Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas saj masa e tyre "arrest në shtëpi" po vijohet me argumet se ekziston rreziku i ikjes, sepse kanë mundësi financiare për të ikur.
TIRANË- Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës, Sali Berishës ka organizuar një konferencë për mediat bashkë me avokatët e tij. Malltezi tha se si Berisha dhe si bashkëshorti i saj janë të burgosur politik. Sipas saj masa e tyre "arrest në shtëpi" po vijohet me argumet se ekziston rreziku i ikjes, sepse kanë mundësi financiare për të ikur.
Ajo shtoi më tej se arsyetimi se Berisha po mbahet nën hetim për shkak të nisjes së hetimit pasuror, nuk është i vërtetë pasi hetimi hetimi ndaj kreut të PD ka 4 vjet që ka filluar.
PJESË NGA DEKLARATA E MALLTEZIT
Baza tjetër për të cilën kërkohet vijimi i masës së arrestit për Berishën është ekzistenca e rrezikut për ikjen. Në fakt në parlament, SPAK tha se masa ndaj Berishës po vendoset se nuk ka respektuar masat e para. Më pas, me urdhër politik ndryshoi vallja dhe SPAK ngre këtë pretendim. Asnjë provë nuk ka për këtë. SPAK thotë se ekziston rreziku i ikjes se i kanë mundësitë financiare. Kaq është argumenti i SPAK. SPAK thotë se duhen zgjatur masat se hetimet janë komplekse, por në fakt e vetmja gjë janë të stërzgjatura janë mashtrimet dhe fshehjet e dokumenteve nga SPAK.
Ju e dëgjuat Dumanit që të thotë se po bëhet hetim pasuror për Berishën. Por hetimi pasuror për Berishën ka nisur që në ditën 1 të regjistrimit penal. Nëse në 9 prill të vitit 2022, Edi Rama kërcënoi SPAK se nëse nuk do hetonte Berishën, do të thoshte se reforma ka dështuar dhe më pas SPAK lëshoi një karikator veprimesh hetimore. Por në dosje ka plot dokumente që lidhen me kërkesë që janë bërë në ISKSH, ASHK, banka dhe institucione të tjera. Pra nuk është e vërtetë që Berisha po mbahet nën hetim se paska filluar tani hetimi pasuror ndaj Berishës.
Jo, hetimi pasuror ndaj Berishës ka katër vjet që ka filluar. Se pse gënjen Dumani, kjo është çështje e tij. Por njeriu nuk duhet të harrojë se deklaratat publike lidhen me integritetin e tij si njeri në radhë të parë, më pas me cilësinë e tij si jurist. Një njeri që gënjen në mënyrë publike, nuk e ka problem ta shkelë ligjin në çfarëdolloj forme. Një njeri që mban në burg një njeri të pafajshëm nuk e ka problem fare të lëshojë një kriminel. Është shumë më e vogël vepra penale e lëshimit të një krimineli nga burgu se ajo e mbajtjes së një njeriu të pafajshëm në arrest pa prova.
SPAK ka thënë se duhet të vijojë arresti se ekziston rreziku i prishjes së provave. Përveç faktit që nuk ka asnjë provë, asnjë përmendje të Berishës, argumenti i vetëm që ofron SPAK dhe që e ka përsëritur gjykata në vendimet e tjera që ka marrë më përpara se kjo është perla, janë të gjithë në unison në gjetjet e tyre: Berisha është është ish-kryeministër, ish-president dhe aktualisht deputet dhe ka mundësi që të prishë provat dhe të influencojë dëshmitarët.
Pra, të kesh qenë një figurë nga më të lartat e hierarkisë shtetërore, qenka shkak për të të futur në arrest. Është shkak për të të futur në arrest, atëherë kur arresti është politik. Kur nuk ka prova. Këta nuk thonë se ekziston kjo provë apo ajo provë. Gjykata duhet të thotë se cilat prova ka tentuar të prishë Berisha. Për Malltezin nuk thuhet fare, ai qëndron në burg si shtesë. Absolutisht asnjë argument për Malltezin.
Për Berishën thuhet se ai është deputet dhe mund të prishë prova. Dmth po vendos një masë se tjetri është deputet i opozitës. A nuk është ky definicioni perfekt i të burgosurit politik sipas rezolutës së Këshillit të Europës të vitit 2012? Kur dikush burgoset në dhunim të garancive themelore të Konventës, për arsye të pastra politike dhe pa lidhje me një vepër penale, në mënyrë diskriminuese. Të gjitha këto i gjeni në çdo faqe të dosjes së klubit Partizani.
TIRANË- Paraditen e sotme grupi parlamentar i Partisë Socialise ka zhvilluar një mbledhje të kryesisë. Mbledhja vjen një dit&eum...
fredi beleri GREQI- Media greke "Kathimerini" ka shkruar një artikull për ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe ...
fredi beleri FIER- Është shtyrë seanca në Gjykatën e Fierit për Fredi Belerin, i cili ka kërkuar lirimin me kusht nga qe...
fredi beleri FIER- Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për Fredi Belerin, i cili ka kërkuar lirim me kusht. Beleri ka mbërritu...
kuvendi TIRANË- Është shtyrë për nesër seanca e posaçme plenare për ndryshimet në qeveri. Deputetët so...
kuvendi TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare. Kjo seancë plenare d...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve t&...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve t&...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve t&...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të...