23 Janar 2024, 17:04
Nga r.ll
selia e PD-së
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas shkrimit të "Zërit të Amerikës" ku dalin prova të reja në çështjen "McGonigal" dhe lidhjen e tij me Agron Nezën dhe kryeministrin Edi Rama.
Sipas PD-së, aty faktohet se Edi Rama ka investuar në mënyrë të drejpërdrejtë tek McGonigal në mënyrë që ky i fundit të niste hetimet ndaj opozitës në Shqipëri.
DEKLARATA E PLOTË E PD-SË:
Zëri i Amerikës, media zyrtare e qeverisë amerikane, në një lajm të djeshëm për thirrjen në SPAK të Agron Nezës, denoncon si gënjeshtar Edi Ramën, dhe vërteton se ai korruptoi Charles McGonigal për të luftuar opozitën. Zëri i Amerikës bën kronologjinë e ngjarjeve që lidhen me përpjekjet e McGonigal për të dëmtuar Partinë Demokratike, i shtyrë nga Rama. Sipas VOA, lobisti amerikan Nick Muzin depozitoi me 14 nëntor 2017 në Departamentin e Drejtësisë dokumentin mbi aktivitetin lobues në favor të PD.
Më 22 nëntor, BIRN, bëri publik faktin se Muzin kishte deklaruar marrjen e 500 mijë dollarëve nga Partia Demokratike. Pak ditë më vonë, më 25 nëntor, Charles McGonigal informoi Departamentin e Drejtësisë mbi këtë rast me informacione të marra nga Dorian Duçka. Në janar 2018, ish zyrtari i FBI-së, merr sërish informacion për çështjen nga Agron Neza. Sipas aktakuzës amerikane, Neza e mori këtë informacion nga zyra e kryeministrit Rama.
Gënjeshtra e Ramës u bë në Kuvend vitin e shkuar, kur ai kërkoi të shpëtojë duke thënë se zyra e tij nuk kishte informacione, përveç atyre që kishin dalë në media. Fakti është, siç thekson Zëti i Amerikës, se në atë kohë në media nuk ishte folur për financimet ruse. Ato u ngritën si çështje vetëm në mars të vitit 2018, në një shkrim të revistës amerikane ‘Mother Jones’. Gënjeshtra që zbulon Zëri i Amerikës është, në fakt, thelbi i përpjekjeve të Ramës për të shpëtuar veten nga implikimi në dosjen McGonigal. Paratë që ka marrë McGonigal nga Agron Neza, janë paratë që Rama ka paguar për të sulmuar Partinë Demokratike.
Zëri i Amerikës, duke iu referuar prokurorëve amerikanë, thekson se ‘i pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t'i kryente ato’.
A nuk vlen e njëjta gjë edhe për Edi Ramën, ende të pahetuar nga SPAK? Ai po kryen krime kundër interesit publik për të dëmtuar opozitën dhe duke korruptuar zyrtarë të lartë të qeverive aleate.
SPAK, pse nuk vepron?
partia demokratike
Politike
23 Janar 2024, 16:50
r.ll
foto e mbledhjeve online
TIRANË- Tre deputetë të opozitës duket se kanë "harruar" bojkotin, pasi kanë marrë pjesë n...
Politike
23 Janar 2024, 16:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Parlamenti i Shqipërisë rrallë ka qenë një vend në harmoni, ku palët rivale bien dakor...
Politike
23 Janar 2024, 15:51
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha u përball për herë të parë me prokurorët e SPAK&nbs...
Politike
23 Janar 2024, 14:37
M.B
Eno Bozdo
TIRANA- Në një deklaratë për mediat, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo u ndal te &ccedi...
Politike
23 Janar 2024, 14:26
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur Rezolutën e Komitetit Ndërparlamentar të...
Politike
23 Janar 2024, 14:11
I.A
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka bër&e...
Politike
23 Janar 2024, 12:43
I.A
TIRANË- Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet ditën e premte sërish. Kjo pasi mbledhjen e parë ia bllokuan depu...
Politike
23 Janar 2024, 12:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se masa e sigurisë ndaj tij është staliniste. Duke folur për med...
Politike
23 Janar 2024, 12:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se pyetjet që i bënë prokurorët në SPAK ishin idiote. Duke ...
Politike
23 Janar 2024, 12:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha tha pas daljes nga SPAK se, kur iu kishte përmendur Edi Ramën, prokurorët vet&eum...