LIVE UPDATES
Politike

"Sot mblidhemi këtu për shpëtimin e vendit nga qeveria e Ramës", Berisha: Jemi shpresa e vetme për Shqipërinë

Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se protesta e sotme nuk është vetëm një kryengritje kundër diktaturës, por si një alternativë e shkëlqyer politike.

17 Prill 2026, 20:18 Nga E.d
"Sot mblidhemi këtu për shpëtimin e vendit nga qeveria e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD-ja është shpresa e vetme për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se protesta e sotme nuk është vetëm një kryengritje kundër diktaturës, por si një alternativë e shkëlqyer politike.

Lideri i opozitës theksoi ndër të tjera, se opozita provoi gaz lotsjellës dhe plumba gome në protestat e fundit, por sërish ka dalë triumfuese.

Berisha akuzoi Ramën se kontrollon mediat dhe ushtron presion mbi punonjësit dhe familjet e tyre. Sipas tij, Rama kërcënon qytetarët me vendin e punës, me falimentimin e biznesit dhe me falimentimin e fermave.

Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokratë e demokratë, të nderuar deputetë dhe aleatë të PD, të dashur opozitare e opozitarë, shqiptare e shqiptarë në këtë shesh dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju misionare dhe misionarë të pamposhtur të Shqipërisë. Sot ne mblidhemi këtu jo thjesht si një opozitë në këmbë dhe kundër diktaturës autokratike me serialin më të fuqishëm të protestave, kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur në 25 vitet e fundit. Sot ne mblidhemi këtu jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike.

Sot ne mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, sot është më e qartë se kurrë për çdo shqiptar, për miqtë e Shqipërisë në botë, të cilët duan që ky vend të dalë sa më parë nga kjo lëngatë e keqe që po e shkreton dhe shkatërron trupin e saj. Këtë e provuan pa dyshim seriali i fuqishëm i protestave më gjigante që ka njohur Shqipëria.

Në kryengritjen paqësore të kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë guximtarë u përballën në rrugët dhe sheshet e Tiranës si të pamposhtur për orë të tëra, dhëmb për dhëmb me regjimin. U përballën me ujin e helmuar, gazin lotsjellës, shkopinjtë dhe plumbat e gomës, por triumfuan. Por që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë u bë akoma më e qartë si drita e diellit të nesërmen e protestës tonë të kaluar. Një protestë e thirrur nga njerëz të nderuar, nga shoqëria civile në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë kundrejt rritjes së madhe të çmimit të naftës, në orën e thirrur u paraqitën vetëm dhjetëra qytetarë.

Absolutisht çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij, është prekur nga rritja e çmimit të naftës. Po pse nuk pati pjesëmarrje në një protestë të thirrur nga shoqëria civile? A ka pakënaqësi midis shqiptarëve? Po, ka pakënaqësi dhe të madhe shumë. A janë çmimet e naftës në Shqipëri më të lartat në Europë? Po, ato janë ndër më të lartat në Europë dhe në botë. A janë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve më të ulëtat në rajon? Po, ato janë më të ulëtat në rajonin tonë.
A është taksa e Ramës mbi litrin e naftës taksa më e lartë në botë? Po, këtë askush nuk e do, por askush nuk e mohon. Atëherë përgjigjja është ajo që opozita e ka ngritur në mënyrë të përsëritur vitet e fundit dhe që banalistët, kriptoramistët e fshehin nga ju.

E fshehin nga shqiptarët. Shkaku i asaj proteste është frika, frika, të cilën ka ngulur gjer në palcë të shqiptarëve. Njerëzit nga frika nuk guxuan të dalin në protesta për të mbrojtur interesat e tyre. Edi Rama me sistemin e patronazhistëve, me presionin mbi punonjësit dhe familjet e tyre, me arrestimin e dhjetëra mijëra qytetarëve për faturat e dritave dhe ujit, me diferencimin politik të tipit të një pushtuesi, me propagandën e tij toksike që shpërndahet nga mediat kryesore të kontrolluara prej tij, ka instaluar njësoj si etërit e tij të mëparshëm frikën tek shqiptarët. Duke i kërcënuar ata me vendin e punës, me falimentimin e biznesit, me falimentimin e fermave, shkurt, duke i kërcënuar ata me kafshatën e gojës./Dosja.al

sali berisha pd protesta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet