LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Gjuha politike e Ramës e padenjë për një shtetar, lideri më i dobët në Europë

Berisha deklaron se Rama ka turpëruar vendin dhe çdo shqiptar me me komunikimin e tij, që për kreun e PD-së, nuk është hera e parë që e bën.

25 Qershor 2022, 13:03 Nga A.B
Berisha: Gjuha politike e Ramës e padenjë për një shtetar,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan gjuhën politike të përdorur nga kryeministri Edi Rama si të padenjë për një shtetar. Përmes një shkrimi të bërë në rrjetin e tij social, Berisha thotë se Rama ka turpëruar vendin dhe çdo shqiptar me me komunikimin e tij, që për kreun e PD-së, nuk është hera e parë që e bën. Ish-kryeministri ka renditur disa pika që sipas tij dëshmojnë se Rama ka probleme me figurën e qeverisjen. Një prej tyre, e listuar nga Berisha, e cilëson kreun e qeverisë si më të dobëtin në Europë, ndërsa një tjetër e konsideron si arrogant dhe të korruptuar. 

POSTIMI I BERISHËS:

Gjuha politike e Rames e padenje per nje shtetar. Ajo turperon dhe ka kosto per vendin dhe çdo shqiptar. Te dashur miq, nuk është hera e parë që komunikimi, fjalori dhe etika e Edi Rama, brenda dhe jashtë Shqipërisë, eshte e padenje dhe ordinere.

Gjuha politike e papranueshme e Ramës, e paprecedent dhe e papërgjegjshme, si e asnje kryeministri tjeter ne Europe e përdorur në Samitin e BE-së, si dhe sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Bullgarisë, deshmojne një sërë problemesh thelbësore për figurën dhe qeverisjen e tij:

1. Rama, i klasifikuar nga politika, gazeta me influente ne Bruksel dhe ëashington si lideri me i dobet ne Europe, është një politikan inferior, politikisht dhe intelektualisht, në rajon e më gjerë, i cili perpiqet te zëvendësoje mangesite e medha here me veshje bizare per protokollet zyrtare dhe here te tjera me sharje, etiketime dhe me palaçollëqet e nivelit më të ulët të përfaqësisë së një vendi anëtar në NATO.

2. Arroganca dhe injoranca e Ramës e nxjerr zhveshur nga kostumi politik, dhe, siç e dimë të gjithë, ai nuk para e ka problem lakuriqësinë.

3. Ai dhe qeveria e tij, më të korruptuarit në Europë, janë të vetmit përgjegjës për JO-në e radhës nga BE-ja. Shqipëria përsëri nuk e mori dritën jeshile të anëtarësimit në Union dhe për këtë sigurisht që ka fajtorë. Kete ai perpiqet te mbuloje duke terhequr vemendjen me gjera te tjera.

4. Kreu i shtetit shqiptar, Kolumbisë së Europës, vendi ku qeveria nuk zhvillon zgjedhje te lira ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga problematikat shkatërrimtare që ka sjellë në vend, duke bërë që mediat europiane dhe vendase të flasin për gjuhën e përdorur dhe jo arsyet reale përse Rames iu refuzua për të treten herë hapja e negociatave

5. Bullgaria as që nuk do tja dijë për demagogjinë dhe katallogjet me piktura që Rama shpërndan nëpër takime lart e poshtë, prandaj edhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë del me deklaratë publike kundër qëndrimeve të Ramës në Bruksel.

6. Përgjigja e pafre e Ramës ndaj Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, po me të njëjtën gjuhë të një diletanti e dështaku politik, tregon edhe njëherë se Rama ka për qëllim izolimin e Shqipërisë ne Ballkanin e Putinit dhe jo hapjen e saj drejt BE.

7. Hipokrizia e Ramës shkon deri në pikën kulmore sa të flasë në "interes" të Kosovës ndërkohë që vllazëron me Vuçiçin për projektin e tyre të "Balkanit te Hapur idenë e rikthimit të ish Jugosllavisë nëpërmjet tij.

8. Rama është politikani më i paditur, me i deshtuar në historinë e tranzicionit shqiptar, në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve me jashtë. sb

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?