Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sali Berisha doli para kamerave duke firmosur më 13 Maj një kërkesë për mocion urgjent me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e tij publike për Bashkimin Europian. Që u rrëzua (publikisht të paktën)!
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë; asnjë komunikim apo bashkëpunim me paraardhësin e tij në detyrë, Sali Berisha. Zyrtarisht, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të socialistëve tha se maxhoranca nuk do të pranojë për shqyrtim asnjë dokument që mban firmën e deputetit Sali Berisha, për shkak se sipas tij ai është shpallur non-grata nga Amerika. Megjithatë Berisha e bëri tijën. Dy herë madje.
Sali Berisha doli para kamerave duke firmosur më 13 Maj një kërkesë për mocion urgjent me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e tij publike për Bashkimin Europian. Që u rrëzua (publikisht të paktën)! Më pas, kërkoi edhe votim për njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, rezolutë që po ashtu u rrëzua me shumicë votash në Kuvend.
E mesa duket dhe Berisha është tërhequr. Në kërkesën e deputeteve të opozitës që është protokolluar në Kuvend me nr. 1802, datë 13.05.2022, mungon firma Berishës. Në dokumentin që është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend është hedhur firma e Petrit Vasilit, Erisa Xhixhos, Monika Kryemadhit, Tritan Shehut, Edmond Spahos, Oerd Bylykbashit, Albana Vokshit, Belind Këllicit, Edi Palokës dhe Flamur Nokës. Berisha nuk është askund.
Duke qenë se kërkesa nuk është firmosur nga Sali Berisha ajo është përfshirë menjëherë në procedurë parlamentare dhe do të shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarëve më datë 17 Maj, ora 10:00, për t’u parë nëse do të kalohet nga socialistët.
E sa i përket debateve me Ramën, Berisha duket se do të varet për të marrë fjalën vetëm për replikë, nëse ndonjë nga socialistët i përmend emrin. Megjithatë Dosja.al u interesua pranë zyrës së shtypit për të mësuar më shumë detaje lidhur me lëvizjen e Berishës, por deri më tani "Rithemelimi" ka zgjedhur që të mos komentojë.
(k.m/dosja.al)
Sali Berisha LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar paraardhësin e tij Edi Rama, pasi ky i fundit tha se do ndaj nga Maqedoni...
Sali Berisha LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në tekstet shkollore duhet të futën krime e komunizmit në vend. ...
Sali Berisha LEZHË- Një demokrat gjatë takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se e do atë më shumë se sa...
Sali Berisha LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk e pranoi rezolutën për dënimin e gjenocidit...
Sali Berisha LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se beteja që ata kanë është për të siguruar që vota ...
Sali Berisha LEZHË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ata kanë arritur një fitore të madhe kundër autokracisë. Gj...
Foto nga mbërritja në Tiranë TIRANË- Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbërritur në Tiranë nën masa ...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e përfundimit të ...
Pamje nga takimi LAÇ- Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i cili do të garojë përballë ish-kr...
Sali Berisha dhe Agron Kapllanaj FIER- Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka vendosur që t'i p&e...