4 Qershor 2025, 13:54
Nga N.F
Berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Brukseli u shpreh se PD ka një betejë shumëplanëshë duke denoncuar farsën elektorale tek faktori ndërkombëtar dhe të vijojë betejën në Shqipëri. Sipas tij zgjedhjet janë sa kombëtare po aq edhe ndërkombëtare. Ai shtoi se PD krahas dimensionit ndërkombëtar, ka edhe dimensionin diasporë. Berisha thekson se pa një revoltë e jashtëzakonshme tek qytetarët shqiptarë.
"Detyrimisht duke qenë palë në zgjedhje, ti pretendimet e tua duhet t’i verifikosh dhe vërtetosh me opinionet e miqve dhe aleatëve tu. Por, në rrafshin tjetër, çështjen e zgjidhin shqiptarët. Unë e them, miqtë tanë, faktori ndërkombëtar, forcat demokratike e damkosin Edi Ramën si të tillë, por për të larguar Edi Ramën, e largojnë vetë qytetarët shqiptarë.
Në këtë betejë, kësaj radhe PD, krahas dimensionit ndërkombëtar, ka edhe dimensionin diasporë. Unë e pashë, një revoltë e jashtëzakonshme tek qytetarët shqiptarë, shtetas të Belgjikës, të cilëve vota iu është përvetësuar, vota iu është dhunuar nga regjimi i Tiranës," tha ai.
I pyetur se si e shikon paralajmërimin e McAllister, i cili tha se edhe Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian do të dërgojë një mision faktmbledhës në Shqipëri, Berisha tha se e përshëndet këtë vendim. Sipas tij kjo është një mbështetje e madhe për përpjekjet e shqiptarëve për demokraci.
"E konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishëm. Në qoftë se në harkun kohor të 24 orëve, njoftohen dy misione faktmbledhëse kjo tregon se Shqipëria tashmë është një emergjencë, është një e sëmurë mbi të cilin ka një fokus të madh nga tempulli i demokracisë, nga Brukseli. Nga Parlamenti Europian," tha ai.
Berisha u pyet edhe për prezencën e përfaqësuesve të mazhorancës në Komisionin e Jashtëm. Ai u shpreh se prezenca e tyre është nësoj sikur qeveria të niste dy spiunë.
"Ardhja e tyre ishte njëlloj sikur qeveria të niste dy spiunë. Por morën përgjigjen më të mirë, qoftë në Komisionin e Jashtëm, kështu edhe nga Asambleja Politike e PPE," përfundoi ai.
berisha
Politike
4 Qershor 2025, 13:37
r.ll
sali berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Brukseli për raportin e Parlamentit Europian për zgjedhjet p...
Politike
4 Qershor 2025, 12:32
I.A
Michael Gahler
STRASBURG- Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme n&eu...
Politike
4 Qershor 2025, 12:23
I.A
David McAllister
STRASBURG- Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian David McAllister ka sygjeruar ditën...
Politike
4 Qershor 2025, 12:06
I.A
Michael Gahler
STRASBURG- Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme në P...
Politike
4 Qershor 2025, 11:28
I.A
Andreas Schieder
STRASBURG- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Andreas Schieder ka deklaruar se duhet një...
Politike
4 Qershor 2025, 11:30
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Ka dështuar për herë të 26-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe në seancën ...
Politike
4 Qershor 2025, 11:20
N.F
Berisha
TIRANË- Krye i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me delegacionin e PD-së kanë zhvilluar një takim me an&eum...
Politike
4 Qershor 2025, 11:18
I.A
Parlamenti Evropian
STRASBURG- Komiteti i Punëve të Jashtme ka miratuar ditën e sotme raportin për Shqipërinë. Në mbledh...
Politike
4 Qershor 2025, 11:17
Ilda Hoxha
foto ilustruese
TIRANË- “Kur kisha nënën tek Trauma, veç lekë kërkonin dhe të drejtonin: shko merr këtë...
Politike
4 Qershor 2025, 09:35
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin e zhvilluar në lidhje me fazën e dytë t&...