LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Kryedemokrati tha më tej se kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim. 

2 Qershor 2025, 10:27 Nga r.ll
Berisha: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për gazetarët pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Berisha ka akuzuar sërish ish-kryetaren e GJKKO-së, Irena Gjokën, për të cilën thotë se ka kontratën më të çuditshme në Europë. Sipas tij kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar edhe pse nuk ka asnjë noterizim. Kryedemokrati tha më tej se kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim. 

"Tani, për të kuptuar shkallën se kush janë institucionet e Edi Ramës për drejtësinë, ja cilët janë pra. Këta janë shërbëtorë që nuk kanë ligj as moral, të cilët natyrisht nuk them për të gjithë, por Dumani me disa tipa të tjerë këtu, të cilët bëjnë pazare me Ramën dhe krimin çdo ditë. Por çështja e dytë që desha të paraqes me dokumente është Irena me 5 mbiemra, fytyra e vërtetë e sistemit të ri gjyqësor, kryetarja e gjykatës speciale. Kryetarja mbetet kryetare nderi.

Ajo ka kontratën më të çuditshme në Shqipëri, në rajon dhe në Europë. Dhe kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar megjithëse nuk ka asnjë noterizim. Kjo kontratë e panoterizuar është pranuar si dokument zyrtar nga vetorët e Edi Ramës, për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim. Kontratë qiraje e lidhur në Fier sot me datën 13 shkurt 1996 në palët kontraktuese shkruajnë në kontratën e poshtëshënuar. Kjo kontratë, dëgjojeni tani se kjo turpëron edhe shtetin e gomarit, por paraja denigron njerëzit në atë shkallë sa i transformon, kjo kontratë hartohet në pajtim me nenet 801 dhe 825 të Kodit Civil.

Miq, Kodi Civil i miratuar në vitin 1994 ka pasur gjithsej 280 e ca nene. Ja ku e keni Kodin Civil. Kodi Civil i miratuar pak vite më parë është me 800 apo me 1000 nene. Pra, Irena me 5 mbiemra, shikoni se çfarë mostrash njerëzore janë këta, paraqet një kontratë të firmosur në vitin 1996 dhe të lidhur sipas një Kodi Civil të miratuar në vitin 2015. Po a ka gjë më të turpshme se kjo? Kontrata është pa noter. Por kjo kontratë false është pranuar nga vetorët e Edi Ramës si dokument i vërtetë.
Dhe prisni, ka akoma më shumë. Megjithëse ata u janë drejtuar tatimeve të Fierit, a ekzistojnë dokumente për këtë shumë prej 60 milionë lekësh para të pista të Irenës me 5 mbiemra, para krimi, që mashtron, tatimet i thonë se nuk ka gjurmë, as nam as nishan të këtyre parave.

Prisni. Çfarë bëjnë vetorët me 5 mbiemra? Vetorët me 5 mbiemra e pranojnë dhe i thonë Irenës me 5 mbiemra, shko dhe paguaj tatimet që nuk i ke paguar në vitin 1996 për 60 milionë lekë. Ka shtet më të pafytyrë, ka pafytyrësi më të madhe se kjo? Pra, vetorët pranojnë një dokument falso për të cilin ajo duhet të shkojë atje ku e ka vendin. Vetorët i kërkojnë të paguajë edhe taksën. Vetorët bëhen bashkëautorë në krimin e Irenës me 5 mbiemra.", u shpreh Berisha. 

sali berisha irena gjoka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet