Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky nënstacion është ndërtuar në vitin 1960 dhe që prej asaj kohe ka pasur ndërhyrje të pjesshme, por asnjëherë një rikonstruksion të plotë.
LEZHA- Nënstacioni elektrik i Lezhës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, i cili do të dyfishojë kapacitetet ekzistuese të tij duke bërë të mundur akomodimin e gjithë nevojat të qytetit, si dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji për banorët e zonës dhe bizneset, në mënyrë të veçantë ato të sektorit të turizmit. Ky nënstacion është ndërtuar në vitin 1960 dhe që prej asaj kohe ka pasur ndërhyrje të pjesshme, por asnjëherë një rikonstruksion të plotë.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i OSSH, Blendian Dalipi dhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu inspektoi ecurinë e punimeve në këtë objekt, të cilat fillimisht do të përqendrohen në ngritjen e nivelit të nënstacionit për shmangur përmbytjen e tij si pasojë e reshjeve intensive të shiut.
“Është nënstacioni kryesor për të gjithë qarkun e Lezhës, jo vetëm për zonën e Shëngjinit. Dhe nga ky nënstacion furnizohen sot deri në 40 mijë abonentët. Herë pas here janë bërë disa ndërhyrje të pjesshme, duke ndërruar transformatorët, por asnjëherë nuk është ndërmarrë një nisëm e tillë për të pasur një rikonstruksion total”, u shpreh drejtuesi i OSSH, Blendian Dalipi.
Balluku tha se këto investime, jo vetëm i përgjigjen fluksit aktual të zonës, por edhe zhvillimit të mëtejshëm të saj. Punimet për rikonstruksionin e nënstacionit, u shpreh Balluku, nuk do të krijojnë pengesa në furnizimin normal me energji elektrike të qytetarëve.
“Do të ketë dyfishim të kapaciteteve të nënstacionit, jo vetëm për të akomoduar të gjithë nevojat e qytetit edhe ato të zonës së Shëngjinit, duke pasur parasysh që ka një kërkesë të shtuar, por edhe planet e tjera që keni për ndërtim në zonën e bregdetit”, tha Balluku.
Në zonën e Lezhës është bërë e mundur gjithashtu rikonstruksioni i disa kabinave elektrike dhe ndërtimi i disa të rejave, ndërsa është ndërhyrë edhe për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm dhe atij të ulët.
“Kemi bërë edhe një planizim të investimeve ashtu siç duhet për vitin 2024 dhe çfarë është më e rëndësishme dhe kjo duhet thënë, që OSSH-ja tashmë, ashtu siç të gjitha kantieret tona të tjera, nuk zvarrit asgjë për më tepër ne jemi në presionin e kohës dhe detyrimisht kërkojmë dhe mirëkuptimin e kompanive që operojmë, pasi është shumë e nevojshme për ne që të përfundojnë të gjitha këto vepra edhe para afateve, siç është rasti i këtij nënstacioni”, u shpreh Balluku.
Kryebashkiaku Ndreu nga ana e tij duke vlerësuar investimet e realizuara dhe ato që janë në proces tha se përmes tyre janë adresuar disa prej shqetësimeve dhe kërkesave që banorët kanë ngritur. Investimi në nënstacionin e Lezhës bën të mundur eliminimin e ndërprerjeve të energjisë për shkak të defekteve, nga mbingarkesa apo amortizimi i rrjetit të vjetër, uljen e nivelit të humbjeve, si dhe përmirëson sigurinë teknike të rrjetit në parametra teknikë bashkëkohorë.
Ilir Meta TIRANA- Ilir Meta është një ndër “banorët” më të rëndësishëm të paraburgi...
Artur Roshi TIRANA- Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar dhe ish-deputeti, Artur Roshi, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë s&eu...
Emirjana Sako DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar ditën e sotme rritjen e rrogës për kryetaren e Bashkis&eu...
Tedi Blushi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka marrë pjesë sot në një ...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale ftesën për takimin e radhës me diasporën. Pas takimit ...
Ilir Meta Avokati i Popullit ka nisur hetim administrativ për procedurat e ndjekura gjatë arrestimit të kreut të Partisë së L...
Berisha ne konferencë për mediat TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se PD është e hapur ndaj aleatëve,...
Papa Françesku dhe Elisa Spiropali VATIKAN- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit në një audiencë të veçant&...
Berisha në konferencë me gazetarët TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, nuk i është shmangur pyetjes së gazetarë...
Fatmir Xhafaj TIRANA- Kryetari i Komisionit Anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë sotnë një konferencë pë...