua të përulem me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para nënave, motrave, zonjave, zonjushave të pranishme sot në këtë protestë dhe kudo që janë në të 4-anët e Shqipërisë dhe kudo që ndodhen jashtë dheut tonë, në mbarë botën.
Të dashur miq! Nuk ka fjalë, nuk ka himn, nuk ka apoteozë, nuk ka simfoni, nuk ka këngë, nuk ka melodi që mund të paraqesë atë që nënat, motrat, vajzat, gratë tona meritojnë për gjithçka ato kanë bërë dhe bëjnë.
Miqtë e mi! Nuk dua të harrojmë se vetë bota e qytetëruar dhe qytetërimi kanë në themel para së gjithash dhe mbi të gjitha, gruan, nënën vajzën, motrën. Ekzistenca e kombit shqiptar si i tillë, është atribut i nderit të tyre.
Dhjetëra e dhjetëra pushtime kaluam në këto troje, por ato lindën vetëm shqiptarë. Ruajtën për të marrë hua fjalën e një nëne e cila u ndodh në kampin e Tepelenës dhe varrosi fëmijën e vet; ruajta thotë sojin e burrit. Ruajti nderin e vet dhe të tilla qenë gratë shqiptare në shekuj. Ndaj dhe ne ngelëm shqiptarë.
Miqtë e mi! Me asgjë nuk mund të shpërblehet ai vlerësim që nënat dhe motrat, gratë meritojnë.
Ato janë së bashku me forcën hyjnore, krijuesit e mrekullisë më të madhe të shoqërisë njerëzore, familjes, vatrës familjare. Por nga ana tjetër në mënyrë të padrejtë ato u shpërblyen me murin e patriarkisë, me sundimin e patriarkialitetin, mur i cili në shekuj dhe mijëvjeçar ishte dhunuesi më absolut i të drejtave të njeriut.
Mur i cili edhe sot është gjenerator dhunë dhe padrejtësie ndaj tyre. Është kudo në botë, por në Shqipëri është ndër më të egrit, më të rëndë se kudo tjetër. Kontributi i nënave, motrave, vajzave dhe grave në shoqëri është i paçmueshëm në të gjitha aspektet dhe megjithatë ato janë të diskriminuara. Kontributi i tyre në luftën kundër diktaturës ka qenë përcaktues, vendimtar, guximi, përkushtimi i tyre ishte përcaktues për çlirimin e Shqipërisë.
Foto ilustruese TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi nje takim me strukturar ne qarkun Fier ku tha se pensionistët ...
Postimi i Saimir Korreshit TIRANA– Teksa po raportohet për negociata të fshehta me mazhorancës dhe opozitës për normalizinin...
TIRANË-Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ishte edhe këtë të premte në SPAK, sipas vendimit të gjykat&e...
Igli Hasani TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pas lajmit se Shqipëria kalon në fazën e dialogut t&e...
Enkelejd Alibeaj TIRANA- Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj ka reguar në lidhje me takimin e zhvilluar mes kryetarëve të grupev...
ulsi manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka vizituar ditën e sotme Burgun e Grave në Ali Dem. Gjatë fjalës ...
Myslym Murrizi TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi ka reaguar në lidhje me dekorimin e Prokurorit, Arben Kraja nga presid...
fredi beleri, kyriakos mitsotakis dhe pirro dhima GREQI- Peshëngritësi Pirro Dhima ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës për të...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me krerët e grupeve parlam...
genc gjokutaj TIRANË- GJKKO ka shtyrë për në 12 mars seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD-së...