1 Qershor 2026, 17:54
Nga E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi Sali Berishën, duke e uruar për zgjedhjen në krye të PD-së. Gjatë fjalës së tij në foltore, balla u shpreh me ironi se ajo ishte një garë shumë e fortë dhe nuk dihej se kush do të fitonte. Balla foli edhe për investimin që pritet të bëhet në Zvërnec. Sipas Ballës ky investimi është historik dhe më i madhi që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.
"Natën e mirë. Për publikun vlen që gënjeshtrës t’i përgjigjesh me shifrat dhe fakte. Në parantezës nuk mund të mos e vlerësoj faktin e qëndrimit për investimit. Një investim historik, më i madhi në historinë e Shqipërisë, për të cilin do të flas pak më poshtë, pasi të kem sqaruar publikun. U tha këtu që investimet e huaja kanë rënë. Tani, Investimet e Huaja Direkte, në vitin 2012, që mbahet viti i fundit i plotë i juaj, z.Sali, ishin 666 milionë euro. Në vitin 2025, se 2026 është më pak se në gjysmën e vetë, shifra e investimeve të huaja direkte shkon 1.64 miliardë euro.
Tani me matematikën e Lulit mund të jetë 1.64 miliardë më e madhe se 666 milionë. Por me matematikën normale, 666 te 1.64 hyn të paktën 2.5 herë. Investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 2.5 herë. Zotëria, urime për zgjedhjen në krye të PD-së, se nuk dinte kush do të fitonte, por pas kësaj gare kaq të fortë, të luftuar deri në fund, fitoi z.Sali. sa i përket prodhimit të brendshëm bruto, 2012 ishte diku poshtë 10 miliardëshit, ndërkohë në 2025 e kemi kaluar 27 miliardë euro,. Pra e kemi trefishuar ekonominë e Shqipërisë në një kohë kaq të shkurtër," tha Balla./Dosja.al
taulant balla
Politike
1 Qershor 2026, 17:35
E.d
Agron Shehaj
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe përplasje në Kuvend. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj m...
Politike
1 Qershor 2026, 17:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Seanca plenare ka nisur këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë. Fillimisht Zv....
Politike
1 Qershor 2026, 16:53
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, t&eum...
Politike
1 Qershor 2026, 16:44
E. D
Diella
TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shpallë sot në orën 17:30 vendimin për ‘fatin’ e ministre...
Politike
1 Qershor 2026, 15:52
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim pas protestave dhe kritikave lidhur me çështjen ...
Politike
1 Qershor 2026, 15:29
E. D
Fatos Lubonja
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit tha sot gjat&eu...
Politike
1 Qershor 2026, 14:22
I.A
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi “YLLI”-n, asistentin e parë virtual t...
Politike
1 Qershor 2026, 13:56
I.A
Edi Rama dhe Alexis Tsipras
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras lidhur me reagimet p...
Politike
1 Qershor 2026, 13:26
E.d
Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka treguar momentin kur ish-presidenti u njoftua për vdekj...
Politike
1 Qershor 2026, 13:13
I.A
Skënder Hita
VLORË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka prezantuar drejtorin e komanduar të Policisë së...