LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Betejat që po zhvillohen në PS janë të tmerrshme! Përballjet kanë zbritur deri tek zonjat Veliaj dhe Rama

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se tek Partia Socialiste po zhvillohet një betejë e tmerrshme midis tyre. Berisha foli edhe foton e publikuar nga ai të Klajdi Meçes, sekserit midis Altin Dumanit dhe Erion Veliajt.

27 Dhjetor 2024, 13:45 Nga N.F
Berisha: Betejat që po zhvillohen në PS janë të tmerrshme!
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferenë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se tek Partia Socialiste po zhvillohet një betejë e tmerrshme midis tyre. Berisha foli edhe foton e publikuar nga ai të Klajdi Meçes, sekserit midis Altin Dumanit dhe Erion Veliajt.

Ai theksoi se e publikoi këtë foto, si dëshmi e lidhjes së ngushtë mes Dumanit dhe Veliat që u vërsulën se Berisha ka bërë krim se ka publikuar foton e zonjës Dumani.

Fjala e Berishës:

Do të ju sqaroj edhe një moment, se dua ti them të vërtetat siç janë. Aty po zhvillohet një betejë e tmerrshme midis tyre. I patë ju skenat në parlament, ajo ishte betejë mes tyre shumë e egër. E patë Elizën që kërceu vallen e fundit mbrëmë, aktive shumë edhe kjo në këtë betejë. Pra çfarë ndodhi ajo që patë në parlament ju. Ndodhi një gjë që nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite. Ndodhi që një deputet thërret një ministër në interpelancë, apo kryeministër, apo një person tjetër dhe interpelanca bëhet. Rregullorja e parlamentit neni 81 i saj, përjashton në mënyrë kategorike intepelancë tjetër për atë çështje brenda 6 muajve. Nuk mund të thirret.


Lubia ishte thirrur nga Elda Hoti 1 muaj para për atë rrugë, për rrugën Ura e Limuthit-Thumanë, Elda Hoti ishte njeriu që kishte protestuar në mënyrën më të fuqishme gjersa u bë riadaptimi i projektit. Elda Hoti i shtroi çdo çështje, por tani Eliza e cila është pëllumbesha që është në krahun e Lalë vjedhësit, për ta kryqëzuar edhe njëherë Lubinë para shqiptarëve i vendos në rend dite një interpelancë që nuk mund ta vendoste në mënyrë absolute pa kaluar 6 muaj. Pse e them unë këtë, e them se nuk mund të përdoret rregulloja e parlamentit për luftë të brendshme. Këta i hanë kokat njëri tjetrit. Dhe këtë e bëri Spiropali. Ju siguroj që e ka vallen e fundit.


Unë e di se, sapo të dalim nga kjo sallë zelltarët, në media të Edi Ramës dhe jo vetëm atij, do të ndërmarrin një sulm të egër kundër meje se po publikoj foto personale. Kështu bënë kur unë vura në Facebook foton e Klajdi Meçes, sekserit midis Altin Dumanit dhe Erion Veliajt dhe që është kushëriri i parë i zonjës Dumani, dhe ai e kishte postuar në Facebook e tij, një foto me zonjën Dumani dhe Altin Dumanin në ditëlindjen e këtij të fundit. E kishte postuar në Facebook dhe FB është mjet publik, nuk ka. Dhe tani pse unë publikova këtë foto, si dëshmi e lidhjes së ngushtë, urë mes Dumanit dhe Veliat u vërsulën se paskam bërë krim se paskam publikuar foton e zonjës Dumani dhe ajo minorene nuk ishte që ti vija një shirit fund i fundit, se po të ishte do ta vija, por ajo është nënë fëmijësh kështu që nuk kishte asnjë problem.


Por këtu ju mendoni se kjo, këtu është gracka. Shikoni me vëmendje këtë foto. Ju të gjithë mendoni se, kjo është Linda Rama. Jo nuk është Linda Rama. Kjo është Louise Cazzal dhe zonja Verliaj që e poston këtë kastile, Velica për ti quar nervat asaj, ka marrë me dhjetëra komente ku i thonë paske dalë me zonjën e parë. Nuk i përgënjeshtron në asnjë rresht. Këto duhet ti ndiqnit ju, jo unë. Është e vërteta apo jo. Unë betejën e vazhdoj. Ja urdhëro se gjer ku zbret lufta. Tani ç’ndodhi. Zonja Rama i tha rri me Louise Cazzal. Unë nuk them se, kjo foto kishte rol kryesor, por edhe pa rol nuk është. Se unë 100 herë do ta vlerësoja si foto të zonjës së parë dhe të dytë në atë pamjen e parë. E kuptoj që zelltarët do të më kritikojnë, por e kanë më kot, se këto janë të gjitha nga burime publike.

berisha rama ps

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik