LIVE UPDATES
Politike

“Bashkia e Kuçovës është grabitur nga narkoshteti”, PL: Kandidati i “Rilindjes” vodhi mandatin

Ai kërkoi nga drejtësia që të veprojë menjëherë, pasi heshtja e bën përgjegjëse dhe bashkëfajtore në kasaphanën zgjedhore

1 Qershor 2023, 14:18 Nga m.s
“Bashkia e Kuçovës është grabitur nga
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, denoncoi krimin elektoral në Bashkinë e Kuçovës, ku sipas tij, kandidati i "Rilindjes" ka vjedhur mandatin. Blushi publikoi edhe pamje nga kamerat e sigurisë të KZAZ-ve në Kuçovë, ku sipas tij, faktohet se si makineria kriminale e qeverisë mbush kutitë me fletë votimi nga jashtë. E për rrjedhojë, sqaron më tej Blushi, numëruesit nuk kanë lexuar vullnetin e zgjedhësve. Ai kërkoi nga drejtësia që të veprojë menjëherë, pasi heshtja e bën përgjegjëse dhe bashkëfajtore në kasaphanën zgjedhore.

Deklarata

Në Kuçovë, më 14 Maj, është konsumuar një krim i tmerrshëm shtetëror dhe elektoral. Një tjetër provë filmike e pakundërshtueshme, e bërë së fundmi publike, vërteton faktin tronditës dhe denoncimin e hershëm të Partisë së Lirisë se Bashkia e Kuçovës është grabitur nga narkoshteti dhe se kandidati i “Rilindjes” nuk i ka fituar zgjedhjet por e ka vjedhur mandatin. Kjo video e marrë nga kamerat e sigurisë së KZAZ-së Kuçovë tregon qartësisht se si makineria kriminale e “Rilindjes” mbush kutitë me fletë votimi që vijnë nga jashtë dhe se numëruesit në fakt nuk kanë lexuar vullnetin e zgjedhësve por të partisë-shtet. Kasaphana elektorale është më e qartë se kurrë dhe mjafton edhe kjo provë ekstra që jo vetëm SPAK dhe drejtësia të vihet në lëvizje por që zgjedhjet në Kuçovë të mos pranohen.

Prova më flagrante se këto nuk mund të kërkohen dhe ky krim elektoral nuk mund të mbyllet pa Ndëshkim. Drejtësia shqiptare duhet të veprojë menjëherë pasi heshtja për këtë manipulim të faktuar në Kuçovë, si në të gjithë Shqipërinë, e bën përgjegjëse dhe bashkëfajtore në kasaphanën zgjedhore, më të rëndën që vendi ka parë ndonjëherë në pluralizëm.

Tanimë është fakt se çdo moment i procesit zgjedhor në Kuçovë ka qenë i manipuluar, i kompromentuar dhe në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, të së drejtës dhe lirive të qytetarëve, për të zgjedhur në mënyrë të ndershme dhe mbështetur mbi vullnetin e tyre, Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë. Kuçova është sot shembulli më i qartë i konsumimit të të gjitha llojeve të krimeve elektorale, të cilat po ua risjellim edhe njëherë në vëmendje:

 1) Së pari, ambjenti i numërimit në Bashkinë e Kuçovës ishte i ndarë në dy dhoma, ku njëra prej tyre nuk survejohej me kamera, ishte e pandriçuar dhe që përmbante shumë materiale të tjera. Në të gjendet edhe sot një derë lidhëse e fshehtë me ambjentet e shkollës përkarshi, e cila nuk u mbyll gjatë procesit të numërimit. Pavarësisht kërkesave të vazhduara të anëtares sonë të KZAZ-së për të mbyllur derën, kjo gjë nuk u pranua nga pjesë tjetër e KZAZ-së;

2) Një tjetër fakt, është njollosja e qëllimshme me bojë vule, e shumë fletëve të votimit për Kryetar Bashkie në kutitë e qytetit, për t’i bërë votat të pavlefshme;

3) Në 2 kuti të qytetit, konkretisht në QV-në nr. 3516 (Vodëz) dhe 3528/1 (Teknikumi), pati mospërputhje vulash sigurie, të konstatuara nga Grupi i Numërimit të Votave dhe të kontestuara nga anëtarja e koalicionit Bashkë Fitojmë në këtë grup numërimi;

4) Kamera e sigurisë (e cila në këto zgjedhje ishte vetëm një, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku gjithë ambjenti monitorohej me kamera sigurie) nuk kishte fushëpamje mbi tavolinën 5 të numërimit.

5) Skandaloze ka qenë situata në Lumas, ku personat e paraqitur për të votuar nuk ishin ata që paraqiteshin në kartat e ID. Ky fakt është konstatuar nga komisioneri i “Bashkë Fitojmë” në QV nr. 3417, në fshatin Krekëz, i cili ka mbajtur shënimet përkatëse. Ne kemi verifikuar se shtetasit, karta e të cilëve është paraqitur nga persona të tjerë për votim, ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë që prej muajve shkurt dhe mars, fakt i cili është depozituar edhe në kallëzimin tonë në SPAK. Konkretisht, shtetasi me inicialet L.T., i datëlindjes 11.02.1985, është larguar drejt Greqisë në datën 27.02.2023;

6) Fakt skandaloz është ai i votimit në grup, të cilat janë provuar me foto nga vëzhguesit tanë ;

7) Një tjetër fakt është ai i votimit jashtë qendrës së votimit, ç’ka evidentohet me foto. Ky krim zgjedhor ka ndodhur në Qv-në nr. 3527 dhe 3527/1, Kopshti Nr. 3;

8) Një tjetër provë e manipulimit të procesit është vula e Kryetarit të QV-së nr. 3504, në Kozare, e cila nuk ndodhej brenda materialeve të votimit në kuti, por është fshehur nga Kryetari i KZAZ-së në një kuti tjetër, ç’ka është evidentuar edhe me foto. Gjithashtu kjo vulë, ka ardhur me zarf të vulosur nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që i vetmi institucion, i ngarkuar me ligj për shpërndarjen e materialeve zgjedhore, është KQZ.

Denoncimi i masakrës zgjedhore të ndodhur më 14 Maj është një mision patriotik pa kthim, deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe instalimin njëherë e përgjithmonë të institucionit të votës së lirë dhe të ndershme.

tedi blushi zgjedhjet kucove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj