LIVE UPDATES
Politike

"Asnjë zë nuk nxori, sepse çdo ndërtuesi i merrte kate pallatesh"/ Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore

 Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se Rama nuk dha asnjë përgjigjie,  sepse çdo ndërtuesi për çdo pallat i merrte dy kate.

20 Dhjetor 2025, 19:21 Nga E.d
"Asnjë zë nuk nxori, sepse çdo ndërtuesi i merrte
Sali Berisha

KURBIN-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore. Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se Rama nuk dha asnjë përgjigjie,  sepse çdo ndërtuesi për çdo pallat i merrte dy kate. Lideri i opozitës tha se PD në 8 vite me 28 miliardë euro ka dyfishuar rroga, ka dyfishuar pensione dhe ka ndërtuar 13 mijë kilometra rrugë nga Hani i Hotit në Gjirokastër.

"Miq, thashë dhe njëherë, jemi më të fortë se kurrë, më të kthjellët se kurrë. Tani jemi në të drejtën tonë, në të në ligjin kombëtar dhe ligjin ndërkombëtar të ngrihemi me të gjithë guximin tonë për të përmbysur këtë regjim. Ne përmbysëm një diktaturë e cila ashtu siç ishte e dobët e me radhë, por të rinj zvarriste në Shkodër, kufoma të rinjsh zvarriste në Shkodër, në Korçë, në Gjirokastër, megjithatë nuk mbijetoi dot, por e përmbysëm. Ne këtë duhet ta përmbysim me një betim solem. Me një betim solem, do të përmbushim misionin tonë. Në diktatura fitojnë ata të cilët nga mëngjesi deri në darkë i thonë vetes, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Dhe ai mendon se mund të mbrojë Lubinë, se mund të bllokojë parlamentin. Absolutisht. Jo Lubia, por edhe ai vetë do të marrë çdo ndëshkim që meriton për atë që u ka bërë shqiptarëve. Mos harroni një gjë. Në vitin 2014, raporti i OSBE-së e akuzoi se ka 200 milionë euro të fshehura në bankat offshore. Nuk dha asnjë përgjigje, gëk mëk nuk bëri. Po, sepse çdo ndërtuesi për çdo pallat i merrte dy kate, ose i merrte një kat dhe ja kërkonte para dhe jo kate. Po. Imagjinoni pra, në qoftë se në vitin 2014 kishte, me këtë llogarinë e Ballukut 1000 apartamente, sa ka marrë, sa ka fituar ai nga viti 2014-25 si kryeministër. Imagjinoni ç'ka, ç'po bën në portin e Durrësit. Ç'po bën me portin e Durrësit. Po fiton miliarda. Vetëm toka publike e portit kushton rreth 3 miliardë euro. Ndaj miq, jam këtu për t'u thënë, çdo demokrati e demokrate, çdo shqiptari dhe shqiptareje, është koha e guximit tonë. Përmbysja e diktaturës do guxim, por ne guximi s'na mungon.

Edhe një herë, nga mëngjesi gjer në darkë, gjer sa ta qërojmë këtë regjim, ne do t'i përsërisim vetes, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Pas kësaj, çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij do votojë i lirë. Pas kësaj, pasuritë publike do të jenë pasuri të shqiptarëve. Pas kësaj, taksat do përdoren për shqiptarët. Ju lutem, ju lutem edhe një, edhe një moment. Në 12 vite, buxhetet, paratë pra që ka marrë nga ju, nga shqiptarët, taksa, buxheti janë 67 miliardë euro. Se ka dyfishuar taksat. Në tetë vite kemi marrë nga qytetarët shqiptarë 28 miliardë euro.

Në 8 vite me 28 miliardë euro kemi dyfishuar rroga, kemi dyfishuar pensione, kemi ndërtuar 13 mijë kilometra rrugë nga Hani i Hotit në Gjirokastër e me radhë, 1000 e ca shkolla, kopshte, çerdhe. Ku janë ndërtimet e 12 viteve, 67 miliardë eurove? Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. 90% e parave janë vjedhur thotë Banka Botërore. Ndaj dhe për ta mbyllur, ne e përmbysëm një diktaturë 35 vite më parë. Ne me çdo çmim, me çdo çmim do të çlirojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë. Dhe kjo është misioni, mision sa hyjnor, aq dhe tokësor, i çdo demokrati dhe demokrate, i çdo qytetari dhe qytetareje.
Faleminderit." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita kurbin

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë