LIVE UPDATES
Politike

Berisha: 20 shkurti do jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës

Në një deklaratë për mediat, Berisha sqaroi se, qëndrimi i deputetëve të opozitës është i qartë, dhe se asnjë person i dënuar për korrupsion nuk mund të përfitojë nga amnistia penale.

16 Shkurt 2026, 11:05 Nga D.S
Berisha: 20 shkurti do jetë kryengritja paqësore më e fuqishme
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se 20 shkurti do jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha sqaroi se, qëndrimi i deputetëve të opozitës është i qartë, dhe se asnjë person i dënuar për korrupsion nuk mund të përfitojë nga amnistia penale. Ndër të tjera, Berisha u bëri thirrje qytetarëve se, 20 shkurti do jetë dita e kryengritjes së madhe kundër narkodiktatorit dhe kundër kreut të saj.

"*Zoti Berisha, së shpejti në parlament do të mbërrijë një projektligj për amnistinë penale. Edhe pse mazhoranca i ka votat e nevojshme, cili do jetë qëndrimi i deputetëve të opozitës?*

Sali Berisha: Qëndrimi i deputetëve të opozitës është i qartë, absolutisht asnjë person i dënuar për korrupsion nuk mund të përfitojë nga amnistia penale.
Asnjë punonjës i kësaj administrate, i dënuar për lidhje me krimin, nuk mund të përfitojë.
Këto janë.
Përndryshe, amnistitë për personat e tjerë, janë një rutinë e pëvitshme që bëhet zakonisht në prag të vitit të ri, por këta kushedi pse...
Ky është qëndrimi ynë. Ne nuk pranojmë të amnistohet asnjë njeri i dënuar për korrupsion.

*Zoti Berisha, ju na prezantuat një libër ditëm e sotme. Ndoshta SPAK u thërret dhe ju pyet për financimin. A jeni të gatshëm të jepni shpjegime?*

Sali Berisha: Mirë që e the këtë, sa bukur. Çfarë bëjnë këta tani? Thërrasin njerëz dhe i pyesin, ku i mori naftën Sali Berisha kur bëri foltoren. Absolute kjo që po u them.
Se kjo ka lidhje me dosjen Partizani. Ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja dhe Altin Troplini, kanë futur në hetim naftën që ka përdorur Sali Berisha deputet për të bërë foltoren.
Dhe mund t’u them shumë raste të tjera.
Kanë thirrur Ledina Aliollin, të cilin në vitin 2023 e kanë pyetur se nga i more ti paratë e stilolapsave që bleve për fushatë.
E kuptoni apo jo?
E kuptoni se çfarë bëjnë këta?

*Por në fakt zoti Berisha, është detyrë funksionale e SPAK të hetojë pasurinë e zyrtarëve të lartë? Pse relativizohet kjo gjë?*

*Sali Berisha:* Po, sepse ata kanë bërë një veting 32-vjeçar, jam i vetmi person, e thashë edhe njëherë, kanë kërkaur hetimin e mbesave të mia, katër vite pa lindur ato.
Pra, absolutisht asnjë objeksion për hetimin e pasurive, por e kanë hetuar, e kanë stërhetuar dhe kanë gjetur zero shkelje ligjore.
Familjarët e mi nuk kanë përfituar kurrë nga fondet publike.
Kanë gjetur se është zbatuar ligji dhe vetëm ligji.
Dhe kanë gjetur gjithsej në 54 vite punë si mjek dhe në politikë bashkë me bashkëshorten, 100 mijë euro dhe një apartament 45 metër më të madh se sa ishte.

*Zoti Berisha, për t’u rikthyer edhe njëherë pyetjes së parë. A do e votojë opozita ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës penale që propozon qeveria?*

*Sali Berisha:* Kurrën e kurrës. Ai është nen që prek të ardhmen e çdo shqiptari.
Ai është nen që dënon çdo qytetar shqiptar me mbylljen e dyerve të integrimit.
Ne jo vetëm që nuk do e votojmë, por do e kundërshtojmë atë në mënyrën më të fuqishme.
Dhe 20 shkurti do jetë dita e kryengritjes së madhe kundër korrupsionit. Do jetë dita e kryengritjes së madhe kundër narkodiktatorit, kundër organizatës kriminale dhe kreut të saj.
Ju ftoj të gjithë me 20 shkurt në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës gjer sot.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha parti demokratike

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!