3 Shkurt 2023, 22:46
Nga k.m.
Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mohuar çdo lloj dualizmi me kolegun e tij, Enkelejd Alibeaj. Në edicionin e lajmeve në "OraNews", Gazment Bardhi foli edhe për ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Për Bashën, Bardhi tha se e ka mik të mirë, edhe pse ai ka bërë zgjedhjet e tij.
Cila është marrëdhënia juaj me Enkelejd Alibeaj, ka dualizëm brenda grupit parlamentar?
Bardhi: Absolutisht jo. Nuk ka pasur as nuk ka për të pasur asnjë dualizëm. Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar të PD. Ka pasur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen time. Ka kaluar një periudhë, apo i ka rastisur ta ushtrojë këtë detyrë në një periudhë të vështirë për PD. Ka marrë mbi vete shumë baltë krejtësisht të pamerituar dhe të padrejtë për shkak të pozicionit që ka mbajtur dhe nuk ka dhe nuk ka për të pasur kurrë asnjë dualizëm.
Po marrëdhënia juaj sot me Lulzim Bashën, ju interferon në vendime?
Bardhi: Kam pasur gjithmonë lirinë të marr vendimet e mia edhe kur Basha ka qenë kryetar i partisë. Në raport politik as nuk më ka ndërhyrë dhe as më ndërhyn se njeh natyrën time. Sa i përket raportit miqësor dhe njerëzor, Basha do të vazhdojë të jetë mik i imi, do të vazhdojë të jetë mik i imi sa kohë miqësia jonë nuk prishet për gjëra që bien ndesh me parimet e mia apo të zotit Basha. Nuk bëj pjesë në kategorinë e njerëzve që kur dikush përceptohet si i dobët unë mund ti kthej kurrizin, se kam bërë kurrë dhe nuk kam për ta bërë kurrë. Raporti njerëzor, miqësor, vazhdon të jetë i njëjti si ditën e parë që jemi njohur. Raporti politik, Basha ka bërë zgjedhjet e tij, unë të miat. Në asnjë rast nuk kam interferuar në zgjedhjet e tij dhe as ai në zgjedhjet e mia.
gazment bardhi enkelejd alibeaj
Politike
3 Shkurt 2023, 22:25
km.
Sali Berisha dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokrat...
Politike
3 Shkurt 2023, 21:59
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se fleta e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit, do të jet&eu...
Politike
3 Shkurt 2023, 21:57
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ndihmës Sekretarja për Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit, Julieta Valls Noyes do t&eum...
Politike
3 Shkurt 2023, 21:54
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se pagesat për operatorët janë të...
Politike
3 Shkurt 2023, 19:31
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ësht...
Politike
3 Shkurt 2023, 18:53
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale një ditë pasi theu heshtjen për lidhjen e t...
Politike
3 Shkurt 2023, 16:35
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeaj i ka bërë sot thirrje Gjykatës së Apelit që të shqyrtoj...
Politike
3 Shkurt 2023, 14:54
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren amerikane në Tiranë se është...
Politike
3 Shkurt 2023, 14:54
I.A
Mariana Maho
KORÇË- Partia Demokratike në Korçë denoncoi punën pa kushte të sigurisë fizike dhe teknike të...
Politike
3 Shkurt 2023, 14:53
A.B
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar për herë të dytë në Kuvend kërkesën për mo...