LIVE UPDATES
Politike

Berisha i përgjigjet Ramës: Pse nuk ra në humnerë Mali i Zi që i trefishoi pensionet? Sot çdo pensionist duhej të paguhej të paktën 390 mijë lekë

Gjatë fjalimit të tij Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për rritjen e pensioneve ku ky i fundit ishte shprehur se nëse ndodh rritja disafish e pensioneve, do të na çojë drejt humnerës.

21 Prill 2025, 12:17 Nga I.A
Berisha i përgjigjet Ramës: Pse nuk ra në humnerë Mali i Zi
Sali Berisha

PUKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Pukës ditën e sotme. Gjatë fjalimit të tij Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për rritjen e pensioneve ku ky i fundit ishte shprehur se nëse ndodh rritja disafish e pensioneve, do të na çojë drejt humnerës.

Berisha ndër të tjera  i drejtoi pyetjen se pse vendet fqinje si Mali i Zi nuk pësuan dëme të tilla kur trefishuan pensionet. Kryedemokrati vazhdoi më tej duke akuzuar kryeministrin dhe ministrat e tij që janë të zhytur në vjedhje dhe korrupson të paimagjinueshëm. 

PJESË NGA DEKLARTA

Të dashur miq, unë sjell këtu në Pukë mesazhin e fitores. Sjell tek ju optimizmin, besimin, vendosmërinë e shqiptarëve në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie për një fitore historike më 11 maj. Fitore me të cilën qytetarët shqiptarë ndahen nga një e keqe e madhe, që i kaploi ata në këto 12 vite, duke bërë që Shqipëria të jetë i vetmi vend në Europë, ku të rikthehet një diktaturë e re, tashmë jo një diktaturë e bazuar në ideologjinë marksiste, por një diktaturë e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. 11 Maji është dita e vërtetë e çdo shqiptari, është ora e tij, është prova e tij, para së gjithash dhe mbi të gjitha e dashurisë për këtë vend që po shpërbëhet.

Sot Puka, një vend me pasuri përrallore, mbitokësore dhe nëntokësore, një vend plot ujëra, minerale, pyje, bimë mjekësore dhe çdo gjë, braktiset çdo ditë dhe u braktis këto 12 vite sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Sa asnjë pushtim, sa asnjë diktaturë tjetër. Si Puka, e gjithë Shqipëria. Në 10 vite, nga viti 2014 deri në vitin 2023, vetëm në hapësirën e BE u larguan 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Pra, në qoftë se ky vend ka një zë, në qoftë se një tokë ka një klithmë, ky zë dhe klithmë anembanë tij ushton, më shpëtoni, po mbetem në shkretëtirë. Imagjinoni ju se ç’do ndodhë me shqiptarët në 4 vite katastrofe të re. Kurrë shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë. 11 Maji është një ditë për një kthesë vendimtare për shqiptarët që ëndrrat e tyre t’i vendosin në Shqipëri. Është një ditë për një kthesë vendimtare që këta të rinj, ëndrrën e tyre shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri.

Është një ditë për mbarë kombin që miliona shqiptarë që u larguan nga Shqipëria gjatë këtyre 10 viteve, të rikthehen, të vijnë për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre dhe për të vendosur Shqipërinë në rrugën e madhështisë së saj. Miqtë e mi, 11 Maji është një fitore jo vetëm e opozitës, e koalicionit për Shqipërinë Madhështore, por është një fitore për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit, dinjitet. Është fitore për çdo shqiptar që nuk do të qajë çdo ditë me lot të ftohta mjerimi nga skamja e madhe ku e ka zhytur vjedhja e qeveritarëve. Është një fitore për çdo demokrat, socialist, të paparti që beson se në këtë vend mund të jetohet me dinjitet. Se pasuritë e këtij vendi mund të begatojnë qytetarët e Pukës dhe mbarë Shqipërisë.
Miqtë e mi, këto 12 vite ishin vitet e një rrokullisje shumë të rëndë, shumë të pamerituar. Në vitin 2013, pukjanët, shqiptarët nuk kishin rroga të larta, por ama i kishin më të larta se 6 kombet e tjera të rajonit. I kishin më të larta edhe se rumunët dhe bullgarët.

Në këto 10 vite, ata na tejkaluan ne 3 herë me pensione dhe na tejkaluan rreth dy herë me rroga. Por jo vetëm kaq se kjo është vetëm njëra anë e zezë e medaljes së kësaj qeverisje. Ana tjetër po kaq e zezë e kësaj medalje, se këta burra dhe gra, me këto pensione dhe rroga, më të ulëtat në rajon, duhet të shkoni në dyqane për të blerë mallra me çmimet më të shtrenjta. Gjatë këtyre 10 viteve, çmimi i ushqimeve u dyfishua. Dhe sot, për të blerë ato që blinte në vitin 2013, pensionisti me 143 mijë lekë pension, duhej të kishte një pension 390 mijë lekë. Pra duhej të kishte një pension minimumi 2 herë e gjysmë më të lartë.
Po kështu rrogëulëti. Po kështu rrogëtari me rrogë të mesme. Çfarë ndodhi? Si ne ramë në këtë mënyrë? Pse të tjerët na tejkaluan me pensione tre herë? Pse malazezi që merrte në vitin 2013, 138 mijë lekë pensionin, pra më të ulët se shqiptari, e merr sot 450 mijë lekë pensionin?

Pse maqedonasi që merrte në vitin 2013 një pension 130 mijë lekë, merr sot një pension 330 mijë lekë?
Pse serbi, që merrte në vitin 2013 një pension nën 140 mijë lekë, merr sot 405 mijë lekë pension? Pse këto? Si ka mundësi? Ka vetëm një arsye. Qeveritë e këtyre vendeve, paratë më së pari ua kthejnë atyre që ua marrin, ua kthejnë qytetarëe. Ua kthejnë me rroga, pensione, ndihmë ekonomike dhe shërbime. Ftoj çdo socialist, çdo të paparti të na dëgjojë. Kthehemi pak në Shqipëri. Çfarë ndodhi në janar të këtij viti kur në parlament erdhi buxheti prej 8 miliardë euro? Edi Rama, i zhytur me ministrat e tij në vjedhje dhe korrupsion të paimagjinueshëm, pati pashpirtësinë të ndajë nga 8 miliardë euro për 760 mijë gra e burra të thinjur, të moshuar, gjithsej 16 milionë.

Dhe kur ne, kërkuam të votohet ligji i minimumit jetik, kjo tha na çon në humnerë. Çfarë humnere mor i pashpirt? Pse nuk ra në humnerë Mali i Zi që i trefishoi pensionet? Pse nuk ra në humnerë Maqedonia, Kosova apo Serbia? Pse nuk ramë ne në humnerë kur pensionet që ishin 36 mijë lekë, i bëmë 82 mijë lekë? Pse nuk ramë në humnerë ne kur pensionet mesatare i rritëm me 60 përqind dhe pensionet maksimale me 40 përqind? Pse nuk ramë në humnerë ne kur dyfishuam rrogat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve?" tha Berisha. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj