Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I pyetur, nëse synon politikën jashtë vendit pasi të mbarojë mandatin e tretë, Rama tha se ka dhe një jetë përtej politikës.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të kërkojë një mandat të katërt si Kryeministër i Shqipërisë. Duke folur për podkastin 'Inside Albania' në Euronews, Rama ka theksuar se këto vendime nuk i merr paraprakisht, pasi asnjëherë nuk i dihet me jetën.
“Kurrë nuk kam menduar për mandatin e radhës, mendoj vetëm për atë që duhet të bëj në mandatin aktual. Nuk i marr këto vendime paraprakisht, sepse jeta më ka mësuar, herë me të keq e herë me zemërgjerësi, që është më mirë të kesh një vizion dhe destinacion, por të planifikosh dhe të punosh hap pas hapi. Nuk i dihet kurrë me këto gjëra që po ndodhin. Por edhe pa ndodhur diçka, sërish nuk i dihet,” i tha Rama gazetares Alice Taylor në podkastin “Inside Albania”.
I pyetur, nëse synon politikën jashtë vendit pasi të mbarojë mandatin e tretë, Rama tha se ka dhe një jetë përtej politikës.
“Fakti që komentet ndaj delegacionit rus në OKB u bënë virale ishte çështje fati. Tema ishte shumë e rëndësishme për të gjithë. Kurrë nuk do kishte dalë Shqipëria në të gjitha mediat botërore në një tjetër mënyrë. Ishte fantastike për vendin, për emrin e Shqipërisë. Kur nisa këtë rrugëtim, nuk i kisha të gjitha flokët, por kisha pak flokë të bardha. Tani siç mund ta shihni, është mision i pamundur të gjeni një fije të zezë në kokën apo fytyrën time. Çdo ditë që kalon, unë hyj në një borxh akoma më të madh me familjen time, fëmijët e mi, miqtë. Ka jetë edhe përtej politikës,” tha Rama.
I pyetur për planet e tij pas tërheqjes nga politika, Rama zbuloi disa detaje interesante.
“Dua të jem versioni i tretë i Edi Ramës. Dikur isha sportist dhe artist. Versioni i tretë do të jetë diçka krejt tjetër. I kam disa ide, por nuk do të jetë politika, asgjë e ngjashme me këtë. Mendoj se është koha. Uroj dhe shpresoj të kem kohë të bëj sërish diçka që do të përfshijë njerëzit, por tërësisht ndryshe nga ky profil,” tha Rama.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe luftën që po ndodh tani mes Izraelit dhe Palestinës. I ftuar në podkastin ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me situatën në Kosovë dhe Serbi. Në një intervistë në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë do të përfitojë Shqipëria nga samiti i Procesit të Ber...
Ditmir Bushati TIRANË- Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist, Ditmir Bushati u shpreh sot se pavarësisht arrestimit të disa zyrtarëve...
Ditmir Bushati TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se Shqipëria në vend që të japë kë...
OMONIA HIMARË- Organizata e minoritetit grek ‘Omonia’ ka denoncuar disa raste abuzimesh nw Himarw. Mwsohet se Omonia ka vendosur n&eu...
Samiti TIRANË- Të hënën (16 Tetor) do të mbahet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjes&...
Albana Vokshi TIRANË- Partia Demokratike, përmes deputetes Albana Vokshi akuzon qeverinë se po mashtron dhe po miraton ligjin që i dety...
ardit bido TIRANË-Studiuesi Ardit Bido është paditur nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri për shpifje. Lajmi ë...
Majlinda Bufi ROSKOVEC- Ju treguam para një jave se si kryetarja e bashkisë së Roskovecit, zonja Majlinda Bufi, ka bërë padi civil...