LIVE UPDATES
Politike

Analiza e BIRN: Bllokimi parlamentar në Shqipëri lë në pritje nisma të rëndësishme ligjore

Në tre muajt e fundit, deputetët e opozitës kanë protestuar dhe bojkotuar aktivitetin parlamentar pasi propozimet e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore u rrëzuan nga socialistët në pushtet. Kërkesa

23 Janar 2024, 16:47 Nga r.ll
Analiza e BIRN: Bllokimi parlamentar në Shqipëri lë në
foto ilustruese

TIRANË- Parlamenti i Shqipërisë rrallë ka qenë një vend në harmoni, ku palët rivale bien dakord lehtësisht me njëra-tjetrën.  Por disa propozime të rëndësishme ligjore kërkojnë një marrëveshje nga të gjitha palët dhe, duke pasur parasysh situatën e muajve të fundit, ato nuk do të miratohen së shpejti.

Në tre muajt e fundit, deputetët e opozitës kanë protestuar dhe bojkotuar aktivitetin parlamentar pasi propozimet e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore u rrëzuan nga socialistët në pushtet. Kërkesa e opozitës bazohet në kushtetutë dhe konsiderohet si një mjet i rëndësishëm që mund të kërkojë llogari nga ekzekutivi.

Por, për shkak të bojkotit, disa projektligje që kërkojnë konsensus nga të dyja palët nuk mund të avancojnë më tej, duke përfshirë propozimet për reformën zgjedhore, pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ligjet për reformën në drejtësi dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Duke e shtuar edhe më shumë konfuzionin, janë ndarë mes tyre edhe deputetët e opozitës nga Partia Demokratike. Shumica janë besnike të ish-kreut të partisë Sali Berisha, ndërsa të tjerët janë besnikë të Lulzim Bashës.

Reforma zgjedhore kërkon konsensus që të jetë e besueshme

Një nga çështjet më urgjente për t'u votuar është reforma zgjedhore. Për ta trajtuar këtë është ngritur një komision, por opozita përfaqësohet në të nga deputetë të grupit të Bashës. Kundër janë deputetët e opozitës që i përkasin grupit të Berishës.

Plani i reformës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit 2025 përfshin rekomandime nga OSBE/ODHIR nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 dhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar parlamentit të mundësojë votën e diasporës, siç ka raportuar më parë BIRN.

Ka pasur disa takime, por asnjë rezultat konkret. Ndërkohë deputetët e Berishës, të cilët protestojnë dhe bojkotojnë parlamentin që nga tetori i vitit të kaluar, e kanë kundërshtuar punën e tij.

Ndërkohë që deputetët besnikë të Partisë Demokratike kanë protestuar prej muajsh në përpjekje për të bllokuar punën e Parlamentit, deputetët e drejtuar nga Basha e kanë kritikuar këtë veprim.

Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë bërë thirrje për dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirje në reformën zgjedhore.

“Komisioni (për reformën zgjedhore) do të funksionojë në frymë konsensuale me përfshirjen e të gjithëve. Çdo palë e përfaqësuar (në të) do të ketë çdo të drejtë të propozojë adresimin e rekomandimeve të ODHIR-it. Kjo është qasja jonë, si mazhorancë”, tha për BIRN Damian Gjiknuri, nga Partia Socialiste në pushtet, i pyetur për arritjen e një konsensusi për reformën zgjedhore.

Por deputeti i opozitës Gazmend Bardhi ka hedhur poshtë arritjen e një konsensusi pa plotësimin e kushteve. I pyetur për çmimin e bashkëpunimit, Bardhi tha se ai lidhet me kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore brenda parlamentit.

“Kushtet e opozitës janë publike dhe lidhen me krijimin e kushteve nga mazhoranca që opozita të ushtrojë misionin e saj në një shoqëri demokratike, që përfshin kontrollin parlamentar dhe të drejtën e opozitës për të emëruar përfaqësuesit e saj në komisionet parlamentare”, tha ai për BIRN.

Afrim Krasniqi, një ekspert politik që drejton Institutin për Studime Politike, një institut kërkimor, i tha BIRN se gjithëpërfshirja në reformën zgjedhore është jetike për integritetin e saj.

“Reforma zgjedhore kërkon një konsensus politik, sepse përveç votave formale, është një proces që ka të bëjë me partitë që konkurrojnë me njëra-tjetrën dhe rregullat e lojës dhe konkurrenca duhet të pranohen të gjitha nga partitë konkurruese që procesi zgjedhor të ketë integritet”, tha Krasniqi për BIRN.

Pagat e gjyqtarëve dhe Avokati i ri i Popullit gjithashtu në pritje

Një tjetër çështje pezull që kërkon miratimin e të gjitha palëve është projektligji i Ministrisë së Drejtësisë për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me propozimin e vetë Gjykatës Kushtetuese që paga të jetë rreth 6,000 euro, dhe ai i kryetarit të Gjykatës rreth 7,000 euro.

Basha tha për mediat në shtator se po e mbështeste këtë nismë, duke përdorur argumentin se “një gjyqësor me rroga të larta do të thotë më shumë shanse që ata të mos kapen nga qeveria”, por nisma është kundërshtuar ashpër nga anëtarët e tjerë të opozitës dhe mbetet në pritje.

Gjashtë vite pas miratimit të reformës në drejtësi në Shqipëri, mazhoranca dhe një pjesë e opozitës ranë dakord për të bërë ndryshime në paketën ligjore, me synimin për të përshpejtuar plotësimin e vendeve vakante.

Kur u miratua për herë të parë në vitin 2016, reforma në drejtësi mori një konsensus nga të gjitha palët dhe kështu ndryshimet e fundit të propozuara kërkojnë miratim edhe nga të gjitha palët.

Kjo duket e pamundur në klimën aktuale parlamentare.

“Meqë palët arritën një konsensus për reformën në drejtësi (në vitin 2016), çdo ndërhyrje në sistem duhet të bëhet gjithashtu me konsensus, sepse kërkon jo vetëm ndërhyrje në ligjet organike, por edhe rishikim të neneve në kushtetutë”, tha Krasniqi për BIRN.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit është një tjetër çështje pezull që ka nevojë edhe për një konsensus politik.

Sipas ligjit, një kandidat që merr mbështetjen e 28 deputetëve do të ketë mundësinë të votohet në parlament dhe duhet të zgjidhet nga tre të pestat e të gjithë anëtarëve.

Në praktikën e kaluar parlamentare, Avokati i Popullit propozohej përgjithësisht nga opozita, por këtë herë socialistët dhe opozita janë larg një konsensusi, duke shkelur afatin kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni.

Vendi vakant për Avokatin e ri të Popullit u shpall fillimisht nga Komisioni për Çështjet Ligjore më 30 mars 2022, pas përfundimit të mandatit të Erinda Ballancës.

Thirrja u shty disa herë, ndërsa grupet parlamentare të dy partive të mëdha, PS dhe PD, deklaruan se po negociojnë për një emër konsensual dhe do t'i përmbahen traditës për të mbështetur një emër që vjen nga opozita.

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të organeve të administratës publike. Ai ose ajo shërben për pesë vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Si nisi “konflikti parlamentar”?

Çështja e komisioneve hetimore në parlament ishte arsyeja kryesore për nisjen e protestave gati tre mujore nga opozita, duke bllokuar, në fakt, si komisionet ashtu edhe seancat plenare të parlamentit.

Që kur një komision për të ashtuquajturën “çështja e inceneratorëve”, i cili po hetohet edhe nga Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, përfundoi punën në mars 2022, mazhoranca socialiste ka hedhur poshtë çdo kërkesë të opozitës për më shumë komisione, duke e mohuar të drejtën kushtetuese për të kërkuar llogari nga ekzekutivi.

Në një situatë të tensionuar politike, socialistët ndërkohë ndryshuan ligjin, duke kufizuar të drejtën e opozitës për të ngritur komisione dhe vendosën rregulla të reja që lejojnë mazhorancën të kontrollojë vendimmarrjen për mbledhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve.

Ligji u miratua nga Presidenti i Shqipërisë të enjten. Në argumentet e tij, ai shprehu rezerva për disa dispozita të ligjit dhe e quajti një nga pikat “regresive”, por shtoi se nuk sheh shkelje kushtetuese në amendamentet e miratuara në mënyrë të njëanshme nga socialistët.

“Dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurave nuk ia nënshtronte votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetuese”, argumentoi ai.

Në një deklaratë për mediat nga Presidenca thuhet se “ligji nuk mund të quhet antikushtetues”.

Megjithatë, Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian theksoi si një shqetësim të madh faktin se Parlamenti i Shqipërisë ushtron shumë pak kontroll mbi qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Rregullorja e parlamentit u ndryshua gjithashtu në mes të konfliktit të 14 dhjetorit të vitit të kaluar, kur vetëm socialistët votuan që deputetët tani mund të përjashtohen deri në 60 ditë, nëse shkelin rregulloren. Më parë, rregulli ishte 10 ditë. Kjo thjesht ka ndikuar në përkeqësimin e konfliktit mes opozitës dhe qeverisë.

Marrë nga Reporter.al. 

birn parlamenti shqiptar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet