LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Isha sot në strofullin e krimit për të denoncuar firmat e Ramës mbi vjedhjen e shekullit

Berisha nuk kurseu as akuzat ndaj SPAK, të cilat i cilësoi si organizatë kriminale që janë në urdhrat e Ramës.

23 Janar 2024, 19:07 Nga r.ll
Berisha: Isha sot në strofullin e krimit për të denoncuar firmat
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalimit të sotëm për mbështetësit e tij, tha se sot në SPAK shkoi për të denoncuar aktin e tyre antiligjor, antikushtetues të vendosjes së tij në ‘arrest shtëpie’ dhe ndërprerjes së çdo komunikimi, përveç se familjar. 

Ai tha se shkoi atje për të denoncuar, firmat mbi vjedhjet e tjera të PPP-ve për të cilat Edi Rama, sipas tij do të marrë shekuj e shekuj vite burgu.

Berisha nuk kurseu as akuzat ndaj SPAK, të cilat i cilësoi si organizatë kriminale që janë në urdhrat e Ramës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Isha sot në Skapin e partisë për të denoncuar aktin e tyre antiligjor, antikushtetues të vendosjes së liderit të PD-së, në ‘arrest shtëpie’ ndërprerjes së çdo komunikimi, përveç se familjar. Një vendim që shkel në mënyrë flagrante kushtetutën, konventën evropiane të të drejtave të njeriut, një vendim që nderon vetëm diktatorët e shëmtuar, kudo që janë.

Unë shkova aty dhe denoncova me forcën më të madhe grupin e strukturuar kriminal në Skapin e partisë dhe Edi Ramën, i cili i urdhëroi ata, të refuzojnë provat që shkrinin si dielli brymën, piramidën e tyre të mashtrimit. Nuk kishte ndodhur kurrë që një prokurori të refuzojë të marrë provat, vetëm e vetëm se e dinin se ato prova, do të asgjësonin përfundimisht mashtrimin kriminal të tyre.

E dinin se ato prova zbulonin urdhrin e marrë nga Edi Rama, për montimin e piramidës së mashtrimit me dosjen ‘Partizani’.
Unë isha sot aty në strofullën e krimit të organizatës kriminale, ku denoncova me forcën më të madhe, vendimin e tyre si mercenarë në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën, Konventën Europiane të të drejtave të njeriut, për të mos lejuar Sali Berishën të paraqitet, të ushtrojë mandatin e deputetit ditën që ka parlament.

Unë isha aty për të denoncuar këto qëndrime të shëmtuar me të cilat Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha, i tmerruar nga denoncimet e përditshme të vjedhjeve të tij personale, të vjedhjeve të familjarëve të tij nga pasuritë publike. Të lidhjeve të tij kriminale me bandat, me Sinaloan e Meksikës, banditë dhe organizata kriminale në Shqipëri. Firmat e tij mbi vjedhjen e shekullit.

Firmat e tij mbi vjedhjet e tjera të PPP-ve për të cilat Edi Rama do të marrë shekuj e shekuj vite burgu. Unë isha sot aty në emrin tuaj, për të përfaqësuar ju, për të denoncuar personalisht Skapistët si organizatë kriminale e narkodiktatorit, të kreut të krimit në Shqipëri, Edi Rama.

Ato të cilat unë ua kisha thënë me dhjetëra e qindra herë në konferencë shtypi, në emrin tuaj duhej të ua thosha në sy.
Nuk mundet të pranoj një organizatë kriminale që shkelmon nga mëngjesi në darkë, mbi interesat e qytetarëve, duke u bërë mburojë e krimeve monstruoze të Edi Ramës, Olsi Ramës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës dhe kriminelëve të tjerë në qeveri.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet