LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edhe sot ka ambasadorë dhe zyrtarë të lartë në Bruksel që janë të zemëruar me mua pse unë flas për narkoshtet

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kryedemokrati tha se droga ka qenë më e dëmshme se çdo ideologji apo pushtues për vendin, duke nisur nga mbjellja masive e kanabisit në vitin 2015 që u përhap nga Pogoni deri në thellësitë e Alpeve.

15 Nëntor 2025, 13:10 Nga E. D
Berisha: Edhe sot ka ambasadorë dhe zyrtarë të lartë në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se edhe sot ka ambasadorë dhe zyrtarë të lartë në Bruksel që janë të zemëruar me të, për shkak se ai denoncon hapur fenomenin e narkoshtetit në Shqipëri. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kryedemokrati tha se droga ka qenë më e dëmshme se çdo ideologji apo pushtues për vendin, duke nisur nga mbjellja masive e kanabisit në vitin 2015 që u përhap nga Pogoni deri në thellësitë e Alpeve.

"Pyetja juaj është një pyetje themelore, por kjo qeveri u mbështet në procesin e ndërtimit të narkoshtetit, siç e dini ju. Unë u them qytetarëve shqiptarë se më toksike se çdo ideologji, më e egër se çdo pushtues për qenien shqiptare është droga, droga dhe vetëm droga. Shqipëria në vitin 2015 u mboll me kanabis nga Pogoni gjer në thellësitë e Alpeve dhe kjo u bë në sytë e të gjithë botës dhe disa e nxitën dhe të tjerë heshtën.

Dhe nga ai vit, miliardat e drogës jo vetëm që nuk krijojnë vende pune, po shkatërrojnë me mijëra vende pune, shkatërrojnë eksportet, shkatërrojnë prodhimin industrial, prodhimin bujqësor dhe shqiptarët vetëm largohen.
Pra, ky ishte një proces në të cilin duhet ta pranojmë, opozita nuk kishte fuqi, nuk e ndaloi dot. Por opozita direkt nuk u bë bashkëautore në këtë proces. Jo, nuk mund të themi.

Pra, procesi themelor i transformimit të Shqipërisë ishte ndërtimi i narkoshtetit dhe pastaj Edi Rama, një pasardhës xhelatërish komunist, i vendosur të mos dorëzojë pushtetin me asnjë çmim, me asnjë kusht. Kështu që kjo që ndodhi para syve të mbarë botës. Dikush e ndihmoi Edi Ramën ta bëjë këtë, të ndjerë e ndihmuan me heshtje. Edhe sot ka ambasadorë, ka zyrtarë të lartë edhe në Bruksel që janë të zemëruar me mua pse unë flas për narkoshtet.

Ndërkohë kur droga është bërë faktor shkatërrimtar për qenien tonë kombëtare, është bërë faktor shkatërrimtar për demokracinë shqiptare. Është faktor më i fuqishëm se çdo parti politike në rezultatin e zgjedhjeve. Ndaj dhe kjo betejë është një betejë e vështirë, por një betejë që nëse nuk e luftojmë, OKB ka parashikim të kobshëm për Shqipërinë. Ka parashikim që Shqipëria do shkojë drejt shuarjes si komb dhe si vend," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim