LIVE UPDATES
Politike

Associated Press: Meloni në Shqipëri dhe akuzat për kampet e refugjatëve

Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nënshkruan në nëntor një marrëveshje 5-vjeçare në të cilën Shqipëria ra dakord të strehonte çdo muaj, deri në 3000 emigrantë të shpëtuar nga ujërat ndërkombëtare, ndërsa Italia përpunonte kërkesat e tyre për azil. Me kërkesën për azil që pritet të marrë rreth një muaj për t’u përpunuar, numri i azilkërkuesve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë deri në 36,000 në një vit.

5 Qershor 2024, 21:03 Nga I.A
Associated Press: Meloni në Shqipëri dhe akuzat për kampet e
Giorgia Meloni dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni udhëtoi për në Shqipëri këtë të mërkurë për të falënderuar qeverinë e këtij vendi për rolin e saj unik për pranimin e pritjes së mijëra azilkërkuesve ndërkohë që Italia përpunon kërkesat e tyre si dhe për të vizituar qendrat e emigrantëve që ajo tha se do të jenë gati në gusht. Meloni mohoi se udhëtimi i saj njëditor të ishte një ndalesë e fushatës së saj në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në të cilat migrimi është një çështje e madhe dhe hodhi poshtë kritikat ndaj vizitës si manovër tipike e opozitës.

Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nënshkruan në nëntor një marrëveshje 5-vjeçare në të cilën Shqipëria ra dakord të strehonte çdo muaj, deri në 3000 emigrantë të shpëtuar nga ujërat ndërkombëtare, ndërsa Italia përpunonte kërkesat e tyre për azil. Me kërkesën për azil që pritet të marrë rreth një muaj për t’u përpunuar, numri i azilkërkuesve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë deri në 36,000 në një vit.

“Ata (italianët) janë mirënjohës ndaj qeverisë, i janë mirënjohës popullit shqiptar për këtë përpjekje të rëndësishme miqësie që po bëjnë për të na dhënë një dorë”, tha Meloni në një konferencë shtypi. Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe ideja e dërgimit të azilkërkuesve jashtë bllokut është e diskutueshme. Marrëveshja u miratua nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen si një shembull i “të menduarit jashtë kutisë”, por është kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut të cilët paralajmërojnë se mbrojtja e refugjatëve mund të rrezikohet.

Meloni e ka quajtur planin si “jashtëzakonisht inovativ” si një komponent i domosdoshëm i goditjes së saj ndaj migracionit, duke synuar të pengojë refugjatët e mundshëm që të paguajnë kontrabandistët për të bërë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut. Ajo tha se marrëveshja ka tërhequr interesin e 15 nga 27 anëtarët e BE-së, të cilët po pyesin Komisionin Evropian nëse “unioni (mund) të ndjekë modelin italian të marrëveshjes me Shqipërinë”.

Elementi më i dobishëm i këtij projekti është se ai mund të përfaqësojë një mjet të jashtëzakonshëm parandalues për migrantët e paligjshëm të destinuar të arrijnë në Evropë”, tha ajo. Meloni, e shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Matteo Piantendosi, nisi vizitën e saj në vendin e Ballkanit Perëndimor në Gjadër, një ish-aeroport ushtarak 80 kilometra në veri të kryeqytetit, Tiranë, ku ka nisur puna për një nga dy qendrat e emigrantëve.

Më pas Meloni vizitoi portin e Shëngjinit, 20 kilometra në jugperëndim të Gjadrit, ku një qendër pritjeje me njësi banimi dhe zyra është vendosur në një zonë që mbulon 4000 metra katrorë dhe e rrethuar nga një oborr prej 5 metrash nga gardh i lartë metalik me tela me gjemba sipër.

Meloni konfirmoi një vonesë prej dy muajsh në hapjen e qendrave, duke thënë se kjo ishte për shkak të përforcimeve strukturore të paparashikuara që ishin të nevojshme në një nga kantieret. Ajo tha se më 1 gusht të dyja qendrat do të jenë funksionale dhe të gatshme për të pritur 1000 emigrantët e parë. Një lidhje e rregullt me traget me Italinë do të fillojë në mes të shtatorit.

Meloni dhe aleatët e saj të krahut të djathtë kanë kërkuar prej kohësh që vendet evropiane të ndajnë më shumë barrën e migracionit dhe e kanë konsideruar marrëveshjen me Shqipërinë si një zgjidhje novatore për një problem që ka shqetësuar BE-në prej vitesh. Meloni, e partisë së ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, ka mbrojtur gjithashtu të ashtuquajturin Planin e saj Mattei për të financuar projekte në vendet afrikane përgjatë rrugëve të emigrantëve në këmbim të kontrolleve më të mira.

Në fund të konferencës për shtyp Riccardo Magi, një parlamentar italian i partisë liberale +Europe, i cili ishte pjesë e grupit vizitues, u përpoq të bllokonte autokolonat e Ramës dhe Melonit, duke u përplasur fizikisht me truprojat dhe duke thënë se marrëveshja ishte një dështim që në fillim dhe po shfrytëzohej politikisht nga Meloni. Ajo u ndal dhe shkëmbeu fjalë me të.

Dy qendrat e përpunimit në Shqipëri do t’i kushtojnë Italisë 670 milionë euro gjatë 5 viteve. Kostoja e dërgimit të 36 000 emigrantëve në Itali është 136 milionë euro, pothuajse e njëjtë me shumën që do të shpenzohet në Shqipëri, sipas Melonit. Objektet do të menaxhohen plotësisht nga Italia, ndërkohë që ajo ndjek me shpejtësi kërkesat për azil të emigrantëve. Të dyja qendrat janë nën juridiksionin italian ndërsa rojet shqiptare do të ofrojnë siguri nga jashtë.

Italia do t’i mirëpresë emigrantët nëse atyre u jepet mbrojtje ndërkombëtare ose do të organizojë dëbimin e tyre nga Shqipëria nëse u refuzohet. Ata që janë kapur brenda ujërave territoriale të Italisë, ose nga anijet e shpëtimit të operuara nga organizata joqeveritare, do të ruajnë të drejtën e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe të BE-së për të aplikuar për azil në Itali dhe për t’i trajtuar kërkesat e tyre atje.

Të dhënat nga Ministria e Brendshme italiane tregojnë se numri i emigrantëve që mbërrijnë në Itali është shumë më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 21 574 persona kanë mbërritur në Itali me anije deri më tani këtë vit, krahasuar me 51 628 gjatë së njëjtës periudhë të 2023.

Rama, i Partisë Socialiste qeverisëse të krahut të majtë të Shqipërisë, ka thënë se marrëveshja është një shenjë mirënjohjeje në emër të shqiptarëve që gjetën strehim në Itali dhe “i shpëtuan ferrit dhe imagjinuan një jetë më të mirë” pas rënies së komunizmit në Shqipërinë e viteve 1990. “Italia ka ndihmuar mjaft dhe i shërbeu Shqipërisë shumë herë dhe nëse kemi mundësi t’i ndihmojmë Italisë… le ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha Rama.

Tirana ka refuzuar kërkesat e vendeve të tjera për marrëveshje të ngjashme me atë të Italisë, sipas Ramës. Opozita e qendrës së majtë të Italisë e ka quajtur marrëveshjen një ushtrim të shtrenjtë propagande përpara zgjedhjeve evropiane dhe një përpjekje të turpshme për ta kthyer Shqipërinë në “Guantanamo” të Italisë. Një grup prej 30 ligjvënësish konservatorë të opozitës shqiptare e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese në një përpjekje të pasuksesshme për të bllokuar marrëveshjen Itali–Shqipëri për shkelje të të drejtave të njeriut.

giorgia meloni riccardo magi

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!