Dita e 13 e protestës/ Mijëra qytetarët “pushtojnë” Tiranën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeminist...
Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeminist...
Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje 12 Qershor, 13:06 ...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Masivizohet revolta! Protesta zhvendoset edhe në Gjenevë, qindra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama...
Duke folur në konferencë për mediat, Lideri i opozitës theksoi se vendimi nuk lidhet me lobime personale, por është produkt i procedurave ligjore amerikane, duke falënderuar administratën e Presidentit Trump, Sekretarin Rubio, familjen, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Beirsha deklaroi se heqja e përcaktimit të moshyrjes ndaj tij është në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara. Duke folur në konferencë për mediat, Lideri i opozitës theksoi se vendimi nuk lidhet me lobime personale, por është produkt i procedurave ligjore amerikane, duke falënderuar administratën e Presidentit Trump, Sekretarin Rubio, familjen, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij. Gjithashtu Berisha ftoi demokratët dhe qytetarët të vazhdojnë betejën për rikthimin e votës së lirë dhe të opozitës në pushtet.
Për të mos rënë pre e dezinformimit, kjo heqje 'non grata' për qytetarët ta kuptojnë më thjeshtë, apo lejimi i juaj dhe familjes suaj për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, është produkt i lobimit apo është produkt i një vendimmarrje vetëm i Departamentit Amerikan të Shtetit?
Sali Berisha: Është një produkt në përputhje të plotë me ligjet që kanë Shtetet e Bashkuara. Me ligjet e Shteteve të Bashkuara. Këtu nuk do të kemi, sepse...
Keni lobuar apo jo?
Sali Berisha: Një minutë, një minutë. Mund të bësh çdo përpjekje ti, po në qoftë se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara e konsiderojnë jo të përshtatshme për vendin e tyre, çdo gjë përfundon në hiç. Por unë meqë jam këtu thashë, falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio, falënderoj familjen time, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, falënderoj të gjithë anëtarët dhe anëtaret e Partisë Demokratike, mbështetësit e saj, miqtë e mi në Shqipëri dhe kudo që janë, për solidaritetin e tyre të jashtëzakonshëm që kanë treguar ndaj meje në sagën time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor. Falënderoj ata 500 mijë shqiptarë që në kushte më të vështira, më të jashtëzakonshme të farsave të shëmtuara elektorale, votuan Partinë Demokratike dhe Sali Berishën me mbi gjysmë milion votash. Ndaj dhe unë ftoj qytetarët, demokratët dhe demokratet të vazhdojmë betejën tonë gjer në realizimin e misionit tonë, rikthimin e votës së lirë dhe të opozitës në pushtet./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas interesit të gazetarëve për vendimin e SH...
"Dënoj gjithashtu provokacionet e ulëta të Edi Ramës ndaj protestuesve, epitetet, fiksimet, halucinacionet e tij. Njëherë i para...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të heqë dorë menjëher...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë d...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehu ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar heqjen e “non gratës” nga SHBA, duke e cil...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka uruar anëtarët e Partisë Socialiste me rastin e 35-vjetorit të themelimit të ...
Sali Berisha TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar ndaj pretendimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali...
Meta- Kryemadhi TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 8 prillit, duke rrëzuar me shumicë votash kërkesën e ish-P...
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca e stome plenare. Përjashtimi i tij erdhi pas dis...