LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Bashkimi i demokratëve dhe protesta e 20 shkurtit fundi i Edi Ramës

Berisha ka thënë se bashkimi i demokratëve është pritur tmerrësisht keq nga Edi Rama, të cilin e cilësoi bashkë me qeverinë e tij si kreun e një organizate kriminale.

12 Shkurt 2024, 20:28 Nga S.N

 

Berisha: Bashkimi i demokratëve dhe protesta e 20 shkurtit fundi i Edi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur për protestuesit në tubimin e përditshëm përpara banesës së tij, rreth bashkimit të Partisë Demokratike. Ai ka theksuar se bashkimi nuk ishte i thjeshtë pas përplasjeve të forta.

Sipas Berishës, Rama përpiqet të kërcënojë me zgjedhjet pasi është tepër i tronditur nga bashkimi, por ai thotë se zgjedhjet do të bëhën kur të dojë opozita. Berisha ke cekur në fjalë e tij protestën e paralajmëruar nga PD në 20 shkurt, duke thënë se do të jetë fitorja e opozitës.

Fjala e Plotë e Sali Berishës:

Theksoj se ky bashkim nuk ishte i thjeshtë pas përplasjeve të forta të vjeshtës së vitit 2021, por ky bashkim ishte bashkimi më i natyrshëm i politikanëve të përgjegjshëm, atdhetarë, demokratë, të mandatuar nga elektorati i PD. Ky bashkim ishte akti më i përgjegjshëm para zgjedhësve shqiptarë, dhe në veçanti para jush, demokratë të këtij vendi.

Ky bashkim është padyshim akti më i mirëpritur për çdo demokrat që pa përfaqësuesit e tij të bashkohen në mbrojtje të interesave të tij dhe që shohin te ky bashkim rrugën më të sigurtë drejt fitores. Por duhet të jeni të sigurt se ky bashkim është pritur me tmerr nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, i cili bëri gjithçka, përdori mjetet më antidemokratike, mohimin e të drejtave themelore të deputetëve, arrestimin e liderit të PD, vetëm që ky bashkim të mos ndodhte. Edi Rama, sot i tronditur gjer në shpirt, përpiqet të kërcënojë me zgjedhje.

I them Edi Ramës se zgjedhjet do bëhen kur të dojë opozita dhe se ti ke fundin tënd.
20 shkurti është dita e triumfit të opozitës. Së fundmi miqtë e mi, ky bashkim i politikanëve, deputetëve tuaj, në diversitet, në shumësi mendimesh, e bëjnë forcën tonë politike më demokratike, më të fortë se ndonjëherë. Ky bashkim tregon se opozita është sot gati për fitore. Se opozita ka zgjuar luanin e fjetur të shqiptarëve dhe se me 20 shkurt, nis betejën pa kthim në sheshet e Tiranës kundër diktaturës së Edi Ramës.

Më 20 shkurt, shqiptarët, demokratë, të paparti, socialistë të zhgënjyer, të gjithë në këmbë, të gjithë në Tiranë për të inauguruar pranverën e demokracisë. Më 20 shkurt, beteja jonë fitimtare ta bëjmë Shqipërinë si Europa, Zoti ju bekoftë ju, shqiptarët, Shqipërinë, PD-në. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!

sali berisha pd

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim