LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit dhe i çojnë në bodrumet e Suel Çelës për tu tërhequr nga tenderat

Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se kunati i kryeministrit Rama përfiton qindra milionë euro nga agjencia e shtetit.

20 Dhjetor 2025, 18:49 Nga E.d
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit dhe i
Sali Berisha

KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit dhe i çojnë në bodrumet e Suel Çelës për tu tërhequr nga tenderat. Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se kunati i kryeministrit Rama përfiton qindra milionë euro nga agjencia e shtetit. Lideri i opozitës tha se Rama po bllokon heqjen e imunitetit.

"Jemi në një kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë. Ja këtu jua them unë atyre atje, sot jemi më të gatshëm se kurrë t'u japim atë që meritojnë. Po po. A mund t'i imagjinoni ju një agjenci shtetërore, e shtetit, nga rojat tek drejtori, ku merren peng biznesmen, punonjës, e pa dëgjuar kurrë. Merren peng, çohen në bodrumet e Suel Çelës, ju thyen kockat, qepin gojën, tërhiqen nga tenderi dhe natyrisht është kunati i kryeministrit. Kunati i kryeministrit, burri i motrës Linda Ramës. Ai që përfiton qindra milionë euro nga agjencia e shtetit. Për njërin nga këto pengje u mor vesh sepse atij ja dha Zoti dhe i bëri një mesazh nënës së tij apo se kujt ja bëri, që po marrin peng. Dhe e bëmë zhurmë, absolutisht ju them një gjë këtu o miq.

Mund të kem bërë një seri deklaratash se e ndiqja, po njeri që ta çelte gojën pasi u kthye në shtëpi për Danielin nuk kishte. Danieli rrinte i bërë copa në shtëpi, gojën e qepte, as media, as shtet, askush nuk fliste më për të. Kurse tjetri para Danielit, Gerondi që është regjistruar duke thënë se, tenderat këtu i përcakton kunati dhe kunata, e marrin peng, tërheq çdo kërkesë dhe ja mbath në Gjermani. Dhe asnjëri nga ne nuk e mori vesh. E morëm vesh kur gjermanët sollën informacionin. E bëra këtë hyrje se situatë të tillë nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveç Shqipërisë. Që ndërmarrje shtetërore të merren njerëzit peng. Kjo tejkalon të gjitha imagjinatën.

Miq, Edi Rama, pas vendosjes ose marrjes së pandehur të asaj që unë e quaj Lubi Balluku, se nuk ka gjë që t'i përshtatet një njeriu që s'ka njohur asnjë kufi në vjedhjet e saj, siç provohet, sjell, e pezullon. Çfarë ndodhi? Jo që t'i jepte dorëheqjen siç kanë dhënë, për hir të së vërtetës, 90% në të gjitha këto vite para vitit 2013 çdo ministër. I ka dalë emri, është akuzuar, ka dhënë dorëheqjen dhe ka vazhduar procesi. Jo që s'i jepte dorëheqjen, por përkundrazi i fut Edi Ramës dy këmbë në një këpucë. I thotë unë të marr me vete ty. Prandaj, kam zbatuar urdhrat, ke vjedhur ti, pa kam vjedhur unë.

Në një moment të caktuar, Edi Rama i thotë po ja ato mesazhet na prishën punë. Mesazhet, po i ke të tuat janë shumë më të mëdha se të miat aty si mesazhe tha. Dhe ky hajdut, mund t'i vësh çdo epitet, bën presionin më të tmerrshëm në Gjykatë Kushtetuese dhe ja anulojnë masën e, ja anulojnë masën e pezullimit. Kurajoz prokurori, mbi baza të dokumenteve të pakundërshtueshme, të pakundërshtueshme, kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj. Miq, me ato që ka në dosje ajo, jua them unë ju këtu, në qoftë se do ishte dënim me vdekje, ajo do të mirrte të paktën dy dënime me vdekje. Me ato që ka vjedhur, me ato që u ka bërë ju qytetarëve, të Kurbinit dhe të Shqipërisë.

Dhe ky përsëri bllokon heqjen e imunitetit. Kanë mbajtur dje pesë orë mbledhje, gjashtë orë mbledhjen. Dhe në fund e urdhëron kryetarin e Kuvendit ta mbyllë mbledhjen pa vendim dhe pa afat për mbledhjen tjetër. A do ta pranojmë ne një gjë të tillë? A mund të pranojmë më ne këtë? A nuk mund të bëjmë ne atë që bëjnë afrikanët kundër këtyre figurave të urryera të kombeve që i vodhën? Edhe më shumë mund të bëjmë ne se ata. Ne kemi përmbysur një diktaturë 35 vite më parë dhe absolutisht do ta përmbysim këtë në mënyrën më të fuqishme, më të vendosur, më të shpejtë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita tenderat

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara