LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Zyrtarët e tjerë janë dënuar me burg, kurse Irena Gjoka u shfajësua me porosi të Edi Ramës

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se në rastin e gjyqtares Irena Gjoka, institucionet e drejtësisë po veprojnë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke e trajtuar ndryshe nga zyrtarë të tjerë që janë dënuar për raste të ngjashme.

27 Mars 2026, 13:34 Nga I.A

Berisha: Zyrtarët e tjerë janë dënuar me burg, kurse Irena

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për standarde të dyfishta në zbatimin e ligjit. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se në rastin e gjyqtares Irena Gjoka, institucionet e drejtësisë po veprojnë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke e trajtuar ndryshe nga zyrtarë të tjerë që janë dënuar për raste të ngjashme.

Kreu i PD-së theksoi se ky rast, përbën një shembull të qartë të mungesës së barazisë para ligjit dhe të një qasjeje selektive nga ana e drejtësisë. Sipas Berishës, kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve dhe besueshmërinë e tyre, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi për mënyrën se si trajtohen çështje të tilla në raport me ligjin dhe standardet e vendosura më parë.

'SPAK kërkon të shfajësojë Irenën me porosi të Edi Ramës se nuk ka pasur dijeni për dënimin penal në Greqi, mirëpo në të gjitha rastet përveç Irenës, ata që kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni, nuk u është marrë parasysh, por janë dënuar. I tillë është rasti i gjykatësit Thanza. I tillë është rasti i Kreshnik Hajdarit, ish-kryetarit të Bashkisë së Kuçovës. Por për Irenën e Edi Ramës, ligji është tjetër sepse është urdhri i Ramës. Unë u kam thënë ju se drekat e saj të shpeshta në lokalin e thjeshtrës me Linda Ramën janë bërë gosip i të gjithë lagjes ku unë banoj. Spak fshihet dhe nuk shprehet fare për dy dëbimet, të cilat në ligjet shqiptare janë të detyrueshme të deklarohen. Nuk shprehet as për prokurën e firmosur nga vetë Irena, që tregon se jo vetëm ka pasur dijeni të plotë, por ka angazhuar edhe avokatin në Greqi. Avokati hapi çështje ligjore në gjykatën e Athinës, siç është treguar në media, dhe gjykata ia rrëzoi se duhej ta ngrinte në gjykatën e Janinës. Spak fshihet dhe nuk shprehet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit që edhe sot përbën krim në vazhdim. Spak fshihet dhe nuk shprehet për falsifikimin e formularit të vetingut. Nuk ka deklaruar në këtë formular as dënim penal, as dy dëbimet në Greqi.

Irena Rama kishte lënë edhe një apartament dhe dy garazhe pa deklaruar. Nuk e dinte, i kishte harruar, kaq shumë pasuri kanë këta, sa nuk e dinë se ku i kanë. Spak nuk shprehet fare për shpërdorimin e detyrës nga Irena Gjoka. Irena Gjoka ka vendim penal në Greqi për falsifikim dhe dy dëbime. Dijenia e saj për këtë është e qartë nga prokurat që ka lëshuar për kundërshtimin e këtyre masave me avokat. Publikut i kujtohet se në të gjitha rastet e daljes së vendimeve të tilla, subjektet kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për këto vendime, e megjithatë janë dënuar me burg. U kujtojmë këtu rastin e fundit të Kreshnik Hajdarit, Elvis Roshit apo gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të sistemit të drejtësisë, por edhe zyrtarë të rangjeve më të ulëta që janë dënuar me burg. Pra janë një seri dënimesh të dhëna në emër të ligjit dhe për ligjin, por nuk ka asnjë lloj qëndrimi, por vetëm mbrojtje për Irena Ramën, me mbiemrin e saj të ri, se tani e tutje ajo do quhet Irena Gjoka Maneku Rama e me radhë,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha irena gjoka

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës