LIVE UPDATES
Politike

“Keqardhje për dhunën ndaj Berishës”/ DEBATE tek "Siguria", Salianji -Spiropalit: Rama nxit sulme me tritol, do ju kapin njerëzit me shpulla

Ministrja Elisa Spiropali u shpreh se e dënon sulmin ndaj Berishës. 

12 Dhjetor 2022, 13:17 Nga A.B
“Keqardhje për dhunën ndaj Berishës”/ DEBATE tek
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë u debatua mes opozitës dhe maxhorancës për kërkesën e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Ky i fundit kërkoi që të dënohet dhuna e ushtruar ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Ai u shpreh se e gjitha ishte e organizuar nga kryeministri Edi Rama. Kjo deklaratë u përcoll me debat. Ministrja Elisa Spiropali u shpreh se e dënon sulmin ndaj Berishës. 

DEBATI

Ferdinand Xhaferraj: Komisioni ndodhet përballë një situate të paprecedentë. Në fillim të shtatorit kemi kërkuar që në Komision të vijë ministri i Brendshëm për situatën e rendit. Nuk ka ndodhur asnjëherë që qeveria të injorojë parlamentin. Para se çështja të përshkallëzohet, kërkoj që të jepni një zgjidhje sa më të shpejtë.

Metaliaj: Më 6 dhjetor në shesh ndodhi një ngjarje e paprecedentë për PD. Lideri historik dhunohet dhe grushtohet si të ishte në diktaturë. është akt i dënueshëm, duhet ta nisnit këtë Komision duke u distancuar nga akti i dhunës. Ne ishim në shesh për të uruar mirëseardhjen. Ju lutem distancohuni nga dhuna. Mos e provokoni më opozitën dhe PD.

Nasip Naço: Sigurisht edhe unë si qytetar... është një akt i dënueshëm, nuk do doja t'i ndodhte as edhe një qytetari të thjeshtë, e jo më një përfaqësuesi të parlamentit.

Spiropali: Dua të bëj dy komente në raport me atë që u tha, për kërkesën e zotit Xhaferraj dhe të komisionit. Ministri i brendshëm ka qenë i gatshëm që si në seancë, apo në interpelancë me zotin Salianji ka qenë prezent për buxhetin. Është çështje kohe, pasi ministri ka detyrime të tjera. Do e ndjek rastin nëse kërkesa është bërë në një kohë të arsyeshme. S’ka asnjë drojë nga ana e ministrit të Brendshëm që të jetë këtu. Komisioni është përballur dhe ka ngritur patjetër çështje dhe ka mbajtur qëndrime. Keqardhje për dhunë e ushtruar ndaj Sali Berishës. Jo vetëm se është përfaqësues politik, por një njeri në moshë të caktuar. S’ka pasur njeri në republikën e Shqipërisë që nuk është ndjerë i keqardhur nga ai akt, që është dënuar nga kryeministri i vendit dhe kryetarja e kuvendit dhe nga çdo përfaqësues i forcës tonë politike që për asnjë moment nuk ka mbrojtur apo promovuar dhe nxitur dhunën. Ne e përsërisim, i bëjmë thirrje aktorëve politikë përfshirë dhe zonjën e nderuar, që të shmangin gjuhën e dhunës, pasi këto janë mendësi të vjetra që na kthehen dhe bien në fytyrë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe t’i themi të vërtetat siç janë. Jo vetëm që policia e shtetit është përgjigjur në kohë, por është dënuar nga të gjitha instancat më të larta të shtetit. Rast që fatkeqësisht nuk është bërë në të shkuarën. Sot një gjuhë e vjetër e dalë mode është pjesë e debatit politik. Gënjeshtra që thuhen me vendosmëri. Dënim për dhunën dhe gjuhën e dhunës për të gjitha nivelet.

Salianji: Duke u nisur nga fjala e kolegut parafolës, dua t’ju kujtoj se Komisionet, pavarësisht nderimit që kam për ata që shesin patate apo për produkte të tjera, të tjerët merren me politikë. Ministrja tha se; ministri i Brendshëm paraqitet kur i kërkohet për pyetje. E ka detyrim, nuk na bën nder. Ka 3 muaj e kusur që e kërkojmë ministrin dhe nuk vjen. Nëse ka diçka për të fshehur edhe kjo do duhet thënë publikut sa i takon nivelit të kriminalitetit. Kjo i duhet thënë publikut. Në lidhje me atë që tha ministrja se nuk ka të bëjë si çështje e rendit të ditës, hyri në debat dhe bëri propozim për të cilin duhet ta dënoni ju, e dënojmë dhe ne. Ju e keni dëgjuar se frymëzuesi, përdoruesi kryesor i dhunës ndaj opozitës, është kryeministri Edi Rama. E keni parë gjatë gjithë kohës në Parlamenti, është ai që nxit dhunën. Ka vetëm një nxitës në këtë vend, që i turret opozitës, Rama. Njeri që nxit me tritole, me dhunë, me të gjithë elementet e tjerë. Nuk e përcaktoni dot ju. S’më ndaloni dot. Procedura është e thjeshtë. Karagjozë jeni në përfaqësim, në mënyrën e të folurës. Gjuhën e urrejtjes, që nuk e dënon dhe nuk shpreh shqetësim kur një deputet….ore do më lini ta përfundoj. S’ma përcaktoni dot mua ju që të shkoj ku doni ju. Do ju kapin njerëzit me shpulla, ndaj po jua them. Ka një kërkesë procedurale. Ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku Policia e Shtetit, institucionet, Ministria e Brendshme, ka thënë se kemi të dhëna se tubimi i organizuar në ditën e samitit mund të keqpërdoret
Naço: A doni të thërrasim drejtorin e përgjithshëm të policisë?

Kollçaku: Ky Komision po kthehet në një zyrë dhe një Foltore. Ka media jashtë parlamentit, jashtë dhe kurdo.

Salianji: Ku është me afat procedura? Gjeje dhe ma jep. Se bëni dot. Doni ta prishni mbledhjen? S’merreni dot me dhunë me mua.

Naço: E kuptoj se je në dëshpërim

Salianji: A mund ta përfundoj?!

Naço: Jeni në depresion

Salianji: Ta mbaroj, prit që të vij te kërkesa. Duke qenë se ministri, që është nën mbikëqyrjen e këtij komisioni, ka pasur një shqetësim për gjendjen që mund të eskalonte në protestë, Policia e Shteti nuk siguron dot të mbrojë organizatorin e protestës, një deputet.

Naço: Unë nuk e marr dot kryeministrin këtu…

Salianji: Ke frikë nga Bardhyli se është gjeneral. A ta bëj kërkesën? Për ju kryeministri është nëna. baba, unë se ashtu fare. E kam thënë dhe një herë. Institucionet e qeverisë kanë dështuar që të mbrojnë deputetin. Ça do bëni? Do fusni me kasata për të ndaluar valët. Kam një kërkesë për të.. Hajdeni me orar të zgjatur, ju doni të ikni për 20 minuta. Po ça është kjo punë kështu?

Naço: Mbaroji fjala juaj

Salianji: Si komision sigurie, për shkak të situatë, propozoj që ta dënojmë këtë ngjarje, që të mbahet një qëndrim, duke i dhënë mbështetje policisë për të bërë punën siç i takon dhe të mos bëjë propagandë, duke nxjerrë dokumente si drejtori i policisë.

Spiropali: Më vjen mirë që dhuna po dënohet në të dyja anët e kësaj tavoline, madje dhe nga deputetë që kanë qenë të detyruar të mbajnë në dorë topa bejsbolli për t’u mbrojtur nga ato mësymje ku s’kanë gjetur gjuhë tjetër.

Salianji: S’merreni dot me ne ju

Spiropali: U more 20 minuta me ne. A mund ta përfundoj kryetar?

Naço: Si nuk e lë?

Salianji: Ça është kjo mbledhje mo…

Spiropali: U more me të gjithë, kryeministrin, ministrin dhe qeverisë. A mund ta përfundojë fjalën… Fole për kë deshe

Salianji: Të flasim për shkakun.

Spiropali: Bëtë akuza të drejtpërdrejta. Mbaje vendin dhe dëgjo. Ju dëgjua, gjysmë ore

Naço: 5 minuta pushim

Salianji: Zbatoni rregulloren

Spiropali: Gjysmë ore dëgjuam përroin psikik të tyre…

Naço: 5 minuta pushim

komisioni i sigurise 12 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet