LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Berisha 79 vjeç, zyrtari më i lartë ndonjëherë që përballet me një hetim të tillë, pas arrestimit të Nanos

Berisha mbërriti në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, ndërsa një grup mbështetësish e pritën aty me ovacione. Pas seancës së pyetjeve, Berisha akuzoi prokurorët për “trillime dhe mashtrime” me dosjen hetimore, ndërsa kundërshtoi sërish dyshimet e ngritura për favorizimin e dhëndrit të tij gjatë kohës që ishte kryeministër.

23 Janar 2024, 15:51 Nga h.k
BIRN: Berisha 79 vjeç, zyrtari më i lartë ndonjëherë
Foto ilustruese

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha u përball për herë të parë me prokurorët e SPAK të martën për akuzat e korrupsionit, të ngritura ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi në lidhje me privatizimin dhe ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e ish-klubit sportiv “Partizani” në Tiranë.

Berisha mbërriti në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, ndërsa një grup mbështetësish e pritën aty me ovacione. Pas seancës së pyetjeve, Berisha akuzoi prokurorët për “trillime dhe mashtrime” me dosjen hetimore, ndërsa kundërshtoi sërish dyshimet e ngritura për favorizimin e dhëndrit të tij gjatë kohës që ishte kryeministër.

“Nga vendimi për letrat me vlerë kanë fituar mbi 40 milionë euro dhjetra mijëra qytetarë,” tha Berisha për njërën prej akuzave – ndërsa shtoi se Malltezi kishte përfituar nga ky vendim vetëm 64 euro.

Për një akuzë të dytë lidhur me ndryshimin e ligjit të Sporteve për t'i hapur rrugën tjetërsimit të terrenit sportiv, Berisha pretendoi se ky vendim korrektonte një vendimarrje të mëparshme të tij që parashikonte dhënien e këtyre terreneve me koncesion.

Ish-kryeministri Berisha shtoi gjithashtu se prokurorët kishin shmangur nga hetimi kryeministrin aktual, Edi Rama, që në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në atë kohë vendosi ndryshimin e destinacionit të truallit.

“Akuza që i bëhet Berishës se ndryshoi destinacionin është identike me akuzën ‘Sali Berisha bleu Edi Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij'. Kur përmenda Edi Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë,” tha ai.

Berisha e cilësoi gjithashtu trillim dhe mashtrim të prokurorisë akuzën që lidhet me kontrollin e ushtruar ndaj gjeneralit të kohës, Vladimir Qirjazi nga departamenti i Antikorrupsionit pranë kryeministrisë.

“Gjenerali në djalë mbante peng sendin e blerë nga pronarët, nuk ka lidhje fare me privatizimin,” shtoi ai.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.

Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me një hetim të tillë, pas arrestimit dhe burgosjes së ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 1993.

Prej fundit të dhjetorit, Berisha ndodhet në arrest shtëpie pasi nuk zbatoi një vendim të mëparshëm të gjykatës për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore, vendim të cilin ai e konsideron si antikushtetues.

REPORTER.AL

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet