LIVE UPDATES
Politike

BE dhe BP inkurajojnë bashkëpunimin, Berisha sulmohet me grusht, DW: Ç'ndodhi në Tiranë

Përballë agresionit rus në Ukrainë, kërcënues i paqes dhe sigurisë botërore, BE inkurajoi bashkëpunimin gjeo-strategjik me Ballkanin Perëndimor (BP) në samitin BE-BP që u zhvillua të martën, (06.12) në Tiranë.

7 Dhjetor 2022, 07:43 Nga DOSJA
BE dhe BP inkurajojnë bashkëpunimin, Berisha sulmohet me grusht, DW:
Tiranë

TIRANË- Në deklaratën e përbashkët për shtyp, në përfundim të punimeve të këtij samiti, u vlerësua qëndrimi i BP në  linjë me atë të BE,” si një tregues i fortë i qendrimit gjeopolitik të partnerëve, veçanërisht kur Rusia vazhdon konfliktin dhe agresionin e saj në Ukrainë. BE-ja mirëpret vendosmërinë e vendeve partnere në BP për të mbështetur idealet dhe parimet europiane në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”

"Ndërsa zgjerojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, ne i nxisim ata të bëjnë përparim të shpejtë dhe të qendrueshëm drejt harmonizimit të plotë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE” theksohet në deklaratë.

Kancelari gjerman Scholz tha në konferencën e tij për shtyp, se "të gjitha shtetet e BP duhet të mbështesin politikën e jashtme të BE.”

Bashkëpunimi në fushën e siguisë dhe të mbrojtjes ishte një tjetër fokus i samitit."BE dhe BP janë të vendosura të forcojnë më tej bashkëpunimin në çështje thelbësore të sigurisë dhe mbrojtjes edhe në nivel operacional. BE do të vazhdojë të punojë së bashku me rajonin për të zhvilluar më tej  aftësitë dhe kapacitetet e tij mbrojtëse edhe nëpërmjet Instrumentit Europian të Paqes. BE do të rrisë më tej angazhimin edhe në fusha të tilla si hapësira dhe lëvizshmëria ushtarake”, theksohet në deklaratë.

BE rikonfirmon angazhim të palëkundër ndaj perspektivës europiane të BP

Treguesit konkretë të këtij angazhimi u bënë të njohura nga Presidentit i Këshillit Europian Charles Michel, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Kryeministrit Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp, në përfunfdim të samitit.

"Jam i bindur në mënyrë absolute që e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e sigurtë dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor në BE, ”, tha Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ai bëri të njohur "një paketë financiare për të ndihmuar BP në përballimin e pasojave të rënda lidhur me pasojat e luftës në Ukrainë në furnizmin me energji dhe sigurinë ushqimore”.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha në konferencën e përbashkët për shtyp, se " BE do ta mbeshtesë BP me një paketë prej 1 miliard eurosh. 500 milionë euro do të jenë për të mbështetur bizneset dhe familjet në nevojë, kurse 500 milionët e tjerë për investime në energjinë e rinovueshme për të pasur pavarësi nga Rusia”.

"BP po trajtohet për hërë të parë në këtë samit si një rajon gjeo-strategjik në sajë të luftës brutale të Rusisë në Ukrainë. Ka një lëvizje përpara të përbashkët nga BE dhe BP për të përballuar së bashku sfidat”, tha presidentja e Komisionit Eropian, Ursula von der Leyen.

Kryeministrii Shqipërisë Edia Rama e vlerësoi samitin ”me përmasa historike, pasi BE del për herë të parë jashtë kufijve të tij gjë që është një tregues i jashtëzakonshëm i vetëdijes se BE ka nevojë për BP dhe BP për BE”

Kryeminisri Rama vlerësoi si një "lajm të shkëlëqyer për rininë" ngritjen në Tiranë të kampusit të kolegjit të Europës në Brugge, Belgjikë.

"Universitetet e BP do të bëhen pjesë e universiteteve në BE Studentët nga vendet e BP do të mund të ndjekin studimet edhe duke qëndruar në vendin e tyre,” bëri me dije kryeministri Rama.

Si tregues i forcimit të bashkëpunimit mes BE dhe BP në samtin e Tiranës u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit për tarifat roaming mes operatorëve të telekomit të BE dhe BP. Ursula von der Leyen tha  lidhur me këtë marrveshje, se operatorët e BE dhe BP "do të nisin të ulin tarifat e roaming duke filluar nga viti i ardhshëm, gjë që do të ketë ndikime pozitive për biznesin, turizmin dhe afrimin e njerëzve.

Sfida e emigrimit masiv nga BP

Shifrat në rritje të numri të emigrantëve që hyjnë në vendet e BE përmes rrugës së BP, mbetet një shqetësim i madh për BE, i shprehur edhe në samitin e Tiranës. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e cilësoi fluksin në rritje të emigrimit nga rajoni një "çështje sfiduese që duhet përballuar së bashku." Ai foli për „bashkëpumim konkret operativ mes BE dhe BP, hamonizim të politikave të vizave dhe vendime shtesë."

Nevojën e ndryshimit në politikën e vizave të BE theksoi edhe kancelari gjerman Scholz në konferencën e tij për mediat. FRONTEX, agjensisa kufitare e BE, ka publikuar në tetor të këtij viti shifrën prej 22.300 tentativash hyrjeje të parregullta në BE, shifër që është tri herë me e lartë sesa një vit më parë.

Mbetet pa datë hyrja në BE e vendeve të BP

Samiti BE-BP dha disa tregues konkretë dhe të qartë të vullnetit për të përforcuar bashkëpunimin gjeo-strategjik mes tyre. Por nuk dha asnjë datë se kur rajoni do të mund të anëtarësohet në BE.

Liderët e BE nuk qartësuan nëse do të zbatojnë rekomandimin e fundit të Paramentit Europian që ‘negociatat e anëtarësimit të vendeve kandidate në BP duhet të përfundojnë deri në vitin 2030”

Kancelari gjerman Scholz tha në konferencën e tij për mediat pas përfundimit të samitit, se „Franca dhe Holanda kanë ndryshuar qëndrimin e tyre skeptik ndaj  zgjerimit të BE drejt BP , krahasuar me një vit më parë."

Anëtarësimi i plotë në i BP në BE, me sa duket, mbetet një perspektivë e largët, pa datë edhe pse BE i dha rajonit në samitin e Tiranës  tregues konkretë që vendet e tij kanë në të ardhmen në BE. Një  premtim  në rrethana të reja kur lufta e Rusisë në Ukrainë kërcënon të riformojë ekuilibrat gjeo-strategjikë në Europën Jug-Lindore.

Sulm fizik ndaj ish-kryeministrit Brisha në protestën antiqeveritare e opozitës

Një protestë antiqeveritare e paralajmëruar e opozitës u zhvillua në Tiranë kur samiti filloi punimet e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha, që kishte thirrur këtë protestë u sulmua dhe u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar kur ishte në krye të protestuesve drejt godinës së kryeministrisë.

Sipas njoftimit të policisë 31 vjecari Gert Shehu, që sulmoi Berishën, rezulton të jetë i sëmurë mendor me diagnozë "çrregullim psikotik të papërcaktuar”, vërtetimi mjekësor për të cilin u publikua nga mediat lokale rezulton të jetë marrë në tetor të këtij viti.

Marrë nga DW

samiti i be 6 dhjetor 2022 protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër