LIVE UPDATES
Politike

Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri të Kuçovës: Ju shërben banorëve, bazës ajrore të NATO-s dhe puseve të naftës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e OSSH, Blendian Dalipaj ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.

9 Prill 2025, 16:40 Nga M.B
Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri të
Belinda Balluku

KUÇOVA- Nënstacioni elektrik i Kuçovës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë. Ndërtuar në vitin 1956 dhe me pajisje të po të njëjtës periudhë, të cilat ndikojnë direkt në cilësinë e shërbimit ndaj abonentëve, investimi i nisur parashikon jo vetëm rikonstruksionin e plotë, por edhe rritjen e kapaciteteve.

Janë realizuar deri më tani 65% e punimeve, ndërsa nënstacioni i ri do t’ju shërbejë më shumë se 15 mijë banorëve të zonës, si dhe do të ketë fidera të dedikuar edhe për bazën ushtarake të aviacionit si dhe puset e naftës. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e OSSH, Blendian Dalipaj ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.

“Pas fuqizimit nënstacioni do të kalojë nga 40 mega fuqi të instaluar që ka sot në afro 100 mega, pra 2.5 herë më shumë kapacitete për të furnizuar zonën dhe i shtohet dhe një nivel i ri tensioni që është niveli 20 kilovolt. Kemi dy linja 35 kilovoltshe. Ndërkohë nga vetë nënstacioni kemi gati 17 fidera që furnizojnë gjithë Kuçovën me fshatrat përreth. Janë dhe dy linjat e tjera 110 kilovolt që janë linja totalisht të reja që vijnë nga Cërriku dhe nga Jagodina. Pra ky nënstacion, përveçse është një nënstacion që furnizon rajonin është edhe një garanci për furnizim të sigurtë të sistemit 110 kilovolt në tërësi”, tha Dalipaj.

Edhe ky investim, jo vetëm që adreson kërkesat dhe flukset e sotme, por i përgjigjet edhe zhvillimeve të pritshme përmes zgjerimit të kapaciteteve. Gjithashtu, në këtë projekt është parashikuar që pajisjet e deritanishme të nënstacionit ti shtohen listës së objekteve të muzeut të energjisë, duke shërbyer si hapësira për tu vizituar kryesisht nga studentët dhe nxënësit.

“Ndërkohë që garantojmë operimet e aeroportit të Kuçovës nga ky nënstacion përfitojnë mbi 15 mijë abonentë të të gjithë zonës. Do të ofrojmë jo vetëm shërbim më të mirë, por nga ana tjetër këtu arrijmë edhe një nga synimet që ne kemi që ka të bëjë me uljen e humbjeve. Kur ne flasim për uljen e humbjeve, gjithmonë është e pakuptueshme ndoshta për qytetarët, por tashmë ka ardhur rasti që ta shpjegojmë këtë pse përfitojnë qytetarët nga uljet e humbjeve. Sigurisht përmirësohet cilësia e shërbimit, por nga ana tjetër vetëm 1% e uljes së humbjeve korrespondojnë në një kursim prej 8 milionë eurosh”, bëri të ditur Balluku.

Përmirësimi i performancës mbetet një ndër objektivat kryesore të investimeve të cilat i përgjigjen zhvillimit të zonës apo projekteve madhore që kanë impakt në ekonominë e vendit.

“Synimi ynë kryesor është patjetër që ne të ofrojmë shërbim më cilësor, patjetër që të mos kemi ndërprerje, patjetër në zona të cilat po zhvillohen, siç është rasti i Kuçovës këtu ku jemi ku është ndërtuar një aeroport ushtarak apo në rastin kur jemi afër zonës së Akërnisë në Vlorë, edhe atje kemi një nënstacion të ri që janë nënstacione që mbështesin zhvillimin ekonomik të vendit, zhvillimin e transportit në fusha të ndryshme, si atë hekurudhor nesër, apo të aeroporteve, aviacionit sot, nga ana tjetër ajo që përfitojmë me këto nënstacione të reja është padyshim ulja e humbjeve, të cilat korrespondojnë në kursim të parave dhe si rrjedhojë ulje të çmimit për qytetarët”, tha Balluku.

Punimet për nënstacionin elektrik të Kuçovës pritet të përfundojnë në verën e këtij viti.

belinda

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj