LIVE UPDATES
Politike

Berisha: SPAK me urdhër të Ramës mbylli kapakun e pusetës së Irena Gjokës

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vendimet e marra nga strukturat e drejtësisë në lidhje me rastin e gjyqtares Irena Gjoka përbëjnë prova të qarta të ndikimit politik dhe të mbylljes së çështjeve sensitive me urdhër nga lart.

27 Mars 2026, 13:23 Nga I.A

Berisha: SPAK me urdhër të Ramës mbylli kapakun e pusetës

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sipas tij, një ndër rastet më të rënda të ndërhyrjes politike në sistemin e drejtësisë. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vendimet e marra nga strukturat e drejtësisë në lidhje me rastin e gjyqtares Irena Gjoka përbëjnë prova të qarta të ndikimit politik dhe të mbylljes së çështjeve sensitive me urdhër nga lart.

Ai theksoi se institucionet që duhet të garantojnë zbatimin e ligjit po veprojnë në mënyrë selektive, duke mbrojtur individë të caktuar dhe duke shmangur përgjegjësinë ligjore. Berisha ngriti shqetësimin se ky rast dëshmon një standard të dyfishtë në drejtësi dhe mungesë transparence, duke e konsideruar situatën si një problem serioz për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e qytetarëve tek institucionet.

'Së fundmi, është dëshmia e turpshme e re e kontrollit total të Edi Ramës mbi sistemin e drejtësisë. Siç janë informuar shqiptarët, në kundërshtim flagrant me ligjin, me Kushtetutën, por edhe me një seri precedentësh të gjykatës së lartë, Skapi i partisë me urdhër të Edi Ramës vendosi të mbyllë kapakun e pusetës me emrin Irena me 5 mbiemra. Nuk ka shembull më të turpshëm. Nuk ka dëshmi më flagrante të kontrollit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama se sa rasti i Irenës me 5 mbiemra. Prokuroria e Përgjithshme ndejti dy vite gjoja për të vërtetuar vendimin penal të sjellë nga shteti grek me vulë apostile. KLGJ me urdhër të Ramës refuzoi të konsideronte vendimin me vulë apostile dhe ka nënshkruar në mbrojtje të Irenës sipas direktivës së Ramës, 4 përgjigje, duke thënë se do shprehej veç pasi të merrte konfirmimin me shkrim nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por, pasi Prokurori i Përgjithshëm konfirmoi vendimin penal të Irena Gjokës, KLGJ ndryshoi qëndrim dhe ia kaloi ILD-së. Jo vetëm kaq, por raporti i PP shpallet top-sekret. Keni parë ju njerëz si këta? Skllevër të Edi Ramës. Çfarë mund të ketë për sekret, përveç frikës nga Edi Rama dhe vetëposhtërimin që nuk duan t’i bëhet publik Irena Ramës? Prokurori i Përgjithshëm nuk ka guxuar të shprehet as për dy dëbimet nga Greqia, as për prokurën që Irena ka lëshuar për të kundërshtuar dëbimet, as për falsifikimet sikur ishte minoritare, as për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, as për falsifikimin e formularit të vetingut, as për informimin e KLGJ siç e kërkon ligji. Prandaj fshehin raportin, nuk e jep raportin Olsi Rama, Olsi Çela dhe nuk ia japin palëve, ndonëse atyre me ligj u takon. Në Skapin e partisë janë bërë disa kallëzime penale në lidhje me veprat penale të Irena Gjokës, mosdeklarimin e dënimit penal në Greqi nga Irena Gjoka në formularët e dekriminalizimit përveç deklarimit që duhej të bënte për vete në KLGJ. Mosdeklarimin e dëbimeve të saj në formularët e dekriminalizimit. Shpërdorim detyre sepse asnjëherë nuk mori veprime laksative për deklarimin e këtyre rrethanave në KLGJ. Pra, të gjitha këto u mbyllën me urdhër të Edi Ramës.

Altin Troplini po me urdhër të Edi Ramës regjistroi procedim penal pa emër për të mbrojtur Irenën me 5 mbiemra, a thua se nuk dihej kush e kishte bërë dhe nuk guxoi të pyesë kallëzuesit, por e mbajti në sirtar dhe përdori veç letrat e falsifikuara të Irenës me 5 mbiemra. Skapi i partisë me urdhër të Edi Ramës mori përsipër, dëgjoni se çfarë kanë bërë, Irena me 5 mbiemra është shtetase shqiptare dhe ajo në Shqipëri gjykohet dhe vlerësohet vetëm nga ligji shqiptar. Dhe ligji shqiptar e detyron Irenën me 5 mbiemra që ajo të deklarojë çdo dënim që ka marrë në një vend tjetër. Por meqenëse se republika helenike, për arsyet e veta, dënimet 1 vit e poshtë, pas 15 vitesh i fshin, sipas Altin Troplinit, kjo nuk është e dënuar. Ky është një krim dhe turp i shëmtuar. Ajo nuk po gjykohet në Greqi, po gjykohet në Shqipëri. Autoritetet greke kanë lëshuar vendim me vulë apostile se ajo është dënuar 1 vit nga Gjykata e Janinës,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet