Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha tha se "falsifikimi i kontratës së saj të panoterizuar" fshihet nga ministri Manja i cili për këtë sipas tij, ka marrë ryshfet.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se ish-kryetarja e GJKKO-së, Irena Gjoka po mbrohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurori i Përgjithshëm Olsi Çela dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prej 15 muajsh.
Berisha tha se "falsifikimi i kontratës së saj të panoterizuar" fshihet nga ministri Manja i cili për këtë sipas tij, ka marrë ryshfet. Sipas Berishës kjo është mënyra si funksionojnë zyrat e këtij shteti. Ai theksoi se KLGJ duhet të merrte vendim brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë.
"Tani, Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, nga Olsi Çela, edhe ky me ca probleme, dhe Ulsiu, i cili fut dokumentet në çantën Louis Vuitton, aty ku ka futur edhe 500 mijë eurot që ka kërkuar si ryshfet. Prej 15 muajsh Irena tallet me ta, i poshtëron, tregon se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me një zyrtar dhe nuk guxojnë për shkak të keqpërdorimit të saj dhe shërbimeve që u ka kryer, t’u tregojë vendin.
Të dhënat e fundit janë këto, KLGJ, që duhej të vepronte brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë, përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm, kurse ky i fundit tek Ulsiu. Ulsi, që bën kërkesa të drejtuara në mënyrë të atillë që të fshihet krimi i Irenës me 5 mbiemra. Pra, kjo është e vërteta e zyrave të narkoshtetit.
Sado që të përpiqet kush të fshehë fytyrën e narkoshtetit, me asgjë nuk mund ta fshehë. Dëgjoni zotërinj, një gjykatës që drejtoi Gjykatën Kushtetuese, nga Altin Dumani u fut një vit në burg, bashkë me këtë Irenën, sepse pagoi për disa vite, ujin dhe dritat e apartamentit të vëllait të vet që e ka në emigracion. Dhe pagesat që ka bërë Bashkim Dedja, janë konsideruar si dëshmi se apartamenti është i tij. Pra, kjo është e vërteta. Ky është karakteri amoral i kësaj bande, që meriton dhe do përballet një ditë me ligjin në mënyrë të pashmangshme.", tha Berisha.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për gazetarët pas daljes nga ambientet e...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u para...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Po...
pamje nga ksamili KSAMIL- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale nga aksi kryesor i Ksamilit. Sipas Ramës, ky aks ë...
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaç...
Foto ilustruese KUVENDI- Deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme do të mblidhen sërish sot në tentativën e 25...
Igli Hasani GREQI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani ka folur në lidhje me &...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për artin, pikturat dhe kohën që studionte në Liceun Artistik. Kjo pasi, Tirana u ...
Erion Isai TIRANË- Kryebashkiaku socialist i Kolonjës Erion Isai u bë viral disa ditë më parë me anglishten e tij ...
Nusret Gökçe dhe Edi Rama MYNIH- Kuzhinieri-biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe ka publikuar një foto me kryeminis...