LIVE UPDATES
Politike

Kompania "5D"- Belind Këlliçi denoncon 'lidhjet nepotike' të Bashkisë Tiranë, si u dha leja e hotelit Mariglen Qatos: Fitoi 25 mln euro tendera

Sipas Këlliçit, në qendër të skemës është kompania 5D e zotëruar “de facto” nga Qato, por megjithatë ka marrë leje ndërtimi për disa pallate në Tiranë, si dhe po i investon miliona euro të nxjerra nga ky biznes, në një hotel luksoz në Durrës.

26 Prill 2023, 16:18 Nga k.m.

Kompania "5D"- Belind Këlliçi denoncon 'lidhjet

TIRANË- Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka denoncuar sot një rast korrupsioni në Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, drejtori i Inspektoriatin e Mbrojtes së Territorit, Mariglen Qato ka punësuar familjarët e tij në disa sektore në Bashkinë e Tiranës, ndaj dhe si pasojë ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij "5D".

Kompania "5D"- Belind Këlliçi denoncon 'lidhjet

Sipas Këlliçit, në qendër të skemës është kompania 5D e zotëruar “de facto” nga Qato, por megjithatë ka marrë leje ndërtimi për disa pallate në Tiranë, si dhe po i investon miliona euro të nxjerra nga ky biznes, në një hotel luksoz në Durrës.

Kompania "5D"- Belind Këlliçi denoncon 'lidhjet

"Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt i ka ndërruar 3 emrin. Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH. Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro. Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro,"-shprehet Belind Këlliçi.

Kompania "5D"- Belind Këlliçi denoncon 'lidhjet

Ndërsa më pas ka përmendur me emra, familjarët e Qatos; kunata e tij Elisabeta Cjapi punon si drejtoreshë finance në UKT), kontrollon financat e UKT-së; kunati i tij Taulant Cjapi është punonjës në bashkinë qendrore, ndërsa dhe i vëllai është punonjës në bashkinë qendrore.

DENONCIMI I PLOTË I KANDIDATIT PËR BASHKINË E TIRANËS BELIND KËLLIÇI

Përshëndetje qytetarë të nderuar të Tiranës

Ditën e djeshme kam marrë me mijëra e mijëra mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse për posterin që ka shprehur revoltën time të drejtpërdrejtë si qytetar I Tiranës ndaj fenomenit të korrupsionit në tërësi po në veçanti në bashkinë e Tiranës. E di që ka edhe qytetarë në fakt që nuk e kanë pritur mirë atë poster dhe këtu nuk e kam fjalën për organizata joqeveritare apo persona që janë përfitues të drejtpërdrejtë të korrupsionit nga bashkia e Tiranës apo ish-ambasadorë të diskredituar dhe të shkarkuar që kanë vjedhur fondet e rikonstruksionit të ambasadës tonë në ëashington DC apo për personazhe publike që menaxhojnë faqe Facebook-u me emra dhe profile fake duke keqpërdorur komunitetet fetare në vendin tonë. E kam fjalën pë rata që me të vërtetë mund të jenë habitur, mund të mendojnë që ishte vulgare dhe po kanë shumë të drejtë.

Ishte e tillë sepse nuk ka asgjë në gjykimin tim më fyese, shantazhuese dhe vulgare sesa korrupsioni, sesa hajdutëria e skajshme që gjen sot në bashkinë e Tiranës. Unë jam i vendosur ta luftoj korrupsionin me çdo mjet dhe me çdo mënyrë. Është e vetmja mënyrë që ne të shpëtojmë kryqytetin tonë, dhe kjo në fakt është diçka që na përket të gjithëve. Ndaj shpresoj që me të njëjtin zell që u shqetësuan analistët ditët e djeshme dhe mediat në vend për posterin tim, po me të njejtin zell të trajtojnë këtë denoncim të radhës që unë do të bëj për krahun e djathtë të kryetarit të bashkisë Tiranë, për Mariglen Qaton të cilin unë e kam përmendur pak ditë më parë. Ky individ I cili sot është drejtor i inspektoriatit të mbrojtjes së territorit nga viti 2018 e në vijim, në vitin 2016 deri në vitin 2018 ka shërbyer si drejtues në UKT.

Përmes të afërmve të tij, pra tregojmë fillimisht lidhjet nepotike Elisabeta Cjapi, ky zotëri kontrollon financat e UKT-së sot që flasim. Një të afërm tjetër Taulant Cjapin e ka punonjës në bashkinë qendrore dhe të vëllain e tij e ka po punonjës në bashkinë qendrore.

Ndërkohë Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt i ka ndërruar 3 emrin. Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH. Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro. Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro.

Ajo që dua të flas nuk ka të bëjë vetëm me vjedhjen e fondeve dhe taksave dhe lënien mënjanë të qytetarëve dhe lënien pa ujë të qytetit të Tiranës se këtë e vuajnë të gjithë qytetarët, por me faktin që makutëria e këtyre nuk njeh limite. Sot, këta jo vetëm që marrin tendera, por këta drejtues të administratës publike na janë bërë edhe biznesmenë të mëdhenj të ndërtimit dhe të betonizimit të Tiranës. Kjo është një nga lejet që ka marrë Mariglen qato në dtë 5 Prill 2022 për ndërtimin e kësaj godine banimi dhe shërbimi në qytetin e Tiranës. kalojmë te leja e radhës, në datë 2 Shkurt 2021 po kompania “5D” ka marrë këtë leje për një godinë tjetër banimi.

Kalojmë te leja tjetër e radhës, në datë 8 Nëntor 2022 ka marrë lejen e ndrtimit për këët godinë banimi dhe ndërkohë dua të ndalem te “qershia mbi tortë” është ky hotel me vlerën 15 milionë euro, vetëm një seknodë me vëmenjde ju lutem, 15 milionë euro me sipërmarrës “Mediterrinan Investment Group” dhe subject ndërtues 5 drejtorët e Bashkisë, “5D” të cilat ky individ së bashku me Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dikur në UKT dhe tashmë ata janë punonjës të “Tirana DC” dhe të lidhur me Bashkinë e Tiranës këta zotërinjtë sot ndërtojnë hotele në vlerën 15 milionë euro. Kjo është arsyeja se përse me 14 Maj ky model do të marrë fund dhe Belind Këlliçi do të fillojë luftën pa as edhe një tolerancë dhe pa asnjë kod etike ndaj korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. Ndaj të dashur qytetarë ndryshimi është në duart tuaja.

belind kellici mariglen qato zgjedhjet lokale 14 maj 2023


Sondazh

Poll

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg