LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, një qeveri që del nga farsa elektorale nuk e meriton të rrijë në pushtet

Lideri i opozitës tha se baronët e drogës ndërtojnë kullat, kurse shqiptarët marrin rrugët e dheut.

21 Janar 2026, 19:24 Nga E.d
Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, një qeveri që del nga farsa
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati deklaroi se një qeveri që del nga farsa elektorale nuk e meriton të rrijë në pushtet. Gjatë turit të Foltores me Degën 2, Tiranë, Berisha u shpreh se Edi Rama ndërtoi një narkoshtet.

Lideri i opozitës tha se baronët e drogës ndërtojnë kullat, kurse shqiptarët marrin rrugët e dheut. Berisha tha se zhvlerësimi i euros, ka sjellë falimentimin e qindra sipërmarrje eksporti. Ai tha se kjo ka deformuar në mënyrë të tmerrshme çmimet. 

Sali Berisha: Ne mbronim të vërtetat! Çfarë bënim ne? Ne mbronim të vërtetat, të vërteta jo vetëm në interes tonë, por të vërteta në interes të njerëzve të lirë mbarë botën, në Europë dhe në botë. Po në qoftë se ne denoncojmë kartelet e drogës, dhe themi se Edi Rama ndërtoi narkoshtet, po ne nuk e bëjmë këtë për qëllime politike. Kurrë! Se s’do pranoja kurrë t’i vija vendit tim një damkë të tillë. Korruptokratët! Korruptokratët, e paguar apo pa paguar nga Edi Rama, anatemojnë sepse themi narkoshtet. Po si të mos them narkoshtet unë? Kur ti aty more zotëri, ti aty, një euro që shkëmbehej me 135 lekë, e shkëmben sot me nja 107 lekë.

Në një kohë kur në çdo vend tjetër të botës, përveç Shqipërisë, euro ka ardhur duke u rritur, jo duke rënë. Po çfarë ka sjellë kjo? Kjo ka falimentuar me qindra, edhe sot po lexoja, me qindra qindra sipërmarrje eksporti. Po çfarë ka sjellë kjo? Dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë pa punë. Pa punë. Baronët e drogës ndërtojnë kullat, kurse shqiptarët marrin rrugët e dheut. Po çfarë ka sjellë kjo? Ka deformuar në mënyrë të tmerrshme çmimet. Sot, për shkak të çmimeve, 200 euro vlejnë, ose sot në ato që blije para 4 vitesh me 140 euro, do shpenzosh 200 euro. Do shpenzosh 200 euro. Nuk po ndalem në pasojat e tjera, po po ndalem tek xhepi juaj, tek xhepi i qytetarëve shqiptarë.

Nuk po ndalem tek helmimi i të rinjve shqiptarë me drogë, dhe fëmijëve. Nuk po ndalem te fakti që Ergys Agasi, nëpërmjet emrit të Suel Çelës dhe të Troplinëve, shkarkon njëri pas tjetrit ministrat. S’po ndalem te këto. Pra, mirëpo ne prapë, pse jemi ne në këmbë? Se jemi parti e interesit kombëtar. Dhe interesi kombëtar i shqiptarëve kërkon që ne ta denoncojmë, ta denoncojmë, ta denoncojmë. Fatmirësisht, fatmirësisht jeni dëshmitarë që katër muajt e fundit të gjitha mesazhet që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara janë, që të gjitha, për luftën kundër karteleve të drogës, lidhjeve të tyre me kartelet e drogës. Kjo është e vërteta. Miq! Ne erdhëm pra sot, pas një mbështetje të madhe ndërkombëtare nga të gjitha partitë simotra në botë. Dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme.

Në qoftë se ne më parë flisnim para shqiptarëve, damkosnim këtë situatë dhe nxirrnim të vërtetat, ne nuk kishim një mbështetje. Kurse sot janë shtatë rezoluta. Në qoftë se do lexoni ju punimet e seancës së dëgjimit në Kongresin Amerikan, aty keni të rreshtuara të gjitha problemet që ju keni mbrojtur, që ju keni denoncuar, për të cilat ju keni luftuar kundër. Kjo është e vërteta. Pra, kemi arritur që kauzën tonë, kauzën tonë që mbrojmë, t'ia bëjmë të qartë si kauzë të drejtë mbarë botës. Ishin në Brazil, në Sao Paulo. Pas Venezuelës, e dyta është Shqipëria. Maduro - Ramaduro!

Prapë kthehemi. Sot opozitarët janë njerëz të mërzitur. Janë të lodhur. Janë të keqtrajtuar. Janë dhe të dëshpëruar. Por çdo opozitari dhe opozitareje i them se jemi në kilometrin e fundit. Jemi në kilometrin e fundit. Pse jemi në kilometrin e fundit? Jo nuk e them këtë unë, ju duhet të dini një gjë: pavarësisht nga çmimi, po unë nuk devijoj kurrë të mos u them atë vërtetë që unë besoj, dhe e besoj plotësisht. Jemi në kilometrin e fundit, pas gjithash dhe mbi të gjitha, për shkak të qëndresës sonë. Dhe të atyre që arritëm me këtë qëndresë. Përballë një qeverie nuk mundet kurrë, normal, të përpiqesh të rrëzosh një qeveri që del nga zgjedhjet e lira. Në qoftë se ti përpiqesh të rrëzosh një qeveri që del nga zgjedhjet e lira, ti je njeri që shkelmon mbi votën e qytetarëve të tu. Ti je një demon pushteti dhe nuk beson në votën e lirë të qytetarëve të tu.

Dhe ne të tillë nuk jemi. Jo. Por një qeveri që del nga një farse zgjedhore e faktuar, një qeveri e cila bazohet në rryshfetin më të tmerrshëm publik, që jep vetëm dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata për 200 mijë familje, ajo as dy minuta nuk meriton të qëndrojë në pushtet dhe është e paligjshme. Është e paligjshme. Pra, në këtë kuadër ne kemi përballë një armik të paligjshëm, që qëndron në kundërshtim me Kushtetutën. Qëndron në kundërshtim me ligjin, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Edi Rama s'ka fituar kurrë zgjedhjet. As në 2021-shin, as në 2025-ën. Absolutisht jo. Ju them unë ju./Dosja.al

sali berisha edi rama foltore

Sondazh

Poll

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni