LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve, me të nuk ka zgjedhje

Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se në 10 vite janë larguar 720 mijë të rinj shqiptarë.

20 Dhjetor 2025, 19:10 Nga E.d
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i
Sali Berisha

KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve dhe se me të nuk ka zgjedhje. Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se në 10 vite janë larguar 720 mijë të rinj shqiptarë. Berisha tha se Shqipëria ka sot atë lindshmëri, që kanë patur 100 vite më parë.

Lideri i opozitës tha se asnjë komb nuk e ka, asnjë udhëheqës, asnjë diktator dhe asnjë pushtues nuk ka bërë këtë shfarosje të shqiptarëve që ka bërë Edi Rama. Ai tha se Rama ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij. Për këtë ai tha se në një vit elektoral, ai arrestoi liderët e partive kryesore opozitare për të marrë mandatin. 

"Miq, ka mjaft njerëz që më thonë ndonjëherë po, mos të ndalemi kaq shumë në vjedhjet e tyre. Po ju them unë ju që ato janë shkatërrimi i këtij vendi. Sepse po të marrësh Edi Ramën ta nxjerrësh në gjyqin e historisë së shqiptarëve, nuk do të gjendet një diktator, nuk do të gjendet një pushtues, nuk do të gjendet një kryeministër, më armik i egër i qenies kombëtare të shqiptarëve se ky. Në 10 vite ka larguar vetëm në hapësirën e Bashkimit Evropian 1 milionë e 100 mijë shqiptarë. Në 10 vite ka larguar 720 mijë të rinj shqiptarë. Në 10 vite ka bërë që Shqipëria, shqiptarët, një nga kombet e reja të Evropës, të kenë sot atë lindshmëri që kanë patur 100 vite më parë. Ka bërë sot që nga viti 2018 e në vazhdim vdekjet dominojnë lartësisht mbi lindjet. Ka bërë sot që me këtë trend, ne në 50 vite këtu do të jemi fare të rrallë, fare të paktë. Faktikisht, ne jemi në udhëtimin e shuarjes tonë. Asnjë komb nuk e ka, asnjë udhëheqës, asnjë diktator, asnjë pushtues nuk ka bërë këtë shfarosje të shqiptarëve që ka bërë Edi Rama.

Po ta marrim pastaj në qëndrimin tjetër, cili është qëndrimi i tij ndaj Kosovës? Nuk kam ndërmend të ndalem të bëj këtu historinë, po dy gjëra do them. Një njeri që del në konferenca ndërkombëtare dhe u thotë udhëheqësve evropianë se unë merrem më mirë vesh, më kollaj merrem vesh me kryeministrin e Serbisë se me atë të Kosovës nuk merrem vesh. Domethënë, se ai kryeministri i Serbisë është burrë i mirë. Ai është njeri i arsyes. Kurse ai i Kosovës, imagjinoni ju kur s'merret vesh me mua, si mund të merret vesh me Beogradin? Ndaj edhe një publicist i madh gjerman i tha, ti je, Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit. U ndala në këto elementë për të thënë kohën ku jemi. Ju thashë se na ka gjetur të gatshëm. Po. Pse të gatshëm? Në një projekt që ishte Shqipëria pa opozitë, apo Shqipëria me false opozitë, opozitë të kontrolluar, ai projekt u gropos njëherë e përgjithmonë falë guximit, kurajos, trimërisë tuaj, njerëz të idealeve, njerëz atdhetarësh, njerëz të sovranitetit të vendit tuaj.

Opozita është shtyllë e sovranitetit dhe një vend që humbet opozitën, nuk ka sovranitet të brendshëm. Ndaj dhe ju pavarësisht, s'po rri me bë histori tani, pavarësisht të gjitha presioneve primitive, akteve nga më të shëmtuarat, kombëtare, ndërkombëtare që u bënë ndaj Partisë Demokratike, ju qëndruat si viganë, nuk u mposhtet dhe sot Partia Demokratike është një forcë opozitare më e fortë se kurrë. Së dyti, në të gjithë takimet e mia para jush dhe para shqiptarëve, kam deklaruar dy gjëra. E para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje. E kam thënë me bindjen më të madhe se ai është armik i votës së lirë. Ai është armik, ai nuk pranon kundërshtarin. Njëlloj si jati që urdhëronte varjen në litar. I ati i tij, në pamje të parë një xhentëlmen, intelektual, por që firmoste varjen në litar të një poeti, në një kohë kur muri i Berlinit ishte në prag të rënies. Daja i tij, me datën 11 dhjetor 1990, kërkonte të çoheshin tanket tek studentët.

Ndaj dhe ky pluralizmin nuk e donte, donte ta zhdukte. Dhe ai që nuk do pluralizmin, nuk pranon votën e lirë kurrë.
Ju fituar në Kurbin, nder për ju, por ju se në Shqipëri, Edi Rama grabiti zgjedhjet. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, imagjinojeni pak, ç'do të thotë të japësh 2 miliardë euro falje gjobash dhe kamatash. 2 miliardë euro. Unë nuk e dija në atë kohë, thashë 200 milionë. Tani dalin llogaritë, dalin regjistrat, janë 2 miliardë. Për 200 mijë familje që kanë patur biznese nga të cilat 84.000 aktive. Shndërroi rrogëtarët e shtetit, shërbëtorët tuaj, në armiq të votës së lirë, në xhandarë të votës së lirë, në policë të votës së lirë. Organizoi në muajin elektoral me paratë tuaja, në kundërshtim me ligjin, 4530 aktivitete për të ndikuar tek zgjedhësit shqiptarë, nga të cilat dhe Giro d'Italia.

7 milionë euro ditën e votimit. 28 deputetë i ka të futur nga bandat, nga kartelet e drogës, Troplinët, Çelajt, e të tjerë. Dhjetra mijëra punësime të përkohshme, leje ndërtimi, certifikata pronësie gjatë zgjedhjeve. Jo zgjedhjet s'i fitoi kurrë ai. Zgjedhjet i fitonte absolutisht asnjë forcë tjetër përveç Partisë Demokratike në qoftë se ai nuk do sillej në këtë mënyrë. Natyrisht. Por krahas paralajmërimit se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, unë i isha betuar para jush se do mbrojë votën tuaj. Dhe votën tuaj e mbrojtëm ne. Votën tuaj e mbrojtëm, siç e mbrojtëm në vitin 2001. Ne kishim në vitin 2001, në kushte i keni vetë parasysh, por ne dolëm të damkosim, të dënojmë vjedhjen e votës. Të njëjtën gjë arritëm në 2025-ën. Prandaj thashë, na ka gjetur të gatshëm. Na ka gjetur më të gatshëm se kurrë për t'i dhënë atë që meriton. Ka dhunuar votën tonë, ka dhunuar votën e shqiptarëve, ka dhunuar thelbin e lirisë, ka dhunuar të ardhmen tonë. Poshtë Edi Rama!

Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij. Në vitin elektoral arrestoi liderët e partive kryesore opozitare për të marrë mandatin. Të gjitha këto mendoj se do i kapërcente duke bërë lobingje me Mogherina-t, me Charles Goligal, me McGonigal-ët. Të gjitha këto mendoj se do i kalonte duke përdorur paratë tuaja për të mashtruar botën, por jo nuk arriti. Ata që vëzhguan zgjedhjet, ata ishin njerëz me karakter, njerëz besnikë të parimeve të tyre. Ju bëri presionin më të turpshëm, më banditesk, por në raporte, por në raport ja numëruan të gjitha." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita kurbin

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë