LIVE UPDATES
Politike

Asnjë njoftim për vendet fqinje, pse SHBA vendosi të paralajmëroj vetëm Shqipërinë për sulme nga Irani

Në një kërkim që 'Dosja.al' ka bërë në të gjitha ambasadat amerikane në rajon, nuk ka asnjë lajmërim të tillë. Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme që Dosja.al, ka kapur në të gjitha faqet zyrtare të ambasadës amerikane në çdo vend të rajonit, nuk ka asnjë postim në lidhje me luftën mes Iranit dhe Izraelit dhe aq më tepër për rrezik sulmesh nga Irani. 

2 Prill 2026, 13:35 Nga Izmir Akulli
Asnjë njoftim për vendet fqinje, pse SHBA vendosi të
Ambasada

TIRANË- Pse gënjeu qeveria shqiptare kur cilësoi si një paralajmërim rutinë alarmin e dhënë nga Ambasada Amerikane për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri?

Ambasada amerikane në Tiranë ka ngritur alarmin ditën e djeshme për Shqipërinë se mund të goditet nga sulmet iraniane. Paralajmërimi ka ardhur në një kohë që lufta mes Izraelit dhe Iranit është vazhdimisht e tensionuar me sulme që ndodhin në të dyja shtetet.

Në alarmin e saj Ambasada thekson se Irani mund të shënjestrojë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë por dhe shqiptare se Irani mund të godasë vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante në Shqipëri. 

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lajmërimi i Ambasadës ka ngritur alarmin në vend, ku lajmi ishte ne faqet e para të të gjitha mediave në vend, por asnjë reagim nuk ka ardhur nga institucionet shtetërore. Vetë institucioni i kreut të shtetit (Presidencës), që duhet të kishte reagimin e parë të kësaj paralajmërimi, ka qëndruar në heshtje absolute. Ndërkohë që veprimi i parë që duhej bërë në raste të tilla sipas ligjit është mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, por kjo mbledhje nuk ka ndodhur deri më tani. 

Pas interesimit të mediave, ka qenë Agjensia për Media dhe Informim në varësi të kryeministrit, e cila e quajti paralajmërimin e Ambasadës Amerikane si një lajmërim rutinë që ndodh në të gjitha vendet. Qeveria ka shkuar më tej duke e cilësuar alarmin e ambasadës së SHBA si hamendësim, pasi sipas informacionet e tyre nuk korrespondojnë me situatën aktuale në vend.

”Ambasada e SHBA jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja, por agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane. Kështu që ne i ftojmë qytetarët amerikanë të mos humbasin asnjë nga mundësitë e mrekullueshme që ofron Shqipëria, me vendet e saj të panumërta turistike, mikpritjen e saj të pakonkurueshme dhe ushqimin e saj të paqortueshëm,” thuhet në reagim. 

Por a është kjo një lajmërim rutinë nga SHBA?

Në një kërkim që 'Dosja.al' ka bërë në të gjitha ambasadat amerikane në rajon, nuk ka asnjë lajmërim të tillë. Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme që Dosja.al, ka kapur në të gjitha faqet zyrtare të ambasadës amerikane në çdo vend të rajonit, nuk ka asnjë postim në lidhje me luftën mes Iranit dhe Izraelit dhe aq më tepër për rrezik sulmesh nga Irani. 

Asnjë njoftim për vendet fqinje, pse SHBA vendosi të
Kosove

Në të gjitha vendet e rajonit si Mali i Zi, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Rumania apo dhe Bullgaria, postimet e dy ditëve të fundit janë në rastin e Kosovës urim për rezultatet e Kombëtarës së Kosovës në futboll. Ndërkohë që në vendet e tjera janë në lidhje me misionin e NASA-s që ka ndërmarrë për në Hënë pas dekadash mungese. 

Asnjë njoftim për vendet fqinje, pse SHBA vendosi të
Mali i Zi

Po vendet e BE?

Dosja.al, ka shkuar më tej duke kontrolluar dhe ambasadat amerikane në vendet e Bashkimit Evropian. Por rezultati mbetet i njëjtë me vendet e rajonit të Ballkanit. Asnjë lajmërim nga ana e SHBA-së për luftë në Greqi, Itali, Francë, Holandë apo Gjermani.

Asnjë njoftim për vendet fqinje, pse SHBA vendosi të
Greqi

Edhe në këto vende, postimet e ambasadës në 2 ditët e fundit nuk kanë asnjë lidhje me luftën që po ndodh në Lindjen e Mesme. Të gjitha postimet janë për ngjarje që kanë ndodhur në këto vende apo në lidhje me misionin e NASA-s në Hënë. 

Asnjë njoftim për vendet fqinje, pse SHBA vendosi të
Itali

Po në Shqipëri përse?

Shqipëria prej vitesh ka qenë nën lupën iraniane, për shkak se pranoi që të strehoi opozitën iraniane në Manëz. Që nga ky moment, në Shqipëri kanë ndodhur sulme kibernetike të vazhdueshme apo dhe kërcënime të tjera. Në vitin 2022, shteti shqiptar u gjunjëzua nga sulmet kibernetike iraniane, duke pezulluar çdo shërbim dhe duke nxjerr në pah çdo të dhënë të shqiptarëve.

Sulmet iraniane nuk kanë përfunduar dhe në momentin kur Shqipëria largoi ambasadën e Iranit nga Tirana, duke prishur kështu çdo marrëdhënie mes dy vendeve. Vetëm pak ditë më parë, sulmet iraniane kanë vijuar, ku i fundit ishte pak ditë më parë ku u prekën institucionet e drejtësisë si dhe Posta Shqiptare.

Po ashtu vetëm pak javë më parë, Shqipëria ishte i vetmi vend që miratoi një rezolutë me votat e maxhorancës, ku e konsideroi Iranin si një shtet që sponsorizon terrorizmin. Dokumenti dënonte aktivitetet e Republikës Islamike të Iranit si mbështetëse të terrorizmit, operacioneve hibride dhe veprimtarive destabilizuese në nivel global. Rezoluta përfshinte dënimin e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, përfshirë sulmin e vitit 2022 dhe përpjekjet e fundit për ndërhyrje në sistemet e Kuvendit.

Çfarë ndodhi sot në Kuvend?

 Opozita ka ngritur në Kuvend shqetësimin për lajmërimin e ambasadës, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Sigurimin Kombëtar. Ka qenë deputeti i PD, Tritan Shehu deklaroi se qeveria e ka nënvlerësuar këtë alarm, ndërkohë që kërkoi kryeministrin Rama në Kuvend për të dhënë sqarime në lidhje me këtë paralajmërim. 

“Rama duhet sot të referojë para Kuvendit, të dëgjojë pyetjet e deputetëve, shqetësimet e tyre mbi këtë çështje. Nuk ka një reagim adekuat të Presidencës dhe qeverisë për mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare. E konsideroj serioze paralajmërimin e djeshëm të ambasadës amerikane,“ tha Shehu.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi praninë urgjente të kryeministrit në Kuvend për të dhënë shpjegime. Bardhi kritikoi qëndrimin e qeverisë ndaj njoftimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar reagimin si të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për besimin mes partnerëve strategjikë.

“Çështja e sigurisë kombëtare nuk është çështje kafenesh, sepse thatë duhet t’i bëjmë jo në publik jo në seancë plenare. A Twitter-i nuk janë janë çështje të qeverisë. Për të mos ngjallur shqetësim te shqiptarët them se ne si deputetë nuk kishim asnjë informacion mbi deklaratën e Ambasadës. Një qeveri që për vite të tëra nuk pa 98% të territoreve të lira të mbjella me kanabis nuk mund të jetë e besueshme. Ta quash deklaratën e Ambasadës si hamendësim na bën qesharakë dhe tregon që nuk kemi bashkëpunim me partnerin tonë strategjik dhe se anëtarët e NATO nuk kanë besim mes njëri-tjetrit. Reaimi i ardhur dje nga Kryeministria është që shqiptarët nuk duhet t’i besojmë SHBA, është tentativë për të diskretituar Shtetet e Bashkuara, ndaj në mbështetje të Rregullores kërkojmë që Rama të jetë këtu e të na përgjigjet,“ tha Bardhi.

Por socialistët tentuan që ta minimizojnë këtë deklaratë të Ambasadës Amerikane, duke e quajtur këtë një reagim rutinë. Në përgjigje ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha deklaroi se situata në Shqipëri është e sigurt dhe nuk ka vend për panik, pasi deklarata të tilla janë të zakonshme nga Ambasadat Amerikane në çdo shtet. 

”Jemi në kontakt me ata në Uashington, me partnerët në NATO. Vlerësimi që kemi sot është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar. Ka pasur një komunikim nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit. Duhet t’i bazohemi asaj. Ministritë e tjera do informojnë në kanalet e duhura, duke qenë në kontakt me qeverinë dhe Kryeministrin”, tha Hoxha.

Por më i rëndë se ky ishte reagimi i Kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili urdhëroi kreun e Kuvendit që deputetët tu hiqet fjala nëse flasin për këtë reagim të Ambasadës Amerikane.

”Mbështes ndërhyrjen e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe më vjen keq që për hesape të debatit politik dhe të shterpësisë të ideve politike, përdoret një njoftim rutinë si në të gjitha ambasadat e SHBA-së, përfshirë Departamentin e Shtetit i cili në mënyrë të përditshme, në komunikimet e përditshme, prej fillimit të marsit njofton qytetarët e vet në të gjithë botën se mund të jenë target i sulemeve të regjimit iranian. Sot duhet të themi që  “Po Shqipëria është aleat i SHBA-së”, presidenti Trump sot ka qartësuar hapat në të cilat SHBA do të ecë, përshëndesim Trump për ndërhyrjen historike sa i përket asgjësimit të regjimit të iranit. SHBA e kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë kur ne në mënyrë të vazhdueshme kemi qenë shënjestër e sulmeve të regjimit iranian. Lëreni teatrin dhe bëni atë që duhet të bëjë çdo politikan i përgjegjshëm. Shqipëria nuk ka sot asnjë informacion zyrtar për të qenë target i këtyre sulmeve,” tha Balla.

Pas urdhërit të Ballës, Peleshi i ka hequr fjalën tre deputetëve të Opozitës, që tentuan të flisnin për këtë njoftim dhe për lëvizjet që shteti ka bërë në lidhje me këtë paralajmërim./Dosja.al

izmir akulli shba ambasada amerikane lufta iran-izrael


Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht