All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Kanë edhe një bos në hije"/ Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite

Berisha tha se Troplinjtë nuk janë i vetmi kartel, por të tillë janë dhe ato që bënë "Xibrakë" dhe Suel Çela, për të cilin tha se  kontrollon autostradën e drogës për në Europë.

2 Qershor 2025, 10:48 Nga r.ll
"Kanë edhe një bos në hije"/ Berisha: Klani Troplini u
sali berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se klani Troplini u transformua në kartel droge, pasi në vitin 2020 iu dha Porti i Durrësit. Berisha tha se kjo është denoncuar disa herë nga Partia Demokratike.  

Sipas tij, Troplinjtë nuk janë i vetmi kartel, por të tillë janë dhe ato që bënë "Xibrakë" dhe Suel Çela, për të cilin tha se  kontrollon autostradën e drogës për në Europë.

Berisha akuzoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin se iu dha kohë Xhevdet Troplinit, dhe Elvis Doçit të largohenin nga vendi. Kreu i PD tha gjithashtu se është një tjetër "bos krimi në hije", emrin e të cilit tha ende po e hetojnë.

"Kjo nuk qëndron. Ata kanë marrë dënime dhe penalizime qoftë në Shqipëri, qoftë në Itali. Por, klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite. Pse? Sepse nga viti 2020, klanit Troplini iu dhurua porti i Durrësit. Që në këtë moment u bë i vetmi klan me port në dispozicion dhe këtë e di çdo njeri dhe këtë e kemi denoncuar me dhjetëra herë. Kaq i fortë u bë ky kartel sa ndodhi për rastësi një moment që u kap një kamion plot me drogë në Durrës. Kamioni në vend se të bllokohej, shkoi në rezidencën e Troplinëve, u shkarkua droga dhe u rikthye në Durrës. Kjo është me dokumente.

Ky nuk është i vetmi kartel. Kartel është ‘Hakmarrja për drejtësi’ me Xibrakën. Ata që bënë Xibrakën, ata trgegojnë se janë kartel. Kartel është Suel Çela pasi kontrollon autostradën e drogës për në Europë. Kartel janë Bajrët sepse janë me lidhjet nga më të shumtat. Por këto janë kartelet kryesore. Por po të vësh re ti, kur mbahet 22 ditë urdhërarresti vetëm për ët mos u goditur, për të përmbushur misionin për të sjellë në parlament Arkend Ballën, Drazhin dhe të tjerë, besoj nuk duhet të bëhet fjalë për goditje, por bëhet fjalë për mosgoditje.

Ata ushtarët e tyre që janë kapur, ata Troplinët, Xhevdeti, Elvisi, ka edhe ndonjë tjetër që është në hije, por do dalë edhe ai se kush është, ata pa diskutim që u njoftuan dhe u larguan. Nuk mund të them se u njoftuan nga gjykata, për arsye se gjykata i dorëzoi këtu me datën 30 prill. Ata kanë qenë gjer me datën 11 maj që të gjithë në terror elektoral në Durrës. Askush nuk mund të mohojë këtë akt të shëmtuar të Altin Dumanit, këtë bashkëpunim të ngushtë me kartelin Troplini...

...Ky klan është vetë pushteti i mafies. Nuk e godisnin dot këta. Nuk e goditën, kapën disa ushtarë, por as Xhevdeti dhe as Elvisi nuk u goditën. Ju e dini kush janë kryesorët aty. Edhe sot i kanë, Trodo kafetë, lojërat e fatit në Durrës janë të tyret, por ky nuk guxon se duket e kanë paguar mirë, të vendosë sekuestro. Ky nuk vendos sekuestro mbi hotelin Rock of Kavaja me 11 kate mbi tokë dhe 3 nën tokë.... ...Për emrin e bosit në hije ne po hetojmë, sepse këta janë perandori pasurish, pronash. Dhe ne po bëjmë një hetim me ato mundësi të pakta që kemi. Por kjo ka shumë mundësi. Megjithëse mjaftojnë lejet e ndërtimit që kanë marrë, qoftë Troplini, qoftë Altin Hajri, i cili këto 2-3 vitet e fundit është rreshtuar me Troplinët, sepse Troplinët janë më të fuqishëm de facto. Edhe në vendet më të fuqishme, ata janë.", u shpreh Berisha. 

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet