LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Banalistët krahasojnë të pakrahasueshmen, në Hungari nuk u arrestuan liderët e opozitës

Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se në Hungari nuk u arrestuan liderët e opozitës në vitin zgjedhor siç ndodhi në Shqipëri dhe në Tunizinë e Zajedit.

17 Prill 2026, 20:21 Nga E.d
Berisha: Banalistët krahasojnë të pakrahasueshmen, në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi poshtë pretendimet se opozita shqiptare nuk ka fuqinë e opozitës së Hungarisë. Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se në Hungari nuk u arrestuan liderët e opozitës në vitin zgjedhor siç ndodhi në Shqipëri dhe në Tunizinë e Zajedit.

Lideri i opozitës tha se në Hungari, mediat komerciale më të shikuarat në vend ishin të rreshtuara në anën e opozitës dhe TikToku nuk u bllokua si në Shqipëri. Berisha theksoi se në qytetet e Hungarisë, votën e qytetarëve nuk e kontrolluan kartelet më të rrezikshme të drogës siç e kontrolluan në qytetet e Shqipërisë.

Sali Berisha: Mirëpo kjo tregon se në Shqipëri ka vetëm një forcë që sot mbart jo vetëm idealet demokratike të mbarë shqiptarëve, por përfaqëson guximin shqiptar. Ka vetëm një forcë që sot qëndron e pamposhtur ndaj sulmeve të egra të narkoshtetit. Ka vetëm një forcë që sot ngrihet mbi frikën dhe dhunën në betejën për interesat, për dinjitetin e shqiptarëve, liritë e tyre. Dhe kjo forcë është Partia Demokratike.

Ndaj dhe unë, për mundin, sakrificën tuaj, për guximin dhe shpirtin e pamposhtur, por sidomos për shërbimin ndaj kombit në këtë kohë të vështirë kam falënderimin më të madh, nderimin më të sinqertë për ju misionarë të vërtetë të shpëtimit të Shqipërisë, Zoti u bekoftë ju dhe familjet tuaja. Të dashur miq, këtë javë banalistët, sahanlapirës, puthadorë të shumtë të regjimit kanë vërshuar në studiot e medieve të kontrolluara nga Rama me tezën se opozita shqiptare nuk ka fuqinë e opozitës së Hungarisë, e cila solli rotacionin pas 16 viteve pushtet të Fidesz në atë vend.

Por miqtë e mi, ka një ndryshim thelbësor midis opozitës në Hungari dhe opozitës në Shqipëri, që nuk e përmend fare mafia e zezë e fjalës së lirë, e cila trillon, manipulon, mashtron 24 orë në 24 orë, shtatë ditë në javë opinionin publik për të mbrojtur padrinon e tyre, regjimin që i ushqen. Ata krahasojnë të pakrahasueshmet. Në Hungari, nuk u arrestuan ndonjëherë liderët e opozitës në vitin zgjedhor siç ndodhi në Shqipëri dhe në Tunizinë e Zajedit.

Nuk u mor vula dhe logoja e partisë kryesore opozitare me urdhër politik. Në Hungari, qeveria nuk shpërndau 100 euro për çdo pensionist për të blerë votën në mesin e fushatës elektorale siç bëri Edi Rama në Shqipëri. Në qytetet e Hungarisë, votën e qytetarëve nuk e kontrolluan kartelet më të rrezikshme të drogës siç e kontrolluan në qytetet e Shqipërisë me miliardat e tyre të krimit. Në zgjedhjet në Hungari, qeveria nuk fali gjoba dhe kamat e dhjetë viteve prej 2 miliardë eurove, dy ditë para zgjedhjeve, siç bëri narkodiktatori i Tiranës në zgjedhjet e fundit.

Në Hungari, mediat komerciale më të shikuarat në vend ishin të rreshtuara në anën e opozitës dhe TikToku nuk u bllokua Kurse në Shqipëri, në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, 90 përqind e medieve kontrollohen nga Edi Rama dhe mbjellin çdo ditë censurë, mashtrim, manipulim, trillim për opozitën. Atje TikToku nuk u bllokua si këtu. Së fundmi, do u rikujtoj të dashur miq, ju dhe mbarë shqiptarët, se në Hungari, ministri i Drejtësisë, madje dhe vetë presidenti i republikës, të gjetur para një akti të konsideruar skandal nga shoqëria e atij vendi, falja që ata i bënë një delinkuenti që nuk duhej falur, dhanë dorëheqjen brenda pesë orëve dhe u paraqitën para drejtësisë.

Kurse në Shqipëri, Lubia me afera që arrijnë në 1.2 miliardë euro, dhe Edi Rama bashkëaksioner në 62 përqind të këtyre aferave, jo vetëm nuk dha dorëheqjen, por përkundrazi shkelmoi vendime, u përplasi dyert prokurorisë dhe gjykatave dhe u tha shqiptarëve se çështja Balluku ëshët e mbyllur. Edi Rama, ja ku jemi këtu për të dhënë fjalën këtu se ne kurrë nuk e mbyllim çështjen Balluku, çështjen tënde dhe fundi yt do jetë para gjykatës./Dosja.al

sali berisha pd protesta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet