LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Balluku ka disponuar 12 miliardë euro, vetëm 1 miliard janë investuar, të tjerat janë zhdukur

Gjatë fjalës së tij në takimin me Departamentin e Çështjeve Sociale, Berisha u shpreh se Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në botë, në të cilin investimet publike zhduken nga 90 në 100 përqind të tyre.

27 Mars 2026, 18:52 Nga E.d
Berisha: Balluku ka disponuar 12 miliardë euro, vetëm 1 miliard
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Belinda Balluku ka disponuar gjatë periudhës së saj si ministre dhe zëvendëskryeministre, 12 miliardë euro, ku vetëm 1 miliard janë investuar dhe të tjerat janë zhdukur.

Gjatë fjalës së tij në takimin me Departamentin e Çështjeve Sociale, Berisha u shpreh se Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në botë, në të cilin investimet publike zhduken nga 90 në 100 përqind të tyre.

Lideri demokrat tha se 60 përqind, shqiptarët janë qytetarët që paguajnë më shumë në Evropë nga xhepi i tyre për shëndetin e tyre. Ai tha se për pensionistët është gjetur një formulë mashtrimi elektoral. Sipas tij ata marrin 50 euro për vota e tyre në zgjedhjet lokale dhe 100 euro vota e tyre në zgjedhjet e përgjithshme. 

Sali Berisha: Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në botë, nuk mund të them me siguri se është, në të cilin investimet publike zhduken nga 90 në 100 përqind të tyre dhe këto janë të dokumentuara. Pra, plaçkiten nga zyrtarët më të lartë të vendit. Asgjë nuk mund të mbulojë, nuk mund të mbyllë gropën më të zezë të ekziston në historinë e këtij vendi, në kryeqytetin e vendit, djegësin e Tiranës. 130 milionë euro të zhdukura pa nam dhe nishan.

Të zhdukura nga një kompani e përzgjedhur nga Edi Rama, e cila vetëkuptohet ka marrë vetëm shpërblimin e emrit, se 130 milionë euro i morën ata që i nxorën nga thesari i shtetit dhe i dërguan në bankat offshore. Për 5 vite, në këtë vepër publike, pavarësisht se nga thesari i vendit disbursoheshin dhjetëra milionë në vit, nuk u hodh një tullë dhe në krye të 6 viteve nuk ka një themel. Dhe prokuroria nuk ka arritur të gjejë, të rikuperojë as dhe një qindarkë.

Nuk është si shumë në vlerë më i madhi djegësi i Tiranës, por është më i dukshmi, më i qarti. Shuma kolosale, qindra e qindra milionë janë vjedhur në vepra të tjera publike, miliarda. Vetëm Lubi Balluku ka disponuar gjatë periudhës së saj si ministre dhe zëvendëskryeministre, 12 miliardë euro. 12 miliardë euro, në mënyrë absolute, në çdo lloj kontrolli, nuk shkojnë kurrë më shumë se 1 miliard investime në publike, të cilat janë shembur njëra pas tjetrës. Janë zhdukur.

Ndërkohë, shqiptarët varfëroheshin dhe varfërohen çdo vit e më shumë. Shqiptarët sot 760 mijë pensionistë, përveçse një grup i vogël, nuk mund të përballojnë në mënyrë absolute mjekimin me ilaçet e përditshme. Nuk i marrin dot. Me ilaçet, me çmime stratosferike. 60 përqind, shqiptarët janë qytetarët që paguajnë më shumë në Evropë nga xhepi i tyre për shëndetin e tyre.

Kudo paguajnë njerëzit, qytetarët për shëndetin e tyre, por paguajnë një përqindje të caktuar. Dhe kjo përqindje në Shqipëri iu është rritur dhe është sot më e larta, çka do të thotë se kanë si alternativë pamundësinë e mjekimit, pamundësinë e blerjes së ilaçeve. Për pensionistët është gjetur një formulë mashtrimi elektoral. 50 euro vota e tyre në zgjedhjet lokale, 100 euro vota e tyre në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërkohë, kontot bankare të qeveritarëve shkojnë qindra milionë dhe miliarda./Dosja.al

sali berisha belinda balluku pd

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026